kapitulli 7

881 67 10
                                    



"Vajze idiote" tha neper dhembe Tobiasi teksa futesh ne BMW e zeze me disa vija ne ngjyre gurkali.

Akoma spo arrinte ta besonte qe ajo kacurrelsja ja kishte futur kaq keq. Shkolla po gelmonte nga zhurmat rreth atyre te dyve dhe veprimi per ta shpallur si te dashuren e tij para shkolles I kishte cuar thashethemet ne nje nivel me te larte.

Ai po e pelqente qe ajo spo arrinte ta kapte dot qellimin e vertete te veprimeve te tij. Jo shume veta e kuptonin ate dhe mendjen e tij. Ama nje gje e kishte te qarte,do ta shkaterronte ate,vetbesimin e saj,dhe gojen llafazane. Ai keshtu kishte vepruar me te gjitha, I thyente dhe pastaj gjente nje kukull tjeter porcelain per te shkaterruar.

Bota rrotullohej rreth tij dhe kjo gje I pelqente,madje I pelqente shume. Ai rrezelliste ne kete shkolle dhe te gjithe ja dinin emrin.

Mberriti perpara shtepise dhe I hodhi nje sy te mire derrasave te kalbura dhe te dala boje te gardhit rrethues. Deres se kuqerremte qe dukej se I kishte kaluar ditet e saj te mira, xhamave te ndotura dhe me nje arome birre te perziere me hashash.
Mori fryme thelle dhe doli nga makina e shtrenjte qe dukej sikur skishte asnje pike lidhjeje me ate shtepi te mallkuar.

I ra deres,por me pas mallkoi veten per budallallekun qe beri. E dinte qe I ati sdo I pergjigjej. Kur e kishte bere ndonjehere keto tre vitet e fundit. Ama ai akoma shpresonte,kishte nje fije shprese qe dicka brenda te atit te ndryshonte ama gjithmone zhgjenjehesh.

Mori celsin poshte vazos se thyer dhe hapi deren dhe nje zhurme kercitese u clirua nga ajo. Nje ere e forte hashashi ja pershkroi flegrat e hundes por ai su step mbrapa. Ishte mesuar tashme dhe kjo si bente me pershtypje.

E gjeti te atin ne te njejtin vend,mbi divanin e preferuar se te emes ,nje kolltuk ne ngjyre bezhe te lehte por tani ishte shendruar ne ngjyre druri.
Syte I kishte te mbyllur dhe gojen te hapur. Po merte fryme. I kontrolloi pulsin si perhere dhe I hodhi nje veshtirm te gjate ku shprehte hidherim dhe meshire.

Ne tavoline ndodhej pak kokaine dhe hashash, mesa duket I ati kishte filluar te bent serish eksperimente.
Babi I tij ishte shendruar ne nje te droguar pas vdekjes se te emes perpara tre vitesh. Ai dilte dhe nuk I dihej kur do te kthehej dhe kishte raste kur Tobiasi kishte ngelur pa ushqim per dite me rradhe. Kjo gje filloi te behesh me e shpeshte deri sa Tobiasit I erdhen ne maje te hundes sjelljet femijnore te se atit. Donte te largohej nga kjo shtepi qe I sillte nder mend vetem kujtimet e embla me te emen dhe ato te hidhurat me te atin.
Djaloshi 15 vjecar kishte dale per te kerkuar pune,por  kush do te punsonte nje te mitur? U vertit neper te gjithe qytetin,por askund nuk e pranuan. Kerkimi zgjati me jave dhe per fat te mire dikush e pranoi si puntor krahu. Nuk fitoje kush e di se ca por ai po shpresonte qe te pakten te ushqente veten.

Nuk e shikonte me te atin me fillimin e shkolles. Dhe ne mbasdite kerkohej te punonte per 8 ore rresht. Rropatej por I pelqente qe kishte dicka per te bere,dhe fiziku I tij e ndihmoi mos te kishte problem me te tjeret.

Ishte ajo nata e bardhe qe e ndihmoi Tobiasin ta ndryshonte definitivisht te ardhem e tij prej 16 vjecari tashme.
Anes godines kryesore ne rrugen 21 kollins I terhoqen vemendjen thirrjet e deshperuara te nje burri I cili po rrihej paq nga nje grup hajdutesh. Gjaku po I rridhte curg neper fytyre por ai spo I dorzohej kercenimeve te tyre. Ndjehu admirim per ate burre dhe nje deshire krahasimi I lindi mes atij dhe te atit,ama ishte e kote. I ati ngelej milje larg.

Nuk u mendua dy here dhe I solli nje burri te shkurter ne te djathte duke e plandosur ne toke. Fitoi vemendjen e te tjereve dhe pas pak u gjend I rrethuar nga  nje grup prej 5 vetash. Qeshi pakez me vete nga kjo gjendje. Kush e di sesa here kishte perfunduar ne kete situate,kur kthehesh ne shtepi dhe te tjeret donin tja mernin parate. Nuk ishte me ai qullashi qe kishte frike, jeta te ndryshon, veshtiresite te ndryshojne dhe ai skishte kaluar pak prej tyre.

Nje zezak me kacurrela te lidhura fort ju sule dhe ai uli trupin per ti rene fort ne stomak. Zezaku u shtri pertoke duke share. Dikush e kapi nga mbrap duke ja fiksuar duart fort pas vetes. Ishte me I madh ne trup dhe definitivisht me I forte por ai ishte me I shpejte. I ra forte me koke dhe u clirua pak nga kapja e tij. I gjuajti me berrylu kthye dhe I ra ne brinje dhe u clirua plotesisht. U kthye dhe I gjuajti poshte mjekres dhe ai a pertoke pa ndjenja.

Nje dore ju vendos mbi sup.
'Amatore' mendoi me vete. Ja kapi dore nduke ja perdredhur aq forte saqe degjoi nje kercitje. I gjuajti mbi gju duke e bere ate te binte ne nje  kembe.

Dy te tjeret pane njeri tjetrin ne sy dhe hezituan per nje cast. Kaq I duhej Tobiasit dhe u hodh ne veprim I pari. I gjuajti dy here shpejte ne fytyre nje burri qeros dhe kur pa qe tjetri po behej gati te nderhynte I gjuajti me shqelm nga mbrapa.


5 me 1 dhe fitimtar doli nje 16 vjecar. Per te ardhur keq kjo bote.
Hodhi syte rrotull dhe pa ate burin e gjore te cilit I kishte rene te fiket ,mbeshtetur me nje murin e ftohte. U perpoq ta zgjonte ama ai ishte I rraskapitur dhe I gjakosur.  I kapi njeren dore dhe kembe dhe e hipi mbi kurrizin e tij. Se kishte shume problem peshen e tij,kishte  ngritur me qindra thas cimentoje kete vit saqe ky burre I ngjante si nje femije edhe pse ne fund te fundit ai I tille ishte vete.

Ai e dinte qe pak me tutje ndodhej nje spital I vogel dhe qendroi  gjate gjithe nates prane burrit misterioz. Se dinte pse por ai burre I ofronte nje ndjenje mbrojtjeje edhe pse ishte ai qe e shpetoi.

Ai nuk dinte asgje rreth tij ama qendroi ate nate prane tij sepse donte te dinte nese ishte mire. Nuk ishte problem nese mungoje nje dite ne shkolle,mungesat e tij ishin shnderruar ne kollona te ndertuara mire dhe tek tuk prishej kjo rradhe.
Pa e kuptuar e kishte zene gjumi duke menduar per burrin misterioz. Nga zhurma qe beri njera infermiere pak me tutje e zgjoi nga gjumi I thelle. Skishte arritur akoma ne fazen REM te gjumit dhe I ishte mirnjohes zhurmes qe nuk pa makthe kete nate.
Tobiasi shkoi te mbyste gurgullimat e stomakut te tij dhe kur u kthye ai burre po qendronte ulur dhe nje aure vetbesimi. Shkoi ngadale tek ai,I pasigurte nese e njihte,por ne fakt shume gjera ndryshuan ate dite madje edhe pikpamjet e tij per jeten.
Tobiasi fitoi nje pune, ishte bodyguard I tij personal dhe u zhvendos ne shtepine e zotit Herri dhe u be si nje djale per te. E kush mund ti shpetonte carmit te Tobiasit, ai te bente per vete me ate buzeqeshjen miliona dollareshe ose me  fjalet qe te fusnin perhere ne mendime.


Ai kishte bere nje gabim,e kishte genjyer  duke I then se ishte jetim dhe Herri donte ta adoptonte,ama ai nuk pranoi. Jo nga frika e te atit,por donte te ishte I pavarur ne jete dhe gjithcka ta arrinte me djersen e ballit.
Ishte nje jete e re per te,qytet I ri, dhe familje e re.

I hodhi dhe nje veshtrim te keputur dhe me dhimbje te atit dhe filloi te bente punet e zakonshme qe konsistonin me larjen e eneve dhe vendosjen e nje fare rregulli ne shtepi. Kishte bere pazarin dhe I pergatiti dicka per te ngrene. Skishte rendesis sesa zhurme bente ,ai perseri nuk ngrihesh. Ndonjehere I dukej sikur e injoronte qellimisht,sikur I vinte turp nga vetja,ama kishte raste kur I vinte peshtire nga I ati dhe vinte vec per meshire. E verteta ishte qe ai akoma e donte te atin edhe pas gjithe atyre viteve dhimbjeje dhe torturim.
Ishte familja e vetme qe kishte dhe nuk do ta trajtonte keq.


I la 500 dollare mbi tavoline afer ushqimit dhe u largua nga ajo shtepi qe tashme ishte perdhosur nga fajet dhe vendimet e peshtira.

Me Thuaj Te DUAWo Geschichten leben. Entdecke jetzt