92

3.3K 86 5
                                    

* Ajla *

Era e spitalit, fytyra te zbehta, te bardha, qetesia zhurmuese po me mbysnin. Isha e derrmuar dhe me dukej sikur nuk jetoja. Dashuria ime ndodhej brenda mes qindra aparaturave. Do çmendesha. Nuk dija çfare te beja. Vijne prinderit e Liamit dhe me perqafojne. Sa here qe me perqafonin ja plasja me keq, me dukej sikur me thoshnin "ça t'i besh keshtu ishte shkruar". Nuk ndihesha e qet. Ne moment del nje doktor me dorashka te gjakosura.
Ajla: O zottt...
Bertita dhe mbuloja gojen me duar. U ula ne mberdhe dhe fillova te qaja me sa kisha fuqi dhe gjyshja me mamin e Liamit me mbanin. Leshova krahet prej tyre dhe shkova te doktori.
Ajla: Eshte gjalle? Te lutem me thuaj qe eshte mire. Gjaku i tij? O zot te lutem me thuaj qe eshte mire.
Doktori: Ju jeni?
Ajla: E fejuara.
Doktori: Hoqa plumbin. Ishte shume afer arteries se zemres. Ka humbur gjak dhe... eshte ne koma. Por ka shprese. Mua te me falni tani por duhet te vazhdoj per te pare me tej pacientet e mi.
Ajla: Te lutem doktor, dua ta shikoj...
Doktori: Hyni, por jo te gjithe. Ka nevoj te pushoj. Dhe ju lutem mos qendroni shume.
Hyra ngadal dhe pash ate. Fytyra e tij engjellore ishte e zbehte dhe kaq...pa jete. Buzet i kishte te zbardhura,nuk kishin me ate ngjyren e trendafilit. Syte posht i kishte te enjtur. Ishte i mbeshtjell me nje fasho te madhe ne shpatull dhe ne kraharor dhe aparaturat e rrethonin. Shikoja ne monitor rrahjet e zemres qe i kishte te dobeta. Iu ula prane dhe i perkedhela koken. E putha lehte ne buzet dhe lotet nuk i mbajta dot.
Ajla: Liam, jeta ime hapi syte e bukur. Te lutem mos me ler vetem.
Ula koken ne cep te krevatit dhe ngashereja tere pendes. Ishte faji im qe nuk e kisha degjuar, sa doja ta ktheja kohen pas. Nese ai nuk do rezistonte dot as per mua jeta nuk do kishte kuptim. Me mungonte ai dhe pse e kisha aq prane, buzet qe me flisnin dhe puthnin, syte qe me zhbironin ngado, duart qe me preknin dhe qe kurre nuk me linin te bija. Si do ishte jeta ime pa te? Si mund te jetosh pa fryme? Si mund te jetosh pa lumturi? Lotet e mi binin ne duart e Liamit qe i shtrengoja.
Ajla: Engjelli im mos me ler vetem mire? E di qe do çohesh dhe do jemi si me pare te premtoj. Une te besoj ty, te besoj me gjithe shpirt.
Ne moment erdhi nje infermiere.
- Me vjen keq, e di qe doni te rrini me gjate por nuk duhet shume vizita te zgjatura.
Ajla: Nuk ka problem.
(U çova aq ngadale sa isha gati te bija)
- Dukeni e lodhur, mund t'ju çoj tek ndonje dhome bosh dhe te pushoni ca.
Ajla:Nuk eshte nevoja. Do te pres ketu derisa te sherohet.
- Te shkuara, do te te lajmeroj per çdo gje.
Ajla: Shume faleminderit.
Dola jashte dhomes me shikim nga Liami. Mbulova fytyren me duar dhe isha shume e lodhur por lotet nuk pertonin te rreshkisnin rreke neper fytyre.
Tana: Si eshte Liami.
Ajla: Jeton por ishte shume i zbehte.
Tana: Shpirti i mamit.
Tha Tana me zemer ne dore e duke qare. Berti e perqafoi fort dhe e ngushellonte.
Berti: Ai do behet mire une e di qe e kemi djalin e fort.
Gjyshja: Ejani t'ju çojme ne shtepi, jeni te lodhur dhe pushoni qendrojme ne sot.
Ajla: Une do qendroj derisa ai te zgjohet nuk leviz prej ketej. Shkoni ju se do ju lajmeroj une per çdo gje.
Lea: As une nuk do te le vetem. Eni zemer, çoji ne shtepi prinderit e Liamit dhe gjysherit dhe na sill rroba se jemi ende me fustan.
Eni ishte kaq i ndrydhur dhe kaq i perhumbur. Ai thjesht tundi koken pa folur asnje fjale dhe iku para me koken ulur.
Gjyshi: Eni eshte tronditur shume.
Lea: E di, pak po vuaj per Liamin por dhe Eni me rendon me shume. 
Une nuk fola me teper dhe u ula ne nje stol. Isha e derrmuar. Ata u nisen per ne shtepi dhe aty mbeta me Lean e cila me rrinte ne krah.
Lea: Mos u merzit shpirt, do e shikosh sa mire do behet dhe do kthehet perseri mes nesh.
Ajla: Per kete gje po lutem Lea, nuk e di a do jetoj dot me nese ai iken. Nuk mund te me lere vetem.
Lea: Dhe nuk do te te lere vetem. Mos i mendo keto gjera.
Lea me perkedhelte nga shpatullat dhe koken e kisha mbeshtetur tek supi i saj. Me kishte zene gjumi ne krahun e saj. Nuk e dija sa mund te kisha fjetur por u çova dhe ishte zbardhur. Eni kishte sjelle rrobat tona dhe ishte mbeshtetur tek muri prane deres se dhomes se Liamit dhe po dremiste.
Ajla: Sa keq me vjen per Enin. Shkoni ne shtepi Lea. Qetesohuni dhe merrni nje sy gjume.
Lea: I thash dhe nuk me degjoi. Nuk e kundershtoja dot por ja do mundohem.
Lea afrohet prane Enit.
Lea: Shpirt, zgjohu dhe shkojme fleme pak ne shtepi.
Eni: Nuk dua, nuk dua te le vllan vetem. Ai eshte vellai im.
Filloi te qante si femi i vogel. Lea e perqafoi dhe ai e shtrengoi pas vetes dhe e puthi ne buze. Sa do doja te kisha prane Liamin dhe te mos kishte ndodhur asgje nga keto. Nuk mundem dot pa te.
Lea: Ikim zemer, Ajla do na lajmeroj.
Eni tundi koken dhe u çua.
Eni: Ajla te lutem na thuaj per çdo gje.
Ajla: Mos ki merak.
Eni: Do te te blej ndonje gje per te ngrene?
Ajla: Jo nuk kam uri.
Eni: Po pate nevoj per gje na merr.
Tunda koken si e lodhur qe isha dhe u perqafova te dy.
Eni: Na ke ne, nuk do te te leme vetem.
Ata filluan te iknin dhe une u ula ne stol duke pritur djalin qe dashuroja te hapte syte ne ate dhome te ftohte spitali

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now