Kapitulli 29

663 49 9
                                    

(degjojeni kengen sepse eshte shume e bukur dhe ka per tju fiksuar,ashtu sic u fiksova une :p)


Gjeja e pare qe beri kur u kthye ne qytetin e saj te lindjes ishte shkonte ne dyqanin e akulloreve ku kalonte shume ore vetem duke folur me Danielin. Ishte e pabesueshme sesa shume kujtime te vershonin ne mendje,sa kujtime dhe sa brenga. Sa enderra te shuara dhe sa dashuri te pakthyera. Aroma e akullores me vanilje ishte e para qe nuhati dhe u ul ne tavolinen e 'tyre' duke kerkuar shkronjen e saj te emrit mbi tavoline.

Ishte akoma aty,edhe pas 6 vitesh ajo ishte aty duke pare gjerat e zakonshme dhe per pak caste I ngjau vetja si ne shtepi.

I shkundi nga mendja ato mendime dhe porositi akulloren me vanilje.

Ajo kishte bere kerkime perhere per ta,per te gjithe.

Danieli ishte bere avokat,kishte hapur studion e tij ligjore dhe kishte dhe nje te dashur. Nuk kishte lene koment pa pare tek profili I tij,kishte kontrolluar dhe llogarite bankare te tij,ai ishte I pasur.

Kristali 'punonte' si nje hacker

Meqe ajo nuk kishte nje diplome,madje as ate te mbarimit te shkolles se mesme ishte e pamundur qe te gjente nje pune per te qene dhe shpeshhere kishte arritur te mbijetonte duke germuar neper jeten e njerezeve te famshem dhe ua shiste informacionet gazetareve.

Ishte dicka e ulet por njeriu ben gjithcka per te mbijetuar.

Punonte me kohe te pjeshme ne nje kafene per te hequr merzine,ku aty njohu Elenen dhe Mateon qe I kishte rene ne koke per te,por ishte e pamundur per te ti besonte dikujt tjeter ne jeten e saj. Ishte 24 vjece per hir te zotit dhe akoma nuk kishte arritur ta hidhte historine qe ndodhi kur ishte akoma 18.

Prinderit ishin divorcuar dhe ajo kishte nje vella te vogel nga ana e babait. Me syte e medhenj kafe si te Kristalit.

Kurse Tobiasi kishte marr nje kthese interesante. Ai ishte bashkuar me mafien e Bostonit,ishte dora e djathte e shefit dhe e shoqeronte kudo,si nje pune bodyguard ose dicka e tille. Nuk kishte informacione per jeten private dhe llogaria e tij bankare ishte per te qare hallin por ajo kishte zbuluar qe ata I mbanin nje pjese te parave ne Hollande dhe nje tjeter ne Montenegro

Jo keq per nje dite pune ky informacion

Kishte vendosur qe ne fillim te 'bisedonte' me te emen,ose me sakte ta shikonte nga larg.

Ajo pagoi leket dhe u largua duke hedhur dhe njehere syte mbi shkronjat e lartshkruara te qepenes "Sweet garden"

Mamaja punonte ne spitalin e Bostonit dhe kishte nje ta dashur mekanik, kishin nje shtepi te vogel ne veri te parkut LoPresti dhe kthehesh nga puna ne oren 5.

Vendosi qe te shkonte ne nje hotel qe ndodhej afer zones se banimit te se emes,ku mund ta dallonte makinen e saj teksa largohej ne mengjes,la canten dhe shkoi tek ajo.

Ora ishte afer 6 dhe ajo nuk nxitoi per te shkuar atje, ishte paksa e padurueshem ankthi I mberritjes por asaj I duhej koha per te reflekutuar. Zemra I thoshte ta takonte ,ti kerkonte falje,por mendja kishte mbizoteruar ne gjykimet e saj keto vitete e fundit dhe ajo sdo ta lejonte ate zemer te derrmuar te bente si ti donte qefi.

Mberriti para shtepise se te emes dhe pa kopshitin e mbushur me trendafila. Qeshi me vete. E mbante mend qe ajo e kishte permendur disa here qe donte nje kopesht me trendafila,por qe se gjeti asnjehere kohen per ti rritur ata.

