28

87 13 14
                                    

Nje drite e zbehte futej fshehurazi qe te ndriconte sadopak ate vend te vogel e ti kujtonte asaj gruaje te mbuluar me nje batanije te holle e te piset qe egzistonte nje jete pertej atij muri te cilen kishte filluar ta harronte.E ulur ne ate dysheme te lagur lundronte  ne te shkuaren e larget,njezet vite pas,aty ku jeta per te kishte nje tjeter kuptim,ku lumturia ishte gjithmone e mirepritur ne ate foleze te ngrohte dashurie.

Aty ku thurte endrrat e saj per te ardhem,ku enderronte per nje shtepi te mbushur plot nga melodia e te qeshurave te vogelusheve te vegjel.Aty ku planifikonte udhetimet ne qytet me te bukura te dashurise,mijera vallezime me kenget me romantike qe ishin dedikuar dashurise se perjetshme dhe mijera letra te dedikuara njeriut qe i kishte dhuruar boten ne duart e saj.Donte te ndalonte ne ato vite dhe te mos kthehej kurre por ishte e pamundur,deti eshte me i forte se lundertari dhe sado te duash te shkosh atje ku deshiron ai do te coj atje ku do ai ose ne fund te tij ose ne siperfaqe.

Kishte arritur te mbijetonte sepse dikush u be force per te.Sheroi sadopak plaget e shpirt dhe te trupit.Nje engjell i fliste cdo nate duke i thene se sa nevoje kishte per te,e ky engjell e beri te ngrihej dhe ti  qeshte ferrit.Ti tregonte se ajo ishte me e forte,askush dhe asgje nuk do ta bente te gjunjezohej per aq kohe sa do te kishte engjellin perkrah saj.Jetonte me ato kujtime te bukura,buzeqeshte me to,zhdukte cdo imazh qe ia prishnin ato kujtime,mbyllte syte e saj te lodhur dhe pershperiste fjalet qe dikur dikush i kishte thene.Fjale qe dikur sheronin shpirtit ndersa sot e vrisnin.

Nuk dinte asgje,nuk e njihte me oren e sa dite kishin kaluar.Vetem lutej qe dikush te vinte dhe ti hapte deren e lirise,te vraponte per te kerkuar lumturine e fundit qe i kishte mbetur ne kete bote.

Ku ishte?

Kurre nuk i folen me per te,asnjehere nuk e mori vesh nese ishte mire,se dikush po kujdesej per te.

Cili ishte fati i tij?

Shpresonte qe ditet e ftohta te dimrit ti kishte kaluar ne nje krevat me batanije te ngrohte dhe jo ne dyshemene e trotuareve i mbuluar nga kartonat.Neteve kur qante te ishte dikush qe e perqafonte fort dhe ti thoshte qe nuk ishts vetem dhe jo duke u strukur si nje kotele e braktisur,kur te jete semurur dikush ti kete qendruar afer dhe ti kete kapur doren.Ajo e dinte qe ishte gjalle zemra e nje nene e di kete por ku  kishte perfunduar i vogli i saj.Ishte rritur,por nuk e pranonte.

E mbante akoma ate copez letre.Qante sa here e shtrengonte ne kraharor,e cdo here ajo leter lagej nga lotet e saj.Kishin mbetuar akoma ato shkronjat te shkruara nga dora e vogel e nje djali pese vjecar.Ato shkronja qe mund te ishin lexuar me mijera here nga ajo grua e lodhur dhe e kerrusur.E puthte cdo sekonde sikur te ishte aty afer saj.Nuk ia dhane mundesine ta shikonte perseri,askush nuk e solli sikur edhe per disa minuta sa ti ndjente aromen,sa ti puthte ato faqe te buta e te vogla.

