kapitulli 1

2K 88 58
                                    

"Te thash qe me lere te qete,mos je gje shurdh?"I uleriti duke rrudhur vetullat dhe nje dhimbje koke e kapi papritur. 'Te jesh me tipa acarues te behet koka daulle'mendoi me vete. Ferkoi temthat nga stresi I madh qe po perjetonte.

Ne fillim te vitit te 3 mendoi se gjerat  do te shkonin per bukuri,meqe eshte viti I fundit mesuesit bejne disa tolerime keshtu qe do kishte pak kohe te merresh me veten dhe me ato qe i pelqenin, te shihte filma papushim pershembull, dhe ta cante koken me vone kur te shkonte tek fakulteti I mjeksise por  gjerat jane kthyer ne makth per te.

Mbrapa bankes se saj ndodhen dy djem,jo perkufizimi I sakte do te ishte DY MOSTRA qe ja vene ne loje te gjitha nervat. Ajo shpresonte per paqe kete vite,por fitoi nje telebingo te hidhur

Per fatin e saj te keq duhet te vdiste emocionalisht kaq shpejt.

Dhe e bukura qendron ne faktin qe nuk mund ti ankohet dot as drejtoreshes sepse si per dreq ai eshte djali I saj. Ai eshte nje djale I llastuar qe lepihet pas fustanit te se emes dhe shikon sesa bukur eshte jeta qe atje poshte. I urrente tipat e tille,qe  nuk mund te benin asgje vete,dinin vetem te ,burreshin me arritjet e te tjereve.

E kishte ate ne cdo ore mesimi,ose me sakte ai e kishte ndjekur mbrapa duke marr vesh lendet qe ajo kishte zgjedhur. Asaj I vinte per te qeshur me idiotizmin e tij. Per ate zot,ai sdinte sa benin dy here dy dhe ndiqte matematiken advance. I ishte ngjitur si nje kokerr qe nuk mund ta kruash dot.

"Per ty ylli une mund te behem kush te duash ti"tha ne cast ai me ate tonin e bezdisur te zerit qe per fat te keq ai mendonte qe e kishte joshes. Ajo u kthye mbrapa bankes per te perballur shikimin me te sepse kishte duruar boll me te,por ne fakt u takua me nje ngritje jo normale vetulle qe per pak takoi floket. Si dreqin e beri kete? U ndje e friksuar nga ajo vetull sesa nga personi qe kishte para.

Mesuesja e fizikes I ra derrises se zeze me shkumes qe tju terhiqte vemendjen dhe I dhuroi ato shikimet e saj vdekjeprurese qe te benin ta kishe frike edhe me shume,madje mos ta shikoje me ne sy per tere vitin. Por ai skishte frike nga ajo,ne fund te fundit eshe djali I drejtoreshes. Bastard me fat.

"Nje dite ti do jesh e imja" tha me ze me te larte sec duhet dhe disa nxenes kthyen koken ne drejtim te tyre. Ajo mbuloi koken me liber sikur ai do ta largonte boten.

Darjeni toki doren me Lukasin sikur te kishte thene gjene me te zgjuar ne bote,ndoshta ne boten e tyre ai do te ishte I zgjuari budalla qe mund te sundonte,por jo ne boten e saj, ajo sduronte dot pranine e tij jo me te ishte e tija. Sa perkufizim I mefshte nga ana e tij.

Ata kishin arritur kulmin dhe ajo duhet te gjente nje zgjidhje qe ta largonte,po si? Fati I saj I keq eshte qe nuk mund te shkonte tek drejtoresha dhe te ankohesh per te birin. Ai  bastardi luante rolin e djalit perfekt dhe te devotshem perpara se emes.

Ajo smund te shkonte ne zyra e saj dhe ti thoshte'Hey djali juaj eshte nje zgjebe qe sme shqitet dhe prandaj dua te me nderrosh oret'. Ideja e tundonte ti nxirrte te gjitha po e dinte qe do hynte ne telashe dhe ai do luante rolin duke mohuar te gjitha,prandaj ky opsion nuk merrej fare ne konsiderate.

Pastaj ishte edhe arsyeja qe ajo ishte 'dragoi' I shkolles. Smund ta kundershtoje per asgje dhe gjerat rridhnin sipas menyres se saj. Te gjithe ishin te terrorizuar,dhe ajo nuk bente perjashtim,ajo I kallte daten dhe veshtrimi ne sy ishte I pamundur. Sa  here qe ajo I shpjegonte historine ngecte veshtrimin ne nje cep dhe e degjonte.

Epo meqe ky opsioni u shua perfundimisht  duhet te bente dicka tjeter,por cfare?