Aroma e tyre ja lehtesoi disi mendjen e tendosur dhe e shtyne me thelle shtepise se te emes,ngjante sikur ato po e ftonin brenda,sikur te ishin mbjelle vec per te.

Nuk shkoi drejt deres,por drejt dritares,sikur te ishte ndonje hajdut. Nuk I vinte turp,ajo kishte vjedhur per te mbijetuar.

Guzhina ishte e kendshme,por e vogel. E ema urrente te gatuante prandaj nuk u cudit nga kjo,por ajo qe I terhoqi vemendjen ishte nje torte ne mesin e tavolines se drunjte.

Mamaja e saj se kishte sot ditelindjen,prandaj supozoj se I dashuri I kishte ditelindjen,por makina e tij nuk ishte aty. Ndoshta ajo po behej gati per ndonje feste surpriz.

U be gati te largohesh por degjoi ate teksa zbriste shkallet duke kenduar me vete kengen e ditelindjes. Mamaja hyri ne dhome,me nje fustan te bardh qe I rrinte I derdhur mbi trup, me floket e zinj dhe te derdhur qe I jepnin lekures se saj te bardh nje bukuri te rrall,me syte e lotuar qe I shkelqenin nen dritat e fundit te diellit.

Ne dore mbante dy qirinj. Numrin 2 dhe 4. I vuri mbi torte duke kenduar dhe duke I lene lotet ne rrugen e tyre. I ndezi dhe ne fund tha 'Edhe 100 Kristali im I vogel' dhe I fry ato qirinj qe ishin ndezur posacerisht per vajzen e saj te humbur.

Ne ato caste ishte e deshperuar, si ikja e drites se qirinjeve ashtu I fluturoi dhe zerma jashte kraharorit. E ndjeu ate dhimbje,dhimbjen e se emes qe ishte e shkaktuar padrejtesisht nga ajo.

Mbylli syte fort dhe ngriti syte drejt qiellit sikur te ishte duke kerkuar nje pergjigje pse ndihej kaq keq perbrenda. Sikur jeta ti kishte rreshkitur nga mollezat e gishtave. Ishte mpire ne ate pozicion dhe as nuk mund ta kthente koken dhe te shikonte se te emen duke qare por thjesht I degjone gulcimet e saj teksa qante.

Ajo kishte bere nje gabim por tani nuk kthehesh dot me mbrapa.

"Hey ti fare do aty?" degjoi nje ze burri.

Ishte I dashuri I se emes.

Nuk beri ndonje levizje e paritur por dalengadal u largua nga muri I shtepise dhe u kthye nga rruga qe kishte ardhur.

"Me thuaj kush je?" vazhdoi ai por e injoroi sikur ai te mos ishte duke qendruar aty. Edhe pse ishte me shume se dy metra ajo nuk kishte frike,sepse se dinte qe zgjidhjet e te emes ishin te zgjuara.

Por thirrjet e tij kishin rene mbi veshin e dikuj tjeter,e zonjes se veshur me te bardha qe nxitoi te shikonte sec kishte I dashuri.

"Cfare ke I dashur?!" tha ajo e preokupuar duke fshire lotet me kurrizin e dores.

Ato pak fjale e ben zemren e Kristalit te buciste si e shkalluar dhe e ktheu koken te shihte e emen vetem per pak sekonda. Smund ta besonte qe e kishte kaq afer dhe te njejten kohe dhe kaq larg.

Doktoresha e kishte veshtrimin te ngulitur tek I dashuri dhe po e vehtronte me shqetesim.

Nuk foli sepse e dinte qe e ema do tja njihte zerin,por vazhdoi perpara. Nuk e ktheu koken mbrapa, I mjaftuan lotet dhe zeri I saj per mallin qe ndiente,ishte e lumtur me kaq.

Vazhdoi rrugen duke mos e kthyer koken mbrapa,vetem kur ishte e sigurte qe askush mos ti shikonte lotet e saj, I la ata te lire te vuanin per te.

Me Thuaj Te DUAWhere stories live. Discover now