Kapitulli 9

951 71 15
                                    

Kjo eshte pjesa me e gjate dhe me e bukur qe kam shkrujtur deri tani, ne kete liber. Shpresoj ta pelqeni ❤️💋💋


Te marten nuk eshte se kishte ndonje feste,por ajo po vdiste qe ti nxirrte keto nervat jashte,prandaj vendosi te shkonte ne diskoteke. Duhej me pak se 1 muaj qe ajo te mbushte 18 ama kishte nje karte indetitieti fallco,e gjitha merite e Danielit dhe shoqerive te tij te cuditshme.

Nuk I tha askujt qe po shkonte. Nuk ishte ne humor ti pergjigjej pyetjeve te tyre ne fakt nuk donte te fliste me askend,donte vetem te kercente.

Mori telefonin dhe disa para dhe sigurisht celsat e makines. Para disa oresh I ishte shmangur Danielit kur ai kishte shkuar ne shtepine e saj,I kishte lene nje leter ne frigorifer ku thuhej se ishte ne park dhe ai e besoi. Ata nuk I mbanin sekrete njeri-tjetrit,epo zakonisht nuk I mbanin,kjo nuk quhej.

Hipi ne makine dhe per me pak se 20 minuta e gjeti veten perpara "RED LOTUS",vetem se kjo nuk I ngjante aspak si lotus I kuq. Ngjyra e roze fosforeshente mbizoteronte kudo dhe nje mermer I bardhe rethonte kollonat.

Ajo skishte qene ndonjehere ne nje vend te tille,jo kaq te madh dhe sigurisht jo vetem.

Rradha ishte  e gjate po ajo dinte ta perdorte sharmin,kishte pare Rosarion teksa flirtonte me burrin e saj. Ne nje fare menyre ata ishin te detyruar sepse vetem nje televizor I madh gjendej ne dhome dhe ata donin ta shikonin "The  kissing booth" ishte nje film qe ngjasonte pak a shume me ata te dy,epo pervec faktit qe Elle dashurohet pas vellait te shokut te ngushte.

Ju afrua bodyguardit,nje zezak I mbushur ,me shume se dy metra ,me nje kostum te zi dhe me ne kufje ne vesh.

Heci me hapa te ngadalte dhe e pa qe zezaku e kishte hequr vemendjen nga turma dhe po shikonte ate. Epo vetem nje qorr nuk do ti kishte syte mbi te.

Fustani I saj te bente mos tja shqisje syte ,por ne fakt dicka tjeter te bente per vete tek ajo. Menyra sesi hecte,plot me vetbesim,sesi e kthente koken per te pare njerzit qe kishin kthyer koken vetem per te dhe ajo buzeqeshja pothuajse e pafajshme mund te genjente edhe nje femije,por ne fakt ajo nuk mashtronte asnje,ishte e pafajshme.

Floket e zeza si valet e shkumezuara te detit ne harmoni te plote me naten qe sonte kishin nderin te rrinin te  shtrira i vinin deri mbi te pasme dhe ajo me delikatese I hiqte nga fytyra. Kjo ishte nje nder rastet e rralla qe ajo I kishte shtrire floket.

Epo Zoti ishte treguar doredhenes kur e kishte krijuar ate.

Vetem dy hapa e ndanin nga zezaku I pashem dhe ajo e vuri re sesi ai u gelltit paksa. E kishte ne dore.

I dhuroi nje buzeqeshje te vogel dhe ai e pa edhe njehere nga koka te kembet per te perthithur kete engjell te erret qe I qendronte perpara.

Asaj nuk ju desh te thoshte asnje fjale sepse ai ja hapi menjehere shiritin e kuq qe ajo te kalonte . U gezua nga ky reagim I menjehereshem I tij dhe heci me hapa te ngadalte drejt hyrjes duke e ditur qe shume sy ishin drejt saj dhe I pelqeu. Ne fakt I pelqente kjo Kristali I fshehur sepse ishte e guximshme dhe e pamposhtur,arrinte cfare synonte pa u terhequr.

Sapo hyri brenda la muziken e larte ta konsumonte ate,cdo qelize te saj,te gjithe qenien. Ishte sikur dy qenie komplet te ndryshme ishin ne trupin e saj,ne mendjen dhe ne zemer.

Me Thuaj Te DUAWhere stories live. Discover now