94

3.4K 90 9
                                    

Me kishte zene gjumi prane Leas dhe çohem nga kerrcitja e deres. Ishte infermiera qe kishte ne mbikqyrje Lean derisa te çohej. Shikoj oren dhe ishte pasdite. Duhet te shkoja te shikoja Liamin.
Ajla: Zemer, me duhet te iki te shikoj Liamin.
Lea: Vazhdo, per çdo gje na ke neve.
Ajla: Patjeter.
Dola nga dhoma dhe shkova te dhoma e Liamit. Mbylla deren dhe shkova drejt tij.e putha si çdo dite ne ate krevat te zymte dhe hapa pak perden.
Ajla: Jet ketu eshte shume erresire prandaj hapa pak perden.
U ula prane tij dhe i mora doren. Ishte i ftohte. Shikoja shpesh here rrahjet e zemres dhe ishin te dobeta, nje ritem si para nje jave.
Ajla: Kam nje lajme engjell, Eni do behet baba te besohet? Lea eshte shtatzen. I ra te fiket dhe nga analizat morem vesh eshte 3 javeshe. Une do behem teze dhe ti do behesh xhaxha. A nuk eshte nje lajm fantastik?
Perseri ai rrinte sy mbyllur dhe asnje reagim. Mbeshteta koken si gjithmone prane duarve te tij dhe fillova te vajtoja. I kisha humbur shpresat dhe me dukej sikur Liami po shkonte.
Ajla: Me fal, te lutem me fal. Kam qene çdo çast me ty qe kur erdhe ne kete vend te akullt dhe kaq te vetmuar. Te kam folur mos reagoje, oh sa keq qe ndihem. Si do jetoj pa ty Liam si? Mos shko, me mendo mua. Sa do doja te me degjoje. Te dua Liam, te kam gjithçka. Te dua si e çmendur. Hapi syte jet, hapi per veten dhe per mua.
Vazhdoja flisja teksa qaja e qaja.
Ajla: Mu be qefi per Enin dhe Lean vertet, por pse mos e kishim dhe nje beb tonin? Apo dy apo tre qe doje ti jet? Do i benim topolak dhe me syte si te tut. Sa bukur do ishte, do ishim nje familje e lumtur. Do kisha prane mashkullin me te mrekullueshem ne bote dhe tre engjej qe do na gezonin shtepine. Kjo eshte ajo qe ke dashur dashuria ime, kjo eshte.
Thoja teksa terhiqja hundet lart si qurrashe e vogel dhe lija lotet te me lagnin fytyren. Shtregoja fort çarçafin e krevatit dhe zeri i te qares sime oshetinte e mbytur ne dhomen plot trishtim.
- Sig...sigurisht qe do e kemi engjell.
Degjova keto fjale. Ishte zeri i dashurise sime dhe me dukej kaq e pamundur.
Ajla: O zot kam filluar te degjoj zera tani.
Ne çast ndjeva nje dore qe me perkedheli koken. Ajo dore me beri te rrenqethesha. Ngreh koken ngadale sikur te kisha prane nje fantazem dhe shikoj Liamin. Zot Liami kishte hapur pak syte dhe po me buzeqeshte pakez me cepin e buzes. Lotet rrodhen dhe me shume dhe e perqafova fort.
Ajla: Ti u ktheve, ti u ktheve Liami im.
Liam: Gjithmone kam qene me ty, thjesht nuk mundesha dot te hapja syte.
Ajla: Te dua, mos me ler vetem.
Liam: Nuk do ndodhi kurre.
E putha ne buze lehte dhe ai me kthehu puthjen. Sa me mungonin ato buze. Sa me mungonte shikimi i tij dhe ja tani tek e kisha. Zemra me gufonte nga vendi dhe ishte ne ekstaz.
Ajla: Prit te therras te tjeret.
Liam: Jo... pr..prit pak te...rrime bashke.
Ai nuk kishte shume force te fliste dhe syte i mbante gjysem te hapur.
Ajla: Fol per ça ke nevoj jet? Jam ketu per ty me thuaj?
Liam: Per ty...per ty kam nevoj.
U buzeqesha dhe e putha ne ball.
Ajla: Ketu jam dhe nuk do te te iki kurre.
I mora doren dhe ia putha.
Liam: Me mori malli per ty.
Ajla: Me shume mua.
Liam: Te dua.
Ajla: Une me shume.
Ai merrte ngadale doren time tere sforcim dhe me puthte.
Ajla: Mos leviz shume se nuk ke force. Une ketu jam nuk do iki asgjekundi. 
Pash monitorin e rrahjeve te zemres dhe po i normalizoheshin. Faleminderit Zot qe ma ktheve! E perkedhelja nga faqet dhe merrte fryme thelle.
Ajla: Si ndihesh? Ke dhimbje?
Liam: Kam pak.
Ajla: Do shkoj te therras mjeket. Duhet te vazhdosh te kurohesh.
Liam: Prit.
Ajla: Çfare?
Liam: Me jep nje puthje. Se nuk çohem dot pa ta merrja vet.
Iu afrova dhe e putha ne buze pak fort dhe e kafshova lehte.
Ajla: Do me kesh gjithe jeten qe te kenaqesh dhe te ngopesh me mua.
Dola jashte duke buzeqeshur dhe shikoj qe dhe Lea ishte ngritur nga krevati dhe po rrinte me Enin. Vajta i perqafova te dy fort dhe ata u habiten.
Ajla: Liami u zgjua. Eshte i lodhur por eshte zgjuar me foli.
Eni: Vertet? Vellaaa.
Iken Eni me pas me vrap te dhoma e Liamit. Lea duhet te qendronte ulur sa te mbaronte dhe nje serum dhe une shkova lajmerova doktoret.  Mora me pas te shpise ne telefon dhe ata qeshnin te gezuar dhe u nisen drejt spitalit.

