24

79 13 60
                                    

Nje qytet i rrethuar nga dritat e ngjyrat e shumellojshme.Ishin  ne muajin me te bukur te vitit,muajin e festave,e dashurise,e lumturise,e muzikes,e zhurmave "Muajin Dhjetor".E adhuronte kete muaj sepse ishte njesoj si ajo.Nje femije i gjalle,i qeshur,i cmendur,i gatshem per avnetura.Donte te behej nje balerine e famshme ne te ardhem si Natalia Osipova idhulli dhe frymzimi me i madhe per te.Noahni shpesh e ngacmonte duke i thene qe nuk do te behej kurre nje balerine sepse kembet e saj ishin te shtrembeta dhe Niki gjithmone qante dhe nevrikosej me te vellain ndersa ai qeshte nga reagimi i saj por gjithashtu e adhuronte  kembenguljen e motres se tij te vogel dhe pavarsisht fjaleve te tij ajo kurre nuk ndalej duke kercyer.Rrezohej,vritej,qante nga inati por perseri ngrihej dhe perseri e provonte.Ai ishte shume krenare per te dhe do te ishte gjithmone sepse motra e tij e vogel ishte guximtare dhe e zgjuar,do ia dilte te rrembente fitoren dhe famen qe deshironte.

-Mire femije tani do te shkojme ne nje shtepi e cila eshte prone e gjyshit tim per tu shplodhur pak dhe me pas do te dalim te shikojme gjerat e bukra qe na ofron ky qytet.

-Me duket se kur te shkoj ne shtepi do jem shendoshur.

-Nuk mund te shendoshesh vetem ne dy dite Niki.

-Nga e di ti?-tha duke e goditur ne shpatulle.

-Nese nuk hane si nje lope nuk shendoshesh.

-Me quajte lop!Faleminderit vellacko.

-Jo ty moj.

I pelqente Nikit te llastoj dhe Noahni e dinte kete.E perqafoi dhe e puthi ne ato faqet e saj topolake qe ishin bere te kuqe nga i ftohti.

-Nuk dua te shkoj te ne shtepi,une nuk jam fare e lodhur.

-Me premtove qe do me qendroje afer dhe do beje ashtu si them une.

-Po e di kete.

-Shume mire me jep doren tani.

Te kapur dore per dore po shijonin cdo cep te atij qyteti te panjohur per ta.Si dikur....Niki i kujtonte veten.Noahnin e vogel dhe kurioz qe pyeste per gjithcka.Ne ato momente ju shfaqen disa kujtime te vogla por te turbullta per te.Forcohej qe te kujtonte sadopak dhe te fiksonte ne mendjen e tij fytyren e embel te nenes se tij por asgje.Shpesh i vinin mendime sikur nje dite ai mund te takonte nenen e tij dhe mund te mos e njihte ose sikur ajo mund te mos e njihte Noahnin e saj.

-Noah....Noah!

-Nene.

-Noah,je mire?

-Hm po... cfare ndodhi?

-Po te therrisja por ti nuk po me pergjigjeshe,pastaj ndalove dhe therrite nene.Cfare ke,je mire?

-Shume mire.

-Te mungon nena jote e vertete apo jo?

-Nuk mund ta mohoj.

-Do te doja shume te te ndihmoja?

-A mendon se mund te me kete harruar Niki?

-Nje nene nuk e harron kurre femijen e saj.Mendo gjera te bukura,mendo sikur ajo tani eshte duke kerkuar per ty.

-Shpresoj por nuk e di.

-Pse mendon keshtu?

-Ajo mund te ndodhet dhe ne burg.Kushedi sa vite mund ta kene denuar?

-Burg...Kush ta ka thene kete?

-Nena Evelin por as ajo nuk e di se persa kohe eshte denuar.

-Nuk mban mend asgje nga e kaluara Noah.

-Shikoj vetem disa endrra te keqija te se shkuares.Endrra,te pashmangshme....

***

-Cfare ke?

Një jetë midis ferritOnde as histórias ganham vida. Descobre agora