Prolog

341 30 31
                                    

Më në fund erdhi dhe data në të cilën doja të publikoja librin.Vendosa pikërisht datën 26 duke qënë se unë kam ditëlindjen.Një libër i ri një kapitull i ri për mua.Shpresoj që dhe ky te pëlqehet akoma me shumë se libri i parë.Shpresoj te me sjelli shumë fat kjo ditë.Sa për librin ky është nje prolog duhet dicka e bukur si fillim gjerat emociomuse do te vin avash avash :p Shpresoj shuuuuuuum tju pelqej dhe dhe më e rëndesishmja eshte qe ishallah si vonok shumë kapitujt ps do mundohem shumë për këtë.
HAPPY BIRTHDAY TO ME.

E urrente matematiken, i dukej si lenda me e pakuptimte ne bote.Nuk do te arrinte kurre te kuptonte se per cfare do i duhej kjo ne te ardhmen.E cilesonte gjithmone si lëndën  me të pakuptimte qe eshte krijuar ndonjehere.Nuk ishte nxenese e keqe ne nota por thjesht kishte nje antipati te madhe ne lidhje me ate lende.Nese behej fjale per gjuhe te huaja ishte gjithmone e para.Mund te rrinte me ore e ore te tera duke mesuar dhe nuk e kishte aspak problem.Ishte shumë e zgjuar por sjellja e saj  ndonjehere i prishte shumë pune.Nxeneset e mira cilesohet si te urta,te degjuara dhe jane nje shembull per te tjeret por ajo...ishte ndryshe kishte paraqitjen  e nje vajze te embel por  karakterin e nje djali te keq.

-Ky mesuesi me duket se eshte me probleme.

-Pusho se do na degjoj.

-Nuk mund te qendroj me ketu,u merzita.

-Nuk je e vetmja.

-Ju dy vajzat e bankes se parafundit jasht.

Nuk folën fare,ne fundt te fundit kjo ishte ajo qe deshironin por u perballen me nje surprize te pakendeshme.

-Keni nje mimus per sot.

Prit pak kjo eshte e padrejte.Nese me prishet mesatarja do te ankohem ne drejtori.

Nëse nuk do qe te marresh dhe nje minus tjeter per sjelljen tende Alaina kerko falje dil jashte dhe mbyll deren.

Te gjithe e kemi nje mesues qe nuk na pelqen aspak.Epo une i kisha te dyja dhe mesuesin dhe lenden.Ky po qe eshte nje tmerr i vertete.

-Tre vite vetem kur e mendoj se me duhet te kaloj tre vite ferr me ate mesues.

-Do ti kalojm bashke.Harrove qe jam dhe une ketu.

E si mund te harroj.Ku do te shkojm sepse nuk kam ndermend te qendroj tek shkallet e shkolles  nje ore Nial.
-Si mendon te shkojme tek fusha e volejbollit.Bejme tifo per njeren nga skuadrat dhe kush fiton,humbesi do qerasi me nje pica fituesin.

-Ne rregull,por pergatitu te me japesh picën.

-Mos ji kaq e sigurt per fitoren Alaina

-Une e kam fitoren ne gjake zemer-tha duke buzeqeshur.

-Mendjemadhe.

Sportet ishin te ndara sipas kategorive te ndryshme.Secili sport kishte fushen e tij.Nuk ishte e specifikuar qe ne nje lloj sporti duhej te luanin vetem djemt dhe dhe ne nje lloj tjeter vetem vajzat.Edhe vajzat mund te luanin futboll.Kishte nga nje mesues per te gjitha sportet sepse ishin po aq te rendesishme sa lendet mesimore.Cdo gje ishte e percaktuar me date dhe orar.Si per cudi sot volejboll luanin djemte e vitit te tretë.U ulen ne rrjeshtin e pare ku Alaina vendosi te bente tifo per skuadren blu ndersa Nial per skuadren e kuqe.
Ajo cfare i beri me shume per shtypje ishte nje djale i cili luante me skuadren blu.Ishte me i gjate nga te gjithe ata dhe me i bukuri sigurisht.Edhe ai i vuri re njeren nga vajzat dhe i buzeqeshi.

-Shiko moj si po na shikon ai djali gjate Alaina.

-Ishte duke me pare mua.

-Oho sapo ndodhi nje shkendije dashurie midis Alainit dhe djalit misterioz.

-Jo moj cfare thua keshtu thjesht te thash se po me shikonte mua kaq.

-Ne rregull po bëj sikur po e besoj.
-Nial!

-A dëshironi te luani.