*Liam*

Ndjehesha gjalle, prane Ajles dhe gjithe familjes sime te madhe.
Eni: Shyqyr o burr na i bere gjakun uje.
Dhe me perqafon fort.
Liam: Jam kocke e forte kishe dyshime ti?
I thash duke qeshur pak me sforcim nga dhimbja.
Eni: Jo vlla. Po te shikoje Ajlen si u be. Si bertiste e nuk e donte veten. Ka kaq kohe nuk ka ikur ne shtepi ketu me ty ka qene dhe prane teje e zinte gjumi me mijra here.
Zemra filloi te me rrihte me shpejt. E degjoja dhe e ndjeja Ajlen thjesht nuk mundesha dot ta prekja.
Liam: Po ti vella, do na besh xhaxha eee.
Eni: (buzeqeshi me shpirt) Eh ç'ti besh. Se ke idene sa u gezova. Kishim kaq kohe ne merak per ty dhe ai lajm na erdhi si nje sherim per shpirtin. Jam shume i lumtur qe do behem baba e pse duket e pabesueshme. Lea po kurohet dhe se shpejti do vij ketu, per te mos thene qe do kete mbaruar serumin.
Ne moment hapet dera dhe shikoj te gjithe, mami babi gjysherit e Ajles Ajlen Lean dhe dy doktor. Me takuan te gjithe dhe filluam te bisedonim. Me pas doktoret deshen te largoheshin dhe une duhet te qetesohesha. Para se te iknin therrita Ajlen.
Liam: Vogelushe eja pak ketu.
Ajla: Mos ke nevoj per gje?
(Me peshperiti prane fytyres. E rrembeva ne puthje dhe me pas u shkeputa prej saj duke qeshur.)
Liam: Te dua mos harro.
Ajla u be spec i kuq ngaqe ishim ne prani te te gjithve dhe ajo nuk ishte mesuar shume me kete gje. Te gjithe qeshen dhe filluan te dilnin nga dhoma.
Ajla: Çfare ishte ajo qe bere?
(Me tha me ze te ulet)
Liam: Prit sa te dal nga spitali shikoje ça do te te bej.
(I thash me ze te ulet duke e puthur ne hunde. Ajo beri sikur u acarua dhe po qeshte. Me puthi ne buze dhe u largua nga dhoma. Doktoret filluan te me kontrrollonin dhe me pas me zuri gjumi.)

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now