76

3.2K 88 6
                                    

*Ajla*

Ajla: Nuk e kuptoj si ma beri ate gje.
Lea: Ai te do duhet te kete ndonje gje ketu ne mes.
Ajla: E pash me syte e mi, e pe dhe vet videon. Nuk me hiqet nga mendja. Me dhemb shpirti me kupton?
Lea: Te kuptoj fare mire, une te pyeta e po te pyes, a do te bisedoj me Enin per kete gje?
Ajla: Nuk dua Lea. Nuk dua se e di qe mund te behet ndonje lemsh. S'kemi pse perziejme Enin ne keto pune ne fund te fundit e ka shoke ate do mbeshtesi.
Lea: Ja çaj koken pastaj une. Se une e pash, e ti e Liam e dini qe kjo gje eshte e vertete.
Ajla: S'ka me rendesi. U bene dy dite tashme, do me kete harruar dhe do kete