Edhe sa i kishte mbetur qe te perqafonte perseri te emblin e saj.Kishte humbur shume ditelindje,kishte humbur shume vite te bukura,kishte humbur jeten e saj, i kishte humbur te gjitha.Nuk kishte me jete ,nese do te ishte per te do te kishte vdekur me kohe,nuk do te kishte pritur kaq gjate,por ajo kishte nje arsye per te jetuar dhe do te jetonte keto vite qe i kishin mbetur me thesarin me te madh qe i dha jeta.

I kujtohej kur mori vesh lajmin se do te behej nene.I dukej e pabesueshme,edhe pse ai ishte shume i vogel brenda saj,arrinte ta ndiente kur prekte barkun.Rritej cdo dite.Kishte nete qe nuk flinte gjume,i dukej sikur do ta lendonte dhe gjithmone rrinte ulur.Kishte raste qe flinte ashtu.I kujtohej se sa shume bertise kur ai shkelmonte dhe si burri i saj qeshte me te madhe nga reagimi qe bente.E shikonte barkun dhe pa shenjat qe i kishin mbetur nga lindja.Ndoshta shume femra nuk do guxonin kurre te tregonin trupin e tyre per shkak te ketyre shenjave por per te ishin shenjat me te bukura ne bote.Ishin shenjat qe tregonin se kishte sjelle ne jete nje dashuri.

I mungonin perrallat para gjumit,nina nanat qe kendonte.I mungonin zgjimet e mengjesit,i mungonte dora qe kapte cdo dite.I mungonte ti shprehej dikujt dhe te qante problemet e saj.Cfare nuk i mungonte.As listat e deshira te Babagjyshit nuk ishin aq te shumta sa lista e gjerave te kesaj gruaja.

A i mungonte?

Te shpeshta ishin momentet kur i bente kete pyetje vetes sa here qe shkonte per te fjetur ne ate krevat me gunga qe te derrmonte trupin e te linte shenja.Shpresonte qe ti mungonte,te mos e kishte harruar.Kishte frike se mos e urrente,se mos mendonte se e kishte braktisur.Nese do e lejonte do ti tregonte te gjithe historine.Sado te veshtire do ta kishte nuk mund te genjente,por do te arrinte te mos e mbushte shpirtin me inate dhe urrejtje.Ai duhej te isht nje djale i mire,te ishte si ajo por jo te merrte cdogje nga ajo.Nese mendoni se po tregohet egoiste nuk eshte aspak keshtu.Ajo kishte arritur te kuptonte se miresia,dashuria e tepert te lendon dhe te vret pikerisht ne momentin kur nuk e prisje se do te ndodhte.

Njesoj si ajo.

Por vajza e embel dhe e pafajshme qe te tjetret njihnin dikur nuk ishte me.Ngjarjet e ndryshuan,njerzit po ashtu.E mesuan se per tej asaj magjie me zemra te ngrohta kishte lindur dhe ligesia qe nuk e kishte njohur kurre.Askush nuk do te arrinte te njihte me ate.Jo vetem pamja e saj qe kishte ndryshuar por dhe qenia e saj.Nuk mund te themi se u be e lige si ata pot thjesht e ftoht.Nje grua pa ndjenja,nje grua qe nuk besonte me ne lotet e te tjeterve.Sa shume kishte arritur tw njihte njerzit,te kuptonte se sa te ndryshem jane,sa tinzare,urryes,ziliqar mund te ishin.Sa shume duhet te jesh e eger qe te tregosh  se ti nuk je e dobet.Duhet te arrish qe ndonjehre te kene frike prej teje,perndryshe nuk do arrish kurre te jesh gjalle.Do te qeshin me ty,do te godasin fort si bisha te egra qw vrapojne per te kapur prene e tyre.Ne koken e saj ndodheshin dy emra me te cilen ishte betuar qe do ta paguanin.

Gjerat nuk ishin me njelloj. Kjo grua tani ishte dikush tjeter dhe ata qe donin ta fundosnin nje dite do perjetonin  te njejtin fat si ajo.

A do te ishte ajo qe do ti jepte fundin e merituar......?



Një jetë midis ferritWhere stories live. Discover now