3.Pergjigje numer tre!

91 9 18
                                    

2.Qe kur eshte bere pjese e wattpadit, Gisela_P ka lexuar : 1) Erotomania29ng05 2)Pasqyre mbi liqenblueskiessuck 3) Dritat blu te prapaskenes lucentte . Duke qene se jane histori te shkurtra,kete pjese do analizoj keto 3 libra.

1.Erotomania

 Historia i perket vitit 2016.Shume edhe me e 'hershme' se historite qe kam lexuar deri me tani.I referohem faktit se ne ate periudhe kisha vetem nje vit qe isha bere pjese dhe deshira me e madhe ishte per te shkruar e per te treguar aftesite ne trajtimin e historive.E per kete motiv jane ketu e 7 vite.Gjithsesi,vazhdojme.

 Libri flet per nje ceshtje disi delikate,nje semundje.Ashtu sikurse edhe vete autorja e thekson ne pershkrim,eshte nje liber i rende per tu lexuar.Kjo pasi semundja duket aq e frikshme dhe e rrezikshme sa edhe ne te shkruar mund te kesh veshtiresi.Megjithate,autorja ja ka arritur.

 Duke theksuar faktin se ne ate vit shumica e historive ishin FanFiction,te shkruarit per nje teme te tille ishte nje sfide me vete si per autorin ashtu edhe per lexuesin.Personalisht,nese do e kisha lexuar ne 2016 s'do me kishte pelqyer.Eshte nje zhaner i rende,ndoshta e per moshen qe kisha ne ate periudhe do 'trembesha' disi.

 Tani qe e lexoj,me pelqen.Eshte e shkurter,e trajtuar qarte dhe me nje fund te mire.Kur them te mire e kam fjalen se pavarsisht vuajtjeve qe semundja te sjell,mesazhi qe percillet eshte se njeriu mund te ringrihet e jo te heq dore nga jeta e tij.Thene kjo,nuk do te ishte i pershtatshem nje fund me vetvrasje apo me te njejten perjetime qe sheh ne enderr Megi qe nga pjesa e pare.

 Personazhet jane te kendshem,ndonese ne histori te tilla,ku thelbi qendron tek perjetimet dhe jo tek njerezit,nuk kane edhe aq shume rendesi.Mendoj se mund ta konsideroj nje liber te mire.I guximshem per kohen qe eshte publikuar.Nuk me mbetet gje tjeter vecse,Suksese!!

2.Pasqyre mbi liqen

 Libri i perket vitit 2020.Mesa kuptoj,wattpadi ne karantine paska patur goxha material e une nuk paskam lexuar asgje.(ndjese) Pershkrimi i historise ne hyrje eshte i pasur me figura letrare,gje qe e ben edhe me kurioz lexuesin per te zbuluar se per cfare flet libri me tej.Coveri i thjeshte dhe i kendshem.

 Historia nis me Emen dhe Brendonin me ate autobiografine qe shkruan Ema.Se di perse e quan 'Bri',ka gjithe ate emer djali.Me pelqen iniciativa per te shkruar nje autobiografi deri tek fakti qe vellane e babain i quan 'derra'.Vajze,c'eshte kjo edukate? Megjithate,bravo te qofte se une personalisht e kam nisur 100 here dhe se kam bitisur asnjehere nje autobiografi.

 Babai dhe vellai i Emes qenkan kaluar derrave.Por mos u shqeteso Brendon eshte ne dispozicion per sherimin e plageve.Ema me duket nje personazh qe ka frike nga lumturia.Fundja,te gjithe ne kemi.Kur na ecin gjerat vaj,trembemi se mund te prishen nga casti ne cast.Nuk i ve faj,por serisht do bente mire ta shijonte kete dashurine me Brendonin.

  Me pelqen qe ne cdo fillim pjese jane fjalite me te zeza,qe tingellojne si vargje kengesh a poezish duke i dhene atmosfere pjeses qe vijon.Vijojme me personazhin e Nores qe ishte nje goditje ne pozicion jashte loje.Ema,a nuk te kane thene prinderit qe nuk duhet ti ndash gjerat e tua me te tjeret? Dua te them,Brendonin mbaje per vete.Nga ana tjeter,djali i zhveshur ne liqen dinka me shume sec duhet.Ema boll i the njerzve qe Brendonin e ke shok se s'ka lezet.

  Tradhetia e Nores ishte nga ata golat qe i anullon VAR-i per ti treguar Brendonit qe Ema eshte e duhura.Historia me Aronin ishte disi prekese,por nuk e mohon faktin se Ema dhe Bri jane vetem per njeri-tjetrin.Pjeset retrospektive me te pjerreta,mendoj se tregojne shume per perjetimet e Emes dhe ne njefare menyre japin qarte pjese te autobiografise se saj. 

