87

3.3K 93 4
                                    

Shkuam deri ne nje nivel qe arrinte te kraharori im. Dena e dinte notin dhe Eni po ashtu. Levizem dhe pak me tutje.
Ajla: Eni nuk e di notin.
Eni: Vertete e ke?
Ajla: Nuk po tallem, nuk e di vertet notin.
Eni: Eja kapu tek dora ime.
Ajla kapet tek dora e Enit dhe vazhduam pak me tutje.
Dena: Nuk po e prek dot token.
Liam: As une.
Dena: Mund te me mbash te lutem.
(Duke duke me shkelur syrin. Une pa e pare Ajlen i kapa doren. Ne moment Ajla nga inati leshon doren nga Eni. Ishim shume thelle dhe Ajla fillonte tu jepte kraheve dhe kembeve kuturu. U zhyt poshte ujit)
Liam: Ajlaaa.
(Bertita me sa kisha ne koke dhe u zhyta ta kapja. Ajo i kishte syte e mbyllur dhe sa vinte e shkonte me posht. Pas meje vjen dhe Eni e po mundoheshim ta kapnim. Arrita te kapja doren e Ajles dhe me pas trupin dhe dolem ne siperfaqe. Ajla ishte pa ndjenja. E perqafova fort dhe shkuam derisa kembet na preknin token.
Liam: Ajla, e vogla ime çohu. Ajla. Ajlaa.
(I thoja teksa e ferkoja nga fytyra qe te permendej. Ajo nuk po zgjohej dhe buza i ishte bere lejla.)
Liam: O zot ça bera. Engjell zgjohu te lutem! Engjelli im hapi syte. Nuk jetoj dot pa ty Ajlina çohu.
Lotet filluan te me nxehnin fytyren. Eni vuri doren para gojes dhe Dena rrinte e merzitur.
Eni: Ajla çohu.
(Thoshte Eni teksa mundohej ta mbante te koka)
Liam: Ajla ime, me fal jeta ime çohu nuk do e bej me kurre. Te lutem çohu.
Fillova ta shtypja me zor ne kraharor.
Liam: Zott ça bera.
Fillova te bertisja teksa mbaja Ajlen ne krah.
Ajla ne moment filloi te kolliste e te nxirte uje. U kollit dhe une i mbaja floket. Zot faleminderit! Ishte hera e pare ne jeten time qe i falenderohesha me shpirt Zotit. Syte e saj u çelen pak dhe e perqafova fort dhe e putha ne buze.
Liam: E vogla ime, nuk e lejoj kurre te ndodhi kjo apo diçka tjeter.
I thash teksa e pushtova me krahet e mi dhe e putha ne qaf. Ajo me shtrengoi lehte me krahet e pafuqishem.
Ajla: Dua te dal...nga..uji...
Liam: Po engjelli im.
E mora hopa ne krah dhe dolem ne breg. Ajo sikur u be me mire dhe fytyra filloj te merrte ngjyren e saj normale.
Ajla: Me zbrit posht. Do na shikojne gjysherit dhe eshte turp.
Liam: Po perdore do te te mbaj.
E zbrita dhe e mora per dore deri te shezlloni.
Gjyshja: U kenaqet? Ajla nuk e di mire notin besoj se ta ka thene.
Une qesha tere siklet dhe vura doren mbrapa kokes.
Liam: E di e ndihmova pak ta mesonte.
Pas nesh vjen Eni me Denen.
Dena: Mua te me falni por po me pret shoqja tek shezlloni. Shihemi me vone.
Edhe iku pak me tutje dhe Ajla e ndoqi pas. Pas saj u vura dhe une. Eni po rrinte i shushatur dhe nuk dinte ç'te bente.
Ajla: Ndalu pak.
Dena: Me mua e ke?
Ajla: Me ty e kam.
Dena: Ça do?
Ajla: Mos guxo ta prekesh Liamin me dore ne rregull? Eshte i fejuari im dhe s'ke te drejte fare qe as ti flasesh jo me ta prekesh a mire?
Dena qeshi me te madhe.
Dena: Ah moj sheqerke, nuk i di mire gjerat ti. Po mos i bej me interesanten se nuk e pe ti si u be kur u mbyte po e pame ne. Lere djalin te te flasi dhe jepja nje shans per tu degjuar. Me pas e vendos ti se ça duhet te besh. Mirmbetshi!
Dena i kthehu kurrizin dhe nuk e la Ajlen te fliste. Ajo u kthye nga une.
Ajla: Pra ti me shpetove?
Liam: Kush tjeter. Erdhi dhe Eni te me ndihmonte. Ishte goxha thelle.
Ajla: Epo...faleminderit..qe me shpetove.
Tha pa me pare ne sy. E kapa te mjekrra dhe ia ngrita fytyren lart. I hodha baluken pas per t'i pare syte e bukur.
Liam: Do beja gjithçka per ty engjell. Dhe jeten do e jepja pa e menduar dy here nese do duhej.
(I peshperita)
Liam: Eja ikim.
Gjyshja: Tani shiko Ajlen me Liamin. Sa shkojne me njeri tjetrin. Po sikur Liami te afrohej me Ajlen. Ai eshte djale flori. Çupen e kemi yll. Pse mos jene bashke?
Eni: Dhe mua me duket shume ide e mire.
Gjyshi: A nuk harrove qe ai donte nje vajze?
Gjyshja: Nese vajza nuk do e besoj dhe do e braktis, ai do shikoj jeten e tij. Ata shkojne kaq shume bashke shikojini.

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now