2.Sygjerime numer dy.

65 8 27
                                    

Historia e radhes eshte ne saj te shume sygjerimeve qe me kane ardhur per ta lexuar.Ajo titullohet "Dashuri ne kohe lufte" e shkruar nga IlilehXAraS .

Me duhet ta pranoj qe 80% e historive qe po 'kritikoj se fundmi jane mister,drame,me vrasje,keshtu qe me duhet pak romance.Te lutem zonja autore mos me zhgenje!

Titulli nuk te premton ndonje dashuri te lehte,por do mundohemi te na e perballoje zemra.Coveri eshte yll.Se di perse me jep vibe-n e serialit turk "Kurt Seyit dhe Sura",si te vetmin qe kam pare me lufte.Jam shume old e di.Nejse!

Libri ne fjale eshte shkruar para 3 viteve dhe duhet theksuar qe autorja nuk eshte e re ne wattpad.Mbeshtetja dhe besimi i lexuesve tek shkrimet e autores duke qarte nga leximet dhe komentet e bukura.Sigurisht nuk do i kursej edhe une,por te shohim.Hehe!

Pjesa e pare e historise ka te beje me vajzen qe eshte 22 vjece dhe do te behet shkrimtare.Te behesh,pse mos te behesh? Fundja,je ne nje moshe qe nuk te pyesin 'cdo behet kur te rritesh' por endrrat per njerezit jane.Dilema me e madhe e personazhit kryesor eshte fakti se nuk di c'te shkruaj.Te me degjosh mua shkruan permbledhjen e nje ndeshjeje futbolli dhe bie rehat,meqe familja s'paska asgje interesante per te shkruar.Viktoria sic ke emrin do ja dalesh po he.

Gjyshja per kohen qe ka jetuar,emrin Luna e ka pasur te vecante.S'besoj se ne kohe lufte quhej ndonje Luna.Katerina edhe ndoshta.Danilla me pelqen.Eshte tipik rus.

Pjesa ku Luna merzitej se i vellai do te ikte nga shtepia kur te rritej ma beri mishin kokerr.U perlota vertet.Gjeja me e shtrenjte eshte ai versioni yt mashkull qe e ke ne krahe qe kur ka lindur.Vertet me perlote zonja autore!Sta pata borxh kete te qare tani :(

Karakteri flakerues i Lunes me shkrin se qeshuri.E ka ves si une qe e shpreh dashurine me inat e me dhune duke bere tekanjozen.Me pelqen personazhi i gjyshes.Awww Tatjana !! Kam pershtypjen Danillo qe te tradheton me Oneginin.Pjesa ku Luna ka turp te shoh Tatjanen qe puth Daniellen eshte epike.Me siguri ka vene duart perpara dhe sheh sic benim te vegjel "Ja nuk po shoh asgje" Haha!

Edhe une mendoj qe Dimitri eshte dashuria e pare.Vajza e vogel qe nevrikosej kur i terhiqja bishtalecat.Nje dashuri feminore o zooot!! Danilla mbaj Tatjanen te lutem e mos mi ndaj zogjte!Gjithcka eshte e lejuar ne dashuri dhe lufte.Ja pra tek nisim!

Une jam e mendimit se Luna ka vertet frike se mos harrohet.E ne kete rast mbesa e saj po shkruan ne njefare menyre autobiografine e saj qe keshtu te gjithe ta kujtojne guximtaren Luna! Me pelqen qe ke perdorur raportin gjyshe-mbese,qe eshte ndonjehere edhe me i forte se nene e bije.Vertet me kenaq fakti qe gjyshja gjen besim tek mbesa e saj dhe kjo e fundit gjen paqe e kuriozitet ne perjetimet e gjyshes se saj.

Pas luftes,Danilla do martohet me Tatjanen.Sa bukuuur!! Mezi pres.E adhuroj raportin vella-moter,prind-femije,gjyshe-mbese.Ky liber ne thelb trajton vlerat e familjes,dashurite feminore te motres me vellane,dashurine per atdheun,dashurine e vertet qe kalon cdo lufte.Nuk e di,por jam e impresionuar deri ne 10 pjeset e para,nuk e di realisht deri ne fund do me duhet te te duartrokas,aq po me pelqen.

