Kapitulli 16

905 70 18
                                    

"Kush ishte ajo pjeshka qe cove ne krevatin tend re,ketyre pastruseve spo u mbyllet buqja vetem per ate flasin" e pyeti Rauli nje portorikan qe I pelqen bixhozi pak me shume sec duhet. Ishte cudi si nuk I kishte ngelur akoma pa nje kacidhe ne xhep,ishte me fat dreqi dhe mos te harrojme pa permendur qe ishte nje donxhuan si shoku I tij I ngushte. Epo pamja e tij nuk kishte te share. Kishte te njeten gjatesi dhe fizik me Tobiasin vetem tiparet e erreta karakerizonin fytyren e tij.

"Lere ate muabet se skam nerva sot"ja ktheu ai duke pare  ne ekranin e madh te televizorit. Po luante Kroacia me Spanjen dhe ishin 3 me 0 ne favor te ketij te fundit.

"Ouu sta paska bere qefin tamam ajo kacurrelsja eee?" e thumboi me shpresen se mos nxirrte ndonje gje po ai ishte si kasaforte,duhet kodi qe te hapet dhe ate dreq kodi e kishte fshehur me keq se banka leket.

"He mos u bej pule thuaj qe me pelqen, sdo ta p*lloj me te paren dhe u mbyll muabeti,ca kishte te veshtire ketu?" u perpoq perseri po kesaj here u perball me veshtrimin e tij te eger. E kishte kapur keq ne piken e dobet  dhe sdinte ca pergjigje ti kthente.

Ai nuk ishte manjak qe te perfitonte nga trupi I saj kur ajo nuk ishte konshiente jo femrat binin ne kembet e tij sa here qe ai te donte,por jo ne krevatin e tij dhe kjo e shqetesonte. Askush nuk kishte qendruar ne krevatin e tij per kete 3 vitet qe ai kishte qendruar ne shtepine e Emanuel Derviout,shefit te tij qe e shpetoi nga rruga dhe I vuri nje cati mbi koke.

"Nuk eshte puna jote nese ja kam futur une asaj apo jo,ti mos nderhyj" ja ktheu me ate tonin e tij normal qe konsistonte ne nje egersi te madhe. Keshtu ishte ai,I eger kur perpiqej te shtypte ndjenja e tij.

"Mir mir po cne qe e more ne shtepi kur sdo besh gje me te? Ti ske marr asnje femer tjeter ca ka bere vaki tani?" e pyeti sepse ishte shume kurioz,ne fakt e gjithe shtepia e kishte marre vesh madje edhe bosi do ta merrte perr ta pyetur ne zyren e tij nese sdo I kishte ardhur ajo bjondia nga Zvicra qe ja coroditi fare planet,epo edhe krevatin.

"Eshte e dashura ime" I tha ai dhe Rauli ngeli per disa caste me goje hapur. Se besonte qe Tobiasi qe njihte ai ti kishte duart e lidhura dhe me e keqja ishte qe ai sdinte asgje. E dinte qe femrat I vinin nga pas po qe te ishte I lidhur sja priste mendja.

"He mos tall l*sht ti tani,qe kur kshu? Po une pse sdi gje?" I tha I prekur paksa nga kjo situate. Rauli I tregonte gjithcka rreth aventurave te tij dhe u merzit qe Tobiasi nuk I kishte treguar per te tijen.

"Ka ca kohe dhe nuk eshte se ra muabeti,po ja me pelqeu dhe I kerkova te lidheshim"genjeu aty per aty dhe po shmangte kontaktin me sy duke pire birren qe kishte ne dore

"Ti po genjen ketu ka dicka te fshehur qe ti spo ma thua" e nuhati shoku duke u bere me kerkues por Tobiasi e shmangu duke thene

"Ika un Raul se ka qene dite e gjate, naten" dhe e ndjeu qe Rauli I kishte syte mbi te prandaj hyri ne dhomen e tij. Nuk kishte plan te flinte me te por tani qe shoku I tij dyshonte nuk donte te ngrinte me teper pluhur ngakjo situate.

'Epo u pa puna sot do fle tek divani' tha me vete duke leshuar nje psheretime merzitjeje nen ze.

Pa qe ajo e kishte hequr batanijen qe ai ja kishte vene disa minuta me perpara dhe po renkonte ne gjume. Mesa duket po shihte nje enderr te keqe dhe disa pikeza djerse ishin formuar mbi ball.

Po luftonte me veten per tja hequr floket qe I kishin rene rendshem mbi fytyren e saj te imet dhe dukesh sikur ato po ja merrnin frymen. Kishte frike ta prekte edhe pse sdonte ta pranonte. Kishte bere shume gjera per te kaq shpejt saqe nuk donte te rrezikonte. Dreq ai nuk kishte qendruar asnjehere me nje femer tere mengjesin,kishte mbaruar pune dhe kishte ikur edhe pse ato I luteshin per me shume.

Me Thuaj Te DUAWhere stories live. Discover now