7.Pergjigje numer shtate.

81 8 26
                                    

Historia e radhes eshte "Premtimet vdesin" nga sweetxscorpio_
Eshte histori e ketij viti dhe autorja eshte e re ne wattpad.

Le te themi se nuk eshte edhe aq e persosur prej faktit se kapitujt jane disi te shkurter dhe pershkrimet jane te vakta.Ajo c'ka me pelqen eshte se sado klishe mund te duket si liber,cdo autor,sikurse dhe autorja ne fjale ka zgjedhur menyren e vete te vecante per ta trajtuar.

Libri flet per Tiaren dhe Teon qe ishin dashuria e pare e njeri-tjetrit.Ky i fundit e braktis Tiaren sic bejne rendom dashurite e para.Se fundja,s'jane per ndonje gje te mire,vetem per te te lenduar.

Me e bukura eshte dilema se cila eshte arsyeja qe e braktisi.Une mendoj qe askush s'ka arsye perse zgjedh te iki nga jeta e dikujt.Ta doje kaq shume sa thote nuk e linte.Megjithate,per ironi te fatit e gjejne veten duke punuar te dy ne nje redaksi pas shume vitesh.

Me duhet ta pranoj qe te punosh ne nje vend me ishin nuk eshte rastesia me e kendshme.Dua te them,eshte e sikletshme.Pavarsisht se autorja e tregon fare mire qe Teo dhe Tiara duhen akoma.Bla bla! Po dhe une jam pa ndjenja fare.Pendohet njeri pas 1 ore jo pas shume vitesh.Nejse.

Historia vazhdon me perplasjet mes tyre,ku njehere nuk do Tiara ta dije me perse iku e njehere tjeter Teo thote se s'ka me rendesi.Njerez! Duam ne ta dime po po boll u zute!

Trendafila te bardhe per ditelindje? Ore e di vetem une detajin qe trendafilat e bardhe simbolizojne tradhetine.Apo jo Teo? Se Tiara nuk kupton.Edhe keto urimet tipike "ti meriton me te mirat".Mire ishte derisa erdhe ti prap qe keshtu s'ka nevoje te na e thuash me letra per ditelindje.

Tiara qenke shume toksike.Fundja c'te duhet me Teon akoma? Alea po ashtu.Shoqja e ngushte te mbron,nuk te le te kercesh me ishin diten e ditelindjes.Ncnc! Flavio nga ana tjeter nuk me jep pershtypjen e thjesht nje shoku filloreje.

Edhe po s'qe me mua,te mos doje dike tjeter thote Teo.Si urdheron! Ndonje gje tjeter? Tiara mos u genje moter! Sic e beri para shume vitesh do e bej prap.Sic e thashe me siper Alea nuk eshte ne metro.Si mund ti thuash ti japi nje mundesi? Juhuuu kane kaluar shume vite!

Gjynah per te atin,po me duket justifikim qe e kerkon Tiaren se eshte keq.Ne kemi qene keq e skemi thirrur njeri o Teo,po ik.Tiara ti mund te jesh engjell po Teo eshte djall,keshtu qe hap syte! Une te pakten s'ia kam besen.Flavio dhe Teo u zune nja 2 minuta dhe pastaj i kerkuan falje njeri-tjetrit.Me fal po ku eshte drama?

Kjo 'Çoko' po me irriton lekuren.Se di pse me acaron si fjale.Leri keto pastaj 'mjalteza' 'engjelli' pash zotinnn...Autore te lutem! Edhe sa pjese do qe keta te ndahen pergjithmone? Flm.

Te te prezantoj me mamin? Okej.Prezantimi me mamin nuk shkoi edhe aq mire.Dua te them,Teo paska qene semure? Ne rregull ky liber nuk eshte edhe aq klishe sa mendoja.Te pakten dramat sa vine e shtohen dhe nuk e di se si do ja dale ta lexoj deri ne fund.

Jam ende e mendimit qe dhimbja lehtesohet kur ndahet me te tjeret.Do ishte me e arsyeshme nese do ja kishte thene Tiares qe atehere.Fundja,kush te beson ty? Une jo njehere.Tani je si kokrra e molles,nuk ta jep pershtypjen se ke qene ne koma.Apo jam une icik pa ndjenja? Zonja autore.Si mendon,kur do i ndash?

Pra i harruat te gjitha dhe tani do shkoni me pushime.Epo mire! E keni ndare mendjen vazhdoni.Libri vazhdon me romancen mes tyre qe thelle-thelle eshte e bukur,por nderthuret me drama te njepasnjeshme.Nuk e kuptoj c'taksirat kishin prinderit e Tiares dhe pse kjo e fundit u be per psikiatri? Ne rregull,dhimbja eshte e madhe,por s'po arrij realisht te kuptoj thelbin e gjithe ketyre situatave.

Ne fund te fundit,Teo do bente nje surprize,por krejt papritur u keqkuptua dhe Tiara u zhduk direkt me avion.C'perralle! Dhe perralla vazhdon me varrimet e prinderve qe nuk ndodhen.Me nje falje keshtu nga hici mes dy te dashuruarve.Dasma dhe shtatezenia jane natyrisht te pranishme.Dhe bam! Fundi eshte i papritur.Tiara vdes diten qe lind.Teo merr vogelushen dhe qan se mbeti i ve.

Ne teresi ishte nje liber i kendshem,por disi i zgjatur.Ndonjehere kapituj shume te gjate e te merzitshem qe nuk tregonin asgje te rendesishme per historine.Ndonjehere dy fjali shpjegonin gjithe dramen qe pritej te vinte ne pjeset ne vazhdim dhe te linte kurioz per te lexuar me shume.

Per deshiren e madhe dhe mirekuptimin si autore e re,them se ja ke arritur te perfundosh nje histori te mire e cila do disa rregullime,por nuk eshte e keqe.Dua te them,te shkruash nje histori do kohe,frymezim,perkushtim,qe duket fare mire qe je munduar ta shfaqesh ne kete histori."Premtimet vdesin" eshte nje titull qe permban konotacione e nenkuptime nga me te ndryshmet.Si e tille,versioni yt eshte disi klishe,por megjithate ja vlejti qe e lexova.

Me mbetet te them suksese ne librat e tjere❤️Kur te hedhesh histori te tjera,ketu me ke!!

Më thuaj Një KritikëWhere stories live. Discover now