Danilla dhe Dimitri ne lufte bashke.Kjo po qe eshte ironi e fatit.Keto letrat e dashurise ma bejne mishin kokerr.Jane kaq romantikeeeee.Tatjana perse moooj?? Ben vaki edhe vdes Daniella,zonja autore,por nuk ta bej hallall :( ! Vilhelmi s'me pelqen se di edhe pse do e lente te gjalle Lunen.Une jam me Dimitrin me mire.Nese i ploteson kushtet e Lunes,atehere po.

Personazhi i Lunes vazhdon te me surprizoje.Me duket sikur ka deshire ta fitoje luften pa luftuar si ushtare.Perkundrazi eshte me e zonja dhe e zgjuar se qindra ushtare.Me fal po c'eshte kjo revolte ne mes te librit qe te ka ardh ne maje te hundes dhe na e thua vdekjen e Danilles si te thuash 'Gezuar pavarsine' ? Autore,ku jane ndjenjat njerezore? Si na e bene zemren shkrumb?

Vilhelmi ashtu sikurse ti autore,e ka kaq te thjeshte t'ia nxe goja qe Danilla ka vdekur.Prandaj e urrej edhe une.Eshte tipik mashkull qe te kujton cdo gje qe ka bere per ty.Me fal po kush ti kerkoj? Dhe po do shkoj te Dimitri i saj se ate do.Ke inat? Luna ka nje detyre shume te veshtire ne jete.Te mendoj per 3 djem njekohesisht.I mean,huh! Kukulla ruse nuk eshte epiteti me i bukur i mundshem po keshtu njerezish jeni ju fundja..

Te urrej qe nuk mundem te te urrej! Dhe puthja ne nerva e siper jane zyrtarisht pjesa ime e preferuar.Vilhelm ty te rrofte lufta e pushkatimet se re ne toke me nje puthje.Ama vetem sot? Luna te luteeem! Keta jane kaq te bukur bashke ne kete dashuri-urrejtje,por i vellai prap s'do e pranoje.Fundja as Dimitrin se deshi.Do e le vajzen ne dere ky vellai Lunes.

Megjithate,e motra e Danilles po vazhdon programin me armikun.Hehe! Po Dimitrin ku e le? A nuk ju zihet bese rinise sot jo!

Historia vazhdon me aventurat mes ciftit te padeshiruar nga periudha dhe familjaret.Une mendoj qe pavarsisht se vellai se do,Luna do e marr Vilhelmin.Ose do vdesin te dy.

Vdekjen e cdokujt tjeter e prisja,por te Danielles,zonja autore,nuk ta kisha per borxh.Perseee dmth? Nese ne ate moment vdiq Luna bashke me te vellane,nje pjese e imja vdiq po ashtu.

Edhe une,sikurse mbesa,do te doja te kisha te pakten njehere ne jete privilegjin te tregoja nje autobiografi te tille.Megjithate mendoj se nuk do perballesha me ndonje personazh kaq te vecante sa Luna dhe i vellai.

Per ta permbledhur,libri ishte 10/10.Libri me i bukur qe kam lexuar derime tani.Ishte thjesht i paharrueshem dhe me beri te perfshihesha plotesisht ne cdo detaj e tregim.

Danilla eshte personazhi me i padiskutueshem qe jam perballur.Do e mbaj mend gjithmone si heroi i luftes qe nuk vdiq kurre,por jetoi pergjithmone ne zemren time.

Ah dhe Luna! Guximtarja dhe kryeneçja! Me pelqeu shume si personazh.Po ashtu,ma mori zemren me guximin qe tregoi edhe pse dashuroi armikun.Dhe dashuria per te vellane,kaq e paster dhe naive.

IlilehXAraS te falenderoj qe shkrove kete perle❤️ i meriton te gjitha vleresimet dhe ndoshta edhe me shume se kaq.Nje kerkese,nese e boton nje dite,me bej nje thirrje.Do isha e nderuar ta kisha ne biblioteken time kete perle.

Suksese ne histori te tjera! Do i lexoj sigurisht...!!

Më thuaj Një KritikëOnde histórias criam vida. Descubra agora