Kapitulli 18

747 50 14
                                    

"Shife sa e ka bere prapanicen Sara po ca ka ngrene ajo?" pyeti Anxhela ju referuar nje vajze nga viti I dyte. Para se te mbaronin pushimet ajo ishte si pec ndersa tani kishte marre goxha veten dhe ajo kishte inat se te pasmet e saja ishin shume te vogla. Epo Anxhela kishte ate manine ti krahasonte te gjithe me vetveten dhe te ulte njerzit qe e rrethonin. Donte qe ajo te ishte me e mira dhe me e famshmja,por ne te njeten kohe te mbante ate profilin si nje vajze e mire.

E kush thoshte se nuk mund ti kesh te dyja?

"Kush e di se ca ka bere?!" tha Emili me nje ton te larte dhe gerrices.

"E ka ngrene,ja ca ka ndodh, pse lodheni kaq shume duke u menduar juve sikur se dini ca eshte ajo" tha Xhesika duke mos I ngritur syte as edhe nje minute nga telefoni. E njejta shprehje per cdo vajze te shkolles,jo ne fakt per cdo femer tjeter. Ekzistonte vetem ajo,vetem ajo.

Ishte pushimi I gjate dhe ato kishin dale ne oborr duke komentuar nxenesit e rinj dhe ndyshimet qe kishin ndodhur te nxenesit e vjeter,budalliqet e zakonshme te gjimnazit me pak fjale, muabete per te vrare kohen edhe pse asnjera per tyre se kuptonte qe po vriste veten me ato komente,sepse eshte e veshtire per tu mbrojtur nga ligesia nese te godet. Nese ajo do qe ti te jesh viktima ateher nuk ke asnje shpetim, mbrojtja eshte thjesht nje justifikim sepse nuk del fitimtare,humbet ne rruget  e ligesise dhe thashethemeve. Keshtu eshte jeta e gjimnazit.

"He moj e lini rehat, shikoni veten njehere" tha Mia duke I dale ne mbrojtje asaj qe po I ushtronin bullizmin jo ne menyre te drejtperdrejte.

"Kush te pyti ty moj,ne themi ca te  na doje b*tha" ju kthye Meri me nje fytre te inatosur qe thoshte TY-STA-VE-VESHIN-NJERI

"Shiko veten o Meri,I ke pare b*thet e tua moj xhan,jane bere si trasta,ti do e kesh ngrene me 100 firma" ja ktheu ftohte Meri sepse I kishte ardhur ne majte te hundes me ate dhe komentet e saj. Kishte dashur me kohe ti thoshte keto fjale po  kishte frike se mos prishte ate cfare gjimnazistet e quajne 'shoqeri' qe nuk eshte gje tjeter vec se qendrimi ne nje status te larte sepse nese je vetem atehere je humbamen,deshtak dhe e antisociale.

Meri ndryshoi taktike,nga e folura me zerin e larte,e holloi dhe I shtoi nje intonacin gerrices per veshet normal

"O shpirt I vogel po shiko njehere veten ne pasqyre, e ke bere barkun sikur je 9 muajshe shtatezan" dhe te gjitha shoqet e pane nga koka tek kembet Mian duke mos hapur asnjera goje.

Nuk ishte e vertete por askush nga ato 7 spektatoret nuk beri ze, e mbeshteten ne heshtje Merin dhe e lane Mian te largohej nga syte kembet.

Por nje gje e acaroi Merin, qe Mia nuk po qante ose te nxitonte me hapat, jo ajo heci e sigurte drejt turmes dhe jo e merzitur sepse e tille ishte,nje fshehese e shkelqyer e ndjenjave,nje profesioniste e thene me sakte.

Nese Meri do te shikonte ne shpirtin e Mias do ishte ne qiellin e 7 nga demi qe I kishte bere por smundej dot ta dinte prandaj po pelciste nga inati.

Ishte e cuditshme qe askush se ndoqi, sikur ato te kishin frike nga Meri ose nga fuqia qe ajo kishte.

Kristalit po I vinte keq per te,ajo kishte qene shoqja e ngushte per shume kohe, e vendosi me shkronja kapitale ne qender te mendjes se saj fjalen 'KISHTE QENE' tani ajo kishte shoqeri te re dhe ishte me e lumtur me to. kjo ishte dhe arsyeja pse ajo ja dha voten e saj per senator klase Xhesikes dhe jo asaj, ajo se dinte sesa e vrau ky xhest por kur ta merrte vesh do te jete shume vone.

Ato e lane silueten e saj te humbiste brenda turmes dhe te ktheheshin perseri te benin thashetheme por kesaj here kishin nje 'objekt' tjeter per te tallur.









a/n

epo kjo ishte pak e ashper but I love dramaaaa :P

Dhe mos guxoni te thoni qe keto gjera nuk ndodhin, ne fakt ndodhin perdite dhe do genjenit veten nese do ta mohonit. Ndoshta fjalorin e kam bere pak jashte termave por gjimnazistet keshtu e kane. Nese ju duket ofenduese mos e lexoni, zgjedhja juaj

Ja kalofshi bukur keto dy dite pushime, puccc💋💕

Me Thuaj Te DUAWhere stories live. Discover now