15

85 13 29
                                    

Aty ku ligesia kalon limitet dhe perhapet si nje semundje e pasherueshme.Aty ku shpirtrat e errta behen bashke per te pushtuar ne nje shpirt te bardhe.Aty ku te keqinjt lumturohen kur shikojne miresine te copetohet ne therrimet me te vogla si nje gjethe e vyshkur vjeshte.Kohet kane ndryshuar dikur njerzit te donin me shume se veten ndersa sot te urrejne me shume se veten.Shikon kudo zili qe te pengon ne cdo hap qe hedh ,te pengon sepse nuk do qe ti te ecesh perpara. Ajo nuk duartroket per suksesin por per deshtimin.Maska njerezish me buzeqeshje fallco shikon ngado.E ate qe ti e mendon si njeriun me te afert eshte ai qe te shet per disa para te pista.Te vjedhin ate cfare ti krijove me aq mundim edhe pse e dine qe pasojat qe do te lene jane te renda.

-Ja ku e ke,tani ku jane parate e mia?

-Qetesohu zemer do I marresh prit.

-Nuk kam kohe te pres me jep parate e mia tani ose perndryshe....

-Ose perndryshe cfare......Mos po me kercenon.

-Jo...jo thjesht...

-Mos ki frik do ta marresh shperblimin tende.

-Kur?

-Do ti transferoj ne banke mbas dy oresh jane te tuat.

-Mire ne rregull por ben mire ta mbash premtimin.

Dhe kaq thjesht. Mjafton te kesh disa para dhe cdo gje zgjidhet.Si mundet te jene kaq te verber njerzit?Pse nuk arrinje te kuptojne se lendojne disa persona qe nuk e meritojne.Eshte thjesht nje cop leter e heshtur e arrin te kontrolloje boten.Te etur per pak pasuri heqin dore nga dashuria, heqin dore dhe nga gjaku i tyre.Mjafton qe duart te jene plot e jane te gatshem te denojne te pafajshmit, te hedhin ne humnere prinderit e tyre,ata qe i rriten ,ata qe sakrifikuan jeten per te mos munguar asgje.Per pak para dikush shkaterron nje familje e dikush tjeter gropos zemeren e nje nene.Mund te kesh gjithcka ne kete jete,luksin rrobet e shtrenja,pushimet por nuk mund te kesh ndjenjat, dashurine, familjen sepse paraja nuk mund ti ble kurre keto.Nje dite kur ti duan nuk do ti kene.E ne fund cfare do fitojne "Vetmi" .Mania per te pasur sa me shume letra te hodha do te sjelle egoizem e do ti largoj nje nga je ato i deshen e i qendruan prane.Do te vdesin te vetem ne nje bote te madhe, do te vdesin ne nje vend ku me trupat e tyre do te ushqehen minjte e do te treten pa nje varre te tyrin.Askush nuk do ti vizitoje apo do ti dergoj lule.E nese dikush nje dite do te pyesi per ta do te thone "Ishin Nje Asgje".

-Eja dalim pak jashte.

-Nuk dua.

-Cfare ndodhi tani?

-Asgje thjesht nuk kam deshire.

-Ne rregull po qendroj dhe une ketu me ty.

-Edhe pak dhe do te dalesh qe ketu.

-Alaina te lutem.

-Jam mire thjesht do me marri malli per ty.

-Dhe mua dhe vetem kur e mendoj qe do te qendrosh e rrethuar nga keto shtriga me vjen te bej ndonje cmenduri qe te qendroj dhe per disa muaj ketu.

-Nuk do te besh asgje.Ne vend qe te fillosh te numerosh ditet qe te largohesh sa me pare nga ketu ti mendon gjera keqija.

-Nuk kam asnje jete pertej ketij burgu Alaina,nuk eshte askush qe te me presi dhe te jete i lumtur per mua.Une jam vetem.

-Do ta krijosh jeten tende une jam shume e sigurt qe ti do ja dalesh dhe nuk je me vetem.Mos e thuaj kurre me kete.

-Pa shiko,pa shiko ke paskemi ketu,gruan e nderuar te zotit Brian.

Ja nguli syte personit qe po fliste sa degjoi ato fjale dhe O Zot nuk po i besohej ishte gruaja me te cilen Briani e tradhtonte.Cfare kerkonte ajo aty?Nje ndjenje urrejtje dhe inati u krijua tek ajo.Ishte gati ta vriste por Ambra nuk e lejoi ti afrohej.