Vajzat mbeten si te ngrira kur panë se perballe tyre qendronte djali i gjate misterioz.Alaina u ngrit dhe qendroi perballe tij por dreqin ai ishte me te vertete shume i gjate dhe i vinte atij deri ke pjesa gjoksit.Nuk kishte zgjidhje tjeter vetem te hipte siper stolit dhe ashtu beri.Tani fytyrat e tyre ishin perballi njeri-tjetrin...shumë afer njeri-tjetrin.

-Unë nuk dua te luaj ne këto momente por dua re bej nje marrëveshje me ty.

-Marrëveshje...cfarë lloj marrëveshje?-tha duke e pare cuditshem.

-Fito lojen dhe unë do bëje cfare do lloj gjëje qe e shikoj te lejushme.

-Cfare do lloj gjëje zonjush..

-Alaina,emri im eshte Alaina.I yti?

-Brian.

-Atëherë si thua Brian.

-Ne rregull pranoj.

-Pa prit pak,ky quhet korruptim dhe mashtrim.

-Jo nuk quhet.Ne nuk vendosem rregulla keshtu qe mund te bejm cfare te duam.Mund te besh dhe ti nje marreveshje me skuadren tende te zemres apo mund ti thyesh kemben ndonje lojtari te skuadres blu.Nuk je e ndaluar,jepi.

-O zot cfare nuk ben njeriu per nje pica,ose me sakt Alaina.

Mos e perfytyroni Alainin si nje vajze arrogante,ishte thjesht nje vajze e llastuar qe jetonte me dëshirat e nje  femije.Ishte vajza e vetme ne familje prindërit e saj qe pas lindjes ne Alaines nuk donin me fëmijë tjetër sepse doni ti perkushtoheshin punes se tyre.Vinin nga nje shtrese e larte por ajo ishte nje njeri i thjeshte.Dinte te donte,dinte te falte dashuri nje vajze e qeshur e cmendur,kurioze qe e shijonte cdo moment.Ishte e lumtur falte gjithmone gjalleri ku do qe shkonte por ishte njeri dhe ajo kishte gjera qe e shqetesonin. Ndonjehere mendonte se edhe ate nuk kane dashur ta lindin...ose dhe mund ku i dihet.Nuk e kishte marre ndonjehere guximin ti pyeste me mire ta jetonte kete pjese me pikëpyetje sesa me zhgenjim.Ishte shumë e lumtur qe ishte femija e vetme keshtu ata mund ti plotesonin asaj cfaredo lloj deshire por ndodhte shpesh te qante per faktin se ndihej e vetmuar.Nena nuk shpenzonte as edhe nje ore per te qenduar me te per shkak se ishte shume e angazhuar me pune.Nuk kishte kujt ti fliste,ta perqafonte,ti kerkonte ndonje mendim,mund te kishte Nialin po ajo ishte shoqja saj e ngushte por kishte nevoje per nje njeri te afert nje njeri qe ne vena i buronte i njejti gjak me të.

-Atehere,a mund ta marrë shperblimin tim?

-Varet cfarë.

E ndërsa shikonte nga Brian kurioze per ate cfare do ti kerkonte ndodhi dicka që nuk e priste.E terhoqi drejt vetes dhe e puthi.Nuk beri rezistence e si per cudi dhe ajo iu pergjigj puthjes se tij.

-Unë nuk dhashë konfirmim për këtë nuk duhej ta bëje.

-Duhet te dish se me kë bën marrveshje ne fillim Alaina.Mund te jeni duke bërë marrveshje me djallin.Asnjeher nuk i dihet.Heren tjeter tregohuni me e kujdesshme.

-Kjo eshte me hile,ti perfitove.

-Jo,aspak ti more ate qe doje une mora ate qe doja.Po ta mendosh ti more me shumë.

-Cdo te thuash me këtë?-tha Alaina duke bërë nje hap mbrapa.

-Edhe ty te pelqeu fakti qe te putha,ndryshe nuk do i ishe pergjigjur puthjes.Nuk e imagjinon dot sa e kam pritur këtë moment.Që ditën kur të pashë teksa nxitoje për te hyrë ne klasë nuk e harrova dot ate fytyren tende qe ishte bere flakë e kuqe nga frika.Fati te solli tek unë dhe mendoj se ky është fillimi dickaje të re.

A ishin te vërteta ato qe ai thoshte?A do te kishte vërtet dicka te re apo ishte thjesht nje rastesi e castit ose lojë e fatit qe po i behej dy te rinjve qe ishin duke provuar ndjenja te reja.

Një jetë midis ferritWhere stories live. Discover now