74

3.5K 85 4
                                    

*Ajla*

Isha teper e lumtur. Me Liamin ndjehesha ne qiellin e shtate. Ai me percolli deri prane shtepise. U futa brenda shtepise dhe po pergatisja darken me mamin. Ajo ishte me e sigurt tek une pasi i kisha treguar per Liamin. Doja gjithashtu qe dhe babi ta dinte per ne,ne fund te fundit nuk isha me e vogel. Shkoj lart ne dhome dhe pres Liamin te vinte nga dritarja ashtu si çdo here. Vesha nje bluze te tijen dhe u shtriva ne shtrate. Teksa rrija me syte nga tavani mbushur me yje me vjen nje mesazh.

- Ben mire te mos i afrohesh me Liamit tim.

Liami jot??? Me ra tavani mbi koke me ato fjale. Kush ishte ky person qe e quante Liamin te tijen?

- Kush je ti qe e quan Liamin tendin? Dhe çfare ke ti me te?

Ne moment me vjen nje video. Duart me dridheshin dhe nuk po kuptoja dot asgje. Hap videon dhe ç'te shoh, Liami, po Liami im ishte i shtrire dhe siper tij...siper tij nje femer. Oh perendi ishte Viola. Ajo i hoqi kemishen, dhe e puthi. Zot nuk mund ta besoja, Liami me ka bere kete gje? Jo duhet te jete ndonje gabim.

- Tani ben mire te zhdukesh nga jeta e tij.

Lotet me nxehen faqen dhe bota mu shkaterruar perpara syve. Çfare njeriu, si arriti te bente ate gje. Zot me dukej sikur po vdisja perbrenda dhe merrja fryme me veshtiresi. Pash oren dhe Liami duhet te vinte tani. Nuk do e lejoja te shkelte me dhe te me shikonte me. I bllokova numrin dhe dritaren e kyça. Hoqa bluzen dhe e flaka tutje dhe ashtu sic isha u shtriva ne shtrat per tu mbytur nen lotet e mi. Jasteku qahej me mua dhe isha gati te ulerisja e te mos pushoja derrisa shpirti te mos kishte me fuqi. Fika telefonin dhe doja te zhdukesha. Teksa qaja pa pushim, degjoj nje te trokitur ne dritare. E dija qe ishte ai dhe fal Zotit kisha rregulluar perden per te mos pare nga brenda. Ai po trokiste me fort dhe zemra me rrihte si e marre. Si arrita ti besoja atij si? Me vinte plasja dhe njekohesisht zemra po me vdiste brenda kraharorit. Mu kujtua Kleanti, ai kishte plotesisht te drejte dhe une si budallaqe besova kete ndyresire. Zot, doja te merte fund ky ankth. Nuk e di sa mund te kishte qendruar Liami ne dritare, po e degjova teksa zbriste poshte dhe hipi ne makine. U çova na shtrati e pse trruri me thoshte jo dhe u afrova prane dritares per te pare ate. Ende e doja si dreqi, ende doja ti ndjeja aromen dehese te tij por duhet te mblidhja veten dhe te rrija me kembe ne toke. Teksa isha gati te shtyja perden syte e derrmuar vune re diçka prane dritares. Ishte nje trendafil i kuq. Hapa dritaren per ta marre, i thitha fort aromen dhe u pendova. Ndjeva me shume dhimbje brenda vetes. Ajo dhimbje me beri te prishja trendafilin dhe ta flakja tutje, per tu vyshkur njesoj si dashuria ime fatkeqe.

U çova ne mengjes me dhimbje koke. Me dukej sikur mbaja mbi supe tere pallatin. Rregullova dhomen tere pertese dhe shkova ne kuzhine.
Mami: Mirmengjes bij.
Ajla: Mirmenges mam.
Mami: Sikur nuk me dukesh mire sot...
Ajla: Jo nuk po me zinte gjumi dje dhe pertoja te çohesha tani.
Mami: Po ti flije o mam se pushim e ke.
Ajla: S'ka gje mami.

(Genjeva dhe ajo e kuptoi e pse nuk tha gje. E si mos me pyeste kur une isha si mos me keq, me syte enjtur, sustat qe kisha ne koke si mos me keq. Duhet te qetesohesha, duhet te hiqja mendjen. Kisha kohe pa vajtur ne biblioteken e madhe. Te gjithe librat qe kisha ne dhome i kisha lexuar dhe rilexuar. Shkova ne dhomen time dhe hap dollapin. Mendja me rrinte te Liami, isha kaq bosh. Mora çka me kapi dora dhe u vesha pa i kushtuar rendesi. Vendosa make up te lehte sa per te mbuluar shperfytyrimin qe kisha si pasqyr te dhimbjes. Mora nje çante kurrizi dhe vesha atletet te zeza adidas. Pershendeta mamin, pasi babi nuk ishte ne shtepi por ne pune dhe dal me kufje ne vesh. Muzika u be si alkool per mua, si nje ngushellim dhe perqafim pa krahe per mua. Eca ne rrugen kur Liami ndalonte makinen per te ardhur tek une. Ah sa me dhimbte shpirti, se kuptoja çfare i mungonte nga une qe te hidhej ne krahet e dikujt, e veçanerisht te Violes, asaj qe ai "nuk ja varte". Ndalova muziken per te marre Lean ne telefone dhe ndjej nje makine qe ecte ngadale pas meje. U tremba per nje çast dhe shpejtova hapin. Makina gjithashtu rriti pak shpejtesine. Zemra po me rrihte si e çmendur dhe kembet e mia donin te ecnin akoma me shpejt. Nisa te vrapoja derisa makina kaloi para kembeve te mia. Perendi, ishte makina e Liamit dhe ai del nga makina. Dukej kaq ndryshe, dhe ate ndryshim nuk ja dalloja dot. Mu afrua dhe mbante ere alkool. Ai ndoshta ishte dehur.

Liam: Çfare me bere dje? Pse nuk e hape dritaren? Pse me ke bllokuar numrin? Pse me luajte nga mend? Pergjigjmu!

(Thoshte me ze te larte dhe i nevrikosur)

Ajla: Sepse ne nuk kemi me pune me njeri tjetrin. Me çove ne shtrat me more çfare te deshi qefi dhe ja arrite qellimit. Ça do me tani prej meje?
Liam: Çfare dreqin po flet?

(Dukej konfuz dhe kjo gje me acaroi dhe me shume nervat)

Ajla: Dil nga jeta ime pergjithmone Liam. Mu zhduk nga syte. Kujton se jam aq injorante? Ne rregull e pranoj isha idiote qe te besova ty. Por tani nuk ka me.
Liam: A mund te ma shpjegosh ku e ke fjalen?
Ajla: S'ka nevoj per fjale te teperta, shikoje me syte e tu dhe ma moho po te duash.

Hapa telefonin dhe i tregova videon. Liam zgurdulloi syte dhe i ferkoi nje here me duar pastaj e pa prap. E futa telefonin ne xhep dhe e pash ne sy.

Ajla: Nuk ekziston me Ajla per ty dhe as Liami per mua.

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now