  Afrimiteti me djalin e liqenit duket nje miqesi e mire mes te dyve.Edhe ndonjehere keto miqesite mund te behen pse jo edhe me benefite per te sheruar nje shpirt,kur thote Ema.Dhe fundi eshte befasues.Dua te them,historia ishte kaq e bukur ne imagjinate.Por Ema e paska teper te shfrenuar imagjinaten.Tek fakti se s'ke c'ti shtosh me historise,e drejte ne fakt,pasi duke qene se jane thjesht mendime,jane te mjaftueshme.

Historia ishte e bukur,befasuese.E shkruar mire,me pershkrimet,mendimet,personazhet e gjithcka tjeter e strukturuar.Ke bere nje pune goxha te mire per kohen qe eshte publikuar,pasi ne karantine ndonese s'kishim c'benim ne shtepi,frymezimi s'na vinte.Te pakten keshtu ka ndodhur me mua...Shume suksese ne historite e tjera!!

3.Dritat blu te prapaskenes 

Historia i perket vitit 2021 dhe eshte kaq wow.Dua te them ne titull mund te imagjinosh dicka krejt tjeter nga ajo c'ka trajtohet.Kjo duket qe ne pershkrimin e historise,ku autorja edhe na paralajmeron nga skena qe as nuk do i kisha imagjinuar per kete titull.

Pjesa e pare trajton nje vrasje ku personazhi kryesor dhe Marku e gjejne ne koridoret e shkolles.E vdekura ishte motra e Loisit qe normalisht shkaterrohet nga dhimbja.Kaq.

Personazhet jane tipik badboys-a,ku duket fare qarte ne komunikimin qe kane me gocat e shkolles.Fakti qe e trajton veten si donzhuan dhe nga maturantet do merrej me mishin e fresket,le shume per te deshiruar.Funda si mund te ishe ndryshe ti pervecse mashkull.Patetik!

 Me ben te qesh me te madhe taktika per te zene Lisin nga ana e Mersit duke u regjistruar ne klubin e drames.Ti po qe qenke nje 'romantik' i deshperuar le te themi.Prit pak,Lisi? Oh jo! Si do e perballoj fillimin,kur di fundin? Perse autoreee?

 Ti manipulosh vajzat me nje tas akullore,vlen per tu admiruar,djalo.As qenushen e komshies sime nuk kap dot me akullore.'DEGJO LALIN' eshte nje redflag i hapur dhe me duhet ta pranoj qe me irritoi lekuren.IUU! Syte blu edhe naten jane ngaqe dritat e prapaskenes jane blu.Apo jo?Haha!

  Vazhdohet me festat tipike,ngacmimet e adoleshenteve mes tyre.Ne dukje jane klishe,por lexuesit nuk e di perse po,perfshire mua,nuk lodhen asnjehere ti lexojne.Urimi per ditelindjen e djalit ishte i kendshem dhe i vecante.Kacube eshte nder komplimentet me te lezetshme ever.Fundja 'shpirt' , 'dashuri' jane kthyer tashme ne klishe.

 Loisi dhe LISI po ma turfullojne aq shume mendjen sa s'po kuptoj a e kam emrin Daniel apo Daniela.Zonja autore,ti qofsh qe si ngaterron! Her first kiss awwww!! Por prap dashuria e tyre eshte kaq e bukur me shamate e embelsi...Nooo Ema! Se di perse e shkaterrova veten duke e lexuar,kur e pashe qe ne fillim vdekjen me sy.

 Fundi ishte shume i bukur.Perpos pjeses qe ishte spoiler qe nga pjesa e pare,paragrafi i fundit i shpjegon te gjitha.Tregon se sa te pafajshem jemi kur jemi ne moshen me te bukur te jetes.E se sa e dhimbshme eshte kur keto momente kaq te bukura,para e prapaskenes se jetes,mbeten nje kujtim.

Me duhet ta pranoj,qe lexova nje tjeter histori qe te ben te mendosh shume gjera.Nje histori qe percjell mesazhe,momente e gjera qe ndonese mund te mos i kemi perjetuar,kemi degjuar,kemi pare,jane copeza te realitetit.Gjithashtu,me duhet te pranoj se ja vlejti barra qerane qe nuk e cova dem kete pasdite duke lexuar kete perle nga lucentte.Une te them vetem te lumshin duart.Nuk eshte asnjehere e lehte te shkruar histori te shkurtra,por ti ja ke dal me se miri.


-SE DI SE C'DO JU NDRYSHOJ ME JETEN VLERESIMI IM,POR DIJENI SE E BEJ ME DESHIREN ME TE MADHE.EDHE UNE PASUROHEM ME HISTORITE TUAJA KAQ TE BUKURA E TE VECANTA SECILA NE LLOJIN E TYRE EDHE PER JU ESHTE DICKA E MIRE MENDOJ KUR DIKUSH TE VLERESON PUNEN E BERE NE CDO HISTORI.

Historia e radhes - My Other Self child_of_poseidon_03 ❤️❤️

Më thuaj Një KritikëWhere stories live. Discover now