5.Pergjigje numer pese!

68 9 20
                                    

__staarlight_duke qene  se sapo e ka perfunduar historine "Marrveshja",do i japim vemendjen nje tjeter historie te saj meqe e kam nisur ta lexoje edhe me pare.

 Historia eshte Dear Mikaela.Eshte nje histori e shkurter e ketij viti,jo me larg se veren e kaluar.Nje gje qe ve re nga autorja eshte qe ose e ka me shume pasion shkrimin dhe shkruan cdo dite duke postuar shpesh ose e ka te perfunduar historine dhe preferon ta postoj menjehere.Eshte dicka e mire per wattpadistet e paduruar per update dhe nuk merziten duke pritur per ta lexuar.

  Mikaela si emer djali eshte pak i cuditshem,por fakti qe ka te beje me luften,nuk do ishte i pershtatshem ndonje emer Leo apo Kristi.Historia nga ana tjeter ka te beje me letrat qe Anne i dergon Mikas nderkohe qe ky i fundit eshte ne koma.

 Shpreh ndjenjat e Annes ne mungesen e Mikes dhe e ke pershkruar fare mire faktin qe ajo ndihet me e qete nese gjithcka ja shpreh ne leter.Gjithashtu pershkruan me detaje personazhe te rendesishem ose jo,por detaje qe i bejne letrat e Anes te jene si nje ditar personal.

 Mika kthehu praa! Edhe une po te pres me Anen se nuk shtrohet njeriu 10 vjet ne koma.Cdo pjese eshte e titulluar me nga nje fjali,qe mendoj se eshte disi e tepert.Me mire do ishte te shkruaje ndonje fjale ose thjesht ti emertoje pjeset me numra.Kjo per shkak se historia eshte vete e shkurter dhe fjalite e gjata ne titujt e pjeseve duket sikur e tregojne te gjithen ate c'ka shkruhet ne letren e radhes dhe nuk i le lexuesit kuriozitet.

 Thirrjet e pafundme te Anes per Miken jane prezente ne cdo pjese.Po pres ende idene qe ke dashur te percjellesh,pertej gjithe dashurise se madhe qe nuk i ndan as vdekja,mes Anes dhe Mikes.Nderkohe qe vuan per mungesen e Mikes,Annie po shkaterrohet vete.Nuk e di por kjo eshte ndjenja me e keqe ndonjehere dhe nuk e di si ke pasur zemer ta shkruash.

 U bene 25 dite o MIKOOO! Zgjohu pra se mbaroi karantina.O zot! Annie ka frike se mos vdes pa e pare Miken shendoshe e mire,nderkohe qe vete nuk eshte aspak.Kjo dashuria e tyre po me 'helmon'.Te sakrifikosh per dashurine eshte heroizem,po keta te dy qenkan vertet guximtar.

 E dashur autore,nuk mendoj qe je kaq e keqe sa gjithe vuajtjen e personazhit kryesor ta perfundosh me nje vdekje? Apo je kaq e keqe? PERSEEEE? Dhe shpesh me akuzojne perse i bej fundet e trishtuara.Pa lexoni pak historine e ANNIES.Dua te them qe ishte nje goditje e papritur vdekja e saj nderkohe qe priste sherimin e Mikes.Ishte kaq e dhimbshme.Nuk ta kisha borxh nje histori te tilleeee.

 E shkurter,e bukur,e thjeshte si histori,me shume ndjenje dhe e dhimbshme.Ketu ne wattpad shprehen vuajtjet e sakrificat per dashurine me pjese te gjata e te stergjata,por menyra se si ti ke zgjedhur ti transmetosh keto ndjenja eshte vertete e vecante.Shume suksese!! Do te lexoj edhe 'Marveshja' por pak me vone per ti lene mundesi edhe autoreve te tjere... <3

Nje vrejtje e vogel,te duhet nje cover me i mire per nje histori kaq te dhimbshme.Hihi! *Do e thoja nje kritike praa*

Më thuaj Një KritikëWo Geschichten leben. Entdecke jetzt