'Mendo Kristal mendo' dhe per nje moment i ngjajti sikur ishte arushi Pu tek "Super Dedektivet". Konceptoi te gjitha mundesite e mundshme,ti punonte ndonje rreng...jo smundesh sepse ai do e merrte vesh gjithsesi,sepse pothuajse e gjithe shkolla ishin miqte tij,ai nuk ishte ndonje ciceron por rrinin per interes kjo eshte bukura.

Pastaj nje ide e goditi,ka njerez qe se pelqejne kompanine e tij,qe e urrejn dhe nuk cajn koke te ndjekin bythen e tij te fishkur nga mbrapa.

Lukasi kishte frike vetem nga nje person

Nga Tobiasi

Dhe ai nuk esht I vetmi qe ka frike,e gjithe shkolla ka frike nga ai. Ne cfare dreq shkolle kishte perfunduar keshtu,te gjithe jetojne me frike.

Kjo ishte nje ide e keqe,super mega e keqe,e  ndjente ne mendje dhe ne logjke,por ishte e vetmja menyre.

Ajo smund ti kerkonte djalit me te frikshem te shkolles,qe ishte edhe goxha I pashem,ok fokusohu tek ceshtja, qe ta mbronte nga ata.

Eh cfare do ti thoshte atij? 'Me fal mund te behesh bodyguard ime dhe te me mbrosh nga djali  I drejtoreshes'epo kjo ishte absurde, ajo as qe e njihte drejtperdrejte ate jo me ti kerkonte qe ta mbronte.

Lukasi filloi me te rene karriges se saj me kembet e tij te  gjata,ajo u perpoq ta levizte perpara por ai e kishte kapur aq forte kembzen saqe ajo desh ra nga karrigia.

Smundesh me ta duronte kete gjendje,ishte e acaruar ne kulm.Ai idioti qe kishte mbrapa nuk merrte vesh me fjale.

Duhet ta bente

Ishte e forte

Skishte frike nga asgje,ok kjo ndoshta nuk ishte plotesisht e vertete por hiperotikisht e vertete.

Me ke  po tallesh ajo nuk zoteronte asnje nga cilesite e mesiperme.

Me ne fund zilja I dha fund mjerimeve te njepasnjeshme dhe ajo nxitoi per te dollapi I saj. Fatmirsisht ai Ishte 5 minutshi ku ajo mund te clodhesh pak,sepse dollapi I tij ishte shume larg te sajit.

Mori librin e anglishtes qe kishte oren tjeter dhe hodhi syte nga korridori I mbipopulluar me nxenes ne kerkim te tij.

E pa ate,vetem, teksa qendronte pas murit me kufjet ne vesh dhe syte I kishte te mbyllur. Po shprsonte qe muzika mos te ishte pank se do e pinte e zeza pastaj

Ishte e cuditshme qe skishte asnje nga shoket e tij me  vete sepse rralle mund ta gjeje te qendronte vetem. Epo kjo ishte nje bonus per te

Hodhi hapat njera pas tjetres ne drejtim te tij. Zemra  kishte marr superxhiron dhe duart po I dridheshin. Ato I dridhen gjate gjithe kohes nga stresi qe ajo perjeton por tani kishin dale nga systemi fare.

Gjate gjithe rruges qe ngjante si nje perjetesi ajo I kishte syte te fiksuar tek ai dhe nuk po mundesh as ti kapliste nga gjithe ato emocione qe po perjetonte.

Ai e vuri re drejtimin  e saj dhe po e shikonte venger dhe me turbullim. Per pak kembet e saj desh ndryshuan drejtim por solli ndermend qe kete po e bente per te shpetuar  mendjen e saj te gjore,prandaj nuk u step mbrapa.

Nuk e vuri me mendjen ne pune sepse nese e bente ajo do ti thoshte qe te zmbrapsej dhe se po I hapte pune vetes kot,prandaj e injoroi  per pak caste.

Ndaloi perpara tij ne koridorin e zhurmshem dhe githcka qe arriti te nxirrte ishte nje :

"Hey"



A/N

Oh babys tell me u miss me ☺

Sepse mua me munguat shumeeeeeeee💖

Pjesa e pare kishte disa gjera njesoj por e ndryshova shumicen.

E kam shkruajtur ne kompjuter ket liber keshtu qe me falni nese kam bere ndonje gabim drejtshkrimor,me kuptoni pakez :p

Pra si I kaluat pushimet se une per vete vetem 3 dite bera pushim nga 3 muaj, goxha shume ee -_-

Mund te postoj deri 4 pjese sot keshtu qe nese ju pelqen lexojeni epo dhe me jepni ndonje opinion ju pelqen apo eshte kot :D

Shijojeni keto dy dite pushim nga ferri

Me Thuaj Te DUATahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon