Kapitulli 27

696 50 4
                                    

Ishte e marte. Ose keshtu mendonte,nuk ishte ploteshisht e sigurte. U ngrit me levizje te ngadalta nga krevati dhe vuri koken mes duarve. Ishte nje dhimbje me e madhe sesa ajo kur dehesh dhe ju deshen disa minuta te mesohesh me rrezet e lehta te diellit te mbasditesh,ose keshtu I dukej asaj.

Ishte ne shtepine e saj apo ne ndonje univers paralel?apo ne ndonje bote tridimensionale?

Ishte e pabesueshme se sa dem mund te bejne disa kokerra te vogla dhe te pavlera.

Por kishte nje ndryshim nga dehja,se kujtimet I erdhen pernjeheresh. Gjithcka ,deri ne detajin me te parendeshishem,qe nga shpulla deri tek ndarja e krevatit me Tobiasin.

As vete se kuptonte sesi mundi ti thoshte te atit ato fjale,sesa shume e kishte lenduar te emen,por e verteta dhemb dhe nuk ka rendesi sesa djeg,ajo qe eshte e drejte duhet te tregohet qofte edhe ne momentet e dobesise.

U ngrit ashtu sic ishte me rrobat e dy diteve perpara dhe hyri ne banjo.

La ujin e acarte te shuante zjarrin e zemres se saj te perveluar. Donte qe ta qetesonte ate,por ashtu sic mali nuk I dorezohet ereva te veriut as ajo nuk beri pune.

Si pretendon te luash me jeten ne kete pike kur ajo te ka shkaterruar gjithcka qe ti njihje? Si do mundesh ti te shikosh perpara kur gjithcka di eshte te qendrosh ne ate cepin me te erret te dhomes dhe te presesh dike te te sjelli nje cope drite,nje rreze shpetimi sa here qe humbet ne vetvete?

E kuptonte qe tani ishte e pamundur te qendronte ne shtepine e tyre. Sepse pavarsisht sjelljeve te tyre ajo se meritonte. Duhet ta fillonte jeten nga e para dhe kjo donte te thoshte shtepi e re. po ku do ti gjente ajo parate per te bere dicka te tille?

Te jesh 18 eshte e veshtire,te rritesh ta shpif.

Doli nga dushi kur gishta i ishin rrudhosur nga uji I tepert,mbeshtolli peshqirin rreth deres dhe vuri koken tek dera e dhomes se saj per te degjuar nese ndonje zhurme vinte...epo nga kudo.

Asgje nuk pipetinte. Ishte nje qetesi vdekjeje.

Donte te kishte dike afer,kushdo qofte,ama akush se mori as mundimin me te vogel per te qendruar afer ne keto momente te veshtira,as Danieli.

Veshi dicka shpejt e shpejt dhe doli jashte,sepse aroma e shtepise ishte mbytese. Ishte nje dite shkolle por aq I bente. Thjesht donte te dilte nga ajo shtepi e mallkuar.

Po hecte nder rruge si e ngurtesuar duke mos e kther koken as para as mbrapa.

Se dinte pse po e krahasonte veten me Gregor Zamzen tani. Si nje insekt po e trajtonte veten,sikur nje metamorfoze e papritur I kishte hequr shikimin dhe gjithcka kishte humbur.

Pra kjo ishte jeta,nje fushe me lule te cilat e humbasin shkelqimin kur rrenjet e tyre thithin helmet e tokes,prandaj sa me shume te rritesh aq me thelle shkojne rrenjet e luleve.

Pas pak kohesh e gjeti veten tek dyqani I akulloreve qe shkonte shpesh me Danielin. Hyri brenda dhe u ule tek tavolina ne cep,afer me nje lule te madhe te ciles sja kishte marr vesh kurre emrin. Porositi nje akullore me vanilje,traditicionale por me shume sekrete.

Punetorja e njohu dhe e pyti se pse nuk ishte se bashku me shokun,dhe ajo I tha qe ishte I zene me pune. Nuk eshte se ajo e dinte me te vertete ku ishte por ne fakt po e priste me padurim qe ai te shfaqesh aty qofte edhe per pak sekonda,thjesht te kishte nje pamje te asaj fytyre te ciles e dashuronte.

Por jo asgje

Nuk pritit me shume,la leket e akullores mbi tavoline dhe u largua me vrap ne shtepi.

Nuk ka qene kurre tipi I atletes por kembet kishin gjetur nje superfuqi te tyren kesaj rradhe dhe adrenalina po ja bente akoma me te lehte. Lote nuk kishte,ama djerse te ftohta erdhen ne vend te tyre.

Shkoi ne dhomen e saj,mori nje cante te madhe vendosi rrobat e saj,para dhe telefonin.

Papritur e kishte vendosur....do te largohej.





Me Thuaj Te DUAWhere stories live. Discover now