10

4.6K 112 0
                                    

                    *AJLA*

Pasi doli Liami nga klasa u ula ne banken time dhe hapa shenimet e mia. Mendjen e kisha tek ai. Se di pse me bente te ndjehesha kaq e veçante. Asnje djale nuk me ishte afruar kaq dhe aq me pak te me dhuronte nje trendafil. I adhuroja syte blu qe me shmangeshin shume here dhe se kuptoja pse. Ndjeja flutura ne barke sahere e shihja apo i flisja edhe pse me largohej ndonjehere. Ndoshta e teproja dhe une, por perseri Liami me shkaktonte ndjesi te reja, qe te benin tjeter njeri. Ai po kujdesej per mua dhe kjo ma ngrohte zemren. Po filloja te ndjeja per te valle? Sa frike kisha nga dashuria, sepse perveç lumturise ka dhe zhgenjime. Teksa po mendoja, u shkeputa nga mendimet e mia kur trokiti dera. Hyri Liami.
Liam: Hei.
Ajla: Hei. Harrove gje?
Liam: Jo, te solla dicka per te ngrene.
U skuqa. Sdo kishte vajze qe te mos binte ne dashuri me veprimet qe bente ky djale. Ai kujdesej per mua dhe un nuk kujdesesha per veten. Nese do bija me dashuri ai sdo e merrte vesh kurre. Ai me shihte si shoqe e asgje me teper...ndersa un thjesht do e mbaja ndjenjen te mbyllur dhe te frikesuar semos ndoshta nje dite do dilte dhe ai do e kuptonte qe po ndjeja per te. Me trembte ai djale. Liami kur me pa te skuqur qeshte dhe mu afrua. Po me dridheshin gjunjet dhe ndjeja aromen e tij. Me dukej sikur po merja frymen e vertete ne ato momente.
Ajla: Faleminderit Liam, por nuk kam uri. Haje ti.
Liam: Ska kundershtime. Ti ha se nuk dua te rrish pa ngrene.
Ajla: Pse?
Liami nuk foli. Nuk e priste ate pyetje nga une. Dhe une u skuqa. Po shikoheshim ne moment dhe dridhesha. Syte e tij blu ishin fokusuar tek une, qe nuk ja kisha iden si dukesha.
Ajla: Liam me fal e di qe e teproj.
Liam: Dua te hash se je e dobet. E more pergjigjen? Mere dhe haje.
E mora dhe po nisja te haja pa folur. Liam erdhi dhe u ul tek banka ime dhe me shikonte hera heres.
Ajla: Ha si kalama e di.
Liam: Me pelqen menyra si ha. Je si bebe. ( me ngriti baluken qe te me shikonte me mire dhe buzeqeshte. Shkrihesha nga buzeqeshja e tij pa e kuptuar. Por dicka shpresoja, qe ai te mos kuptonte gje, pasi kisha frike semos do e humbisja)

                  *Liam*
Shkova ne banken time teper i lumtur. Ajo hengri ate qe i cova une. I shikoja syte e saj pa friken se do me pushtonte ndjenja e dashurise. Une e kuptova dhe e prisja krahehapur sahere qe vinte tek une. Me rrembte ndjenja qe kisha per Ajlen dhe nuk doja te me ikte. Me lumturonte dhe isha vetvetja prane saj. Doja te kujdesesha per te, ajo meritonte shume me shume.

                         • • •

Pas mesimit vendosa ta percillja per ne shtepi pasi Eni do ikte me Aleksin te luanin bilardo. Une do ikja me vone.
Liam: Ajla eja te te percjell per ne shtepi.
Ajla: Mos u mundo Liam iki vet.
Liam: Leri keto po hip ne makine ( po me shikonte disi me frike. Se kuptoja dot cfare kishte. Une sdo i beja kurre keq asaj.)
Liam: Te lutem ki besim tek une. (I zgjata doren. I humba shpresat nje moment dhe u bera gati ta terhiqja doren, kur gishtat e saj te holle e bardhoshe shtrenguan doren time. Pse spo vdisja ne moment? Vetem kjo pyetje me rrotullisej ne mendje)
Ajla: Kam besim tek ty Liam. ( dhe hipi ne makine)
Hipa dhe une ne makine dhe u nisem. Po ecja avash pasi doja ta shihja me shume. Ajo veshtronte nga dritarja sikur syri i saj donte te kapte gjithcka ne sfond.
Liam: A je rehat?
Ajla: Oh po Liam. Faleminderit.
Liam: Nese do muzik hape vet aty. Bej ca te duash se kam problem.
Ajla: Jo skagje jam mire dhe keshtu.
Nuk folem me me pas. Ngopesha e ngopesha duke pare Ajlen me bisht te syrit. Ishte kaq e mire dhe do beja cdo gje per t'i fituar zemren dhe per te mos e humbur kurre. Po futeshim per tek lagjja e saj.
Ajla: Liam te lutem vendose makinen prapa pallatit pasi njerezit flasin dhe kushedi ca mund te mendojne per ne.
Liam: Ke te drejte, ja ta parkoj makinen ketu.
E parkova makinen dhe e fika. Asnje nga ne nuk po leviste.
Ajla: Epo, mirupafshin Liam. ( hoqi rripin dhe u be gati te hapte deren)
Liam: Ajla prit...
Ajla: Po? (Zemra po me dilte jashte kontrollit. Si mund ta ftoja ndonje dite per te dal?)

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now