-Eshte ajo,eshte ajo dreq eshte ajo.

-Kush Alaina?

-Dashnorja e burrit tim.

Ambra ngriu.Dhe nje tjeter armike per Alainen u shtua ne ate qeli.Cfare loje po luante jeta kesaj here?

-Do ma paguash qe me shkaterrove familjen,jeten time.

-Sa frik qe kam-tha duke qeshur.

A nuk mendon se do jesh ti qe do ma paguash qe me shkaterrove jeten qe kisha enderruar.Do te dish dicka Alaina ti ja shpifje Brianit.I vinte neveri kur bente dashuri me ty.

-Mbylle gojen bushter.

E ndersa tentoi te kapte Leonor,Violet e ndaloi.

-Ah se per pak harrova.Kam nje surpriz te vogel per ty.E njeh kush eshte?

Nje video iu shfaq para syve te saj.Ishte ai,i vogli saj.Zot sa e kishte marre malli per te.Edhe pse i premtoi vetes qe do ishte e forte nuk mund te mos tregohej e dobet perpara atih engjelli qe i mbushte shpirtin me lumturi e i bente ditet e saj ditet me te bukra te jetes.Prit!Cfare po i bente ajo femer?Pse po qante i vogli i saj?Perse uleriste ne ate menyre?
Do te pranonte cfare do lloj gjeje por jo ti preknin djalin.Si mund ta godisni dike ne kete menyre.A e dinin ata se sa e madhe eshte dhimbja qe ndjen nje nene per femijen e saj?
Ndoshta e dinin perderisa po kenaqesh duke e para ate te ulur ne gjunje.

-Mos mi bej gje djalit tim te lutem jo atij.Mos Leonor.

-Mjaft,tani e tepruat.

-Bukuroshja e fjetur u zgjua.

-Te kam duruar ne cdo gje qe ke bere por kete nuk mund ta toleroj.

-Cfare do me besh?

-Mos me provoko Viol.Ti je e rrethuar nga njerez qe gjoja jane shoqeria jote por jam e sigurt qe nese do te ishe vetem nuk do te beje keshtu dhe e di pse sepse ti je askushi.Je e forte sepse ke njerez te tjere prane vetes por ne te vertete nuk je njesoj si ne te dobtit ashtu sic i konsideron ti.

-Neqoftese nuk do qe te ndodhi ndonje gje ben mire ta mbash gojen mbyllur.-tha duke e kapur nga floket.

-Leshoje ate.Ju keni pune me mua,lereni te qete.

-Shoqja jote engjell eshte duke te mbrojtur tani.Sa bukur a nuk mendon dhe ti keshtu Leonor.

Filluan te qeshnin.Ishte nje skene e bukur per ta,por Alaina nuk do te qendronte urte.Ashtu si Luanesha mbron kelyshin e saj ashtu dhe ajo do te mbronte vogelushin e saj.Me te mynd te benin cfare te donin por jo me Noahnin. Edhe Leonor ishte nje nene ajo mund ta kuptonte me mir se kushdo ate,por jo sepse kishte vetem emrin te tille por jo titullin.

****
-Babi mesuesja na tha sot qe te pershkruajme detin.

-Mire ne rregull,eja.

-Une dua ta shikoj.Me co tek deti.

-Nje dite do te shkojme bashke Liam

-Pse jo tani?

-Sepse eshte larg.

-A ke shkuar ndonjeher me mamin tek deti ti babi.

-Po kemi shkuar kur ti ishe akoma ke barku mamit.

-A me ka dashur mami kur kam lindur une?

-Po..te ka dashur..shume-tha duke u pertypur.

-Po tani pse nuk me do?

-Te do biri im te do vetem se mami jot ka kaluar dite te veshtira.

E mori ne preher dhe i ledhatoi koken e tij te vogel.E si mund ti thoshte qe nena e tij nuk e donte,nuk e ka dashur kurre.Nese per Dilanin fakti qe do te beheshin prinder ishte lajmi me i bukur per Leonor nuk ishte ashtu.E vetem kur thoshte se do ta abortonte e mbyste ate.Si mundej ti thoshte ato fjale per krijesen qe mbante ne trup?
A vritet nje femije e pikerisht nga nena e tij?

Një jetë midis ferritWhere stories live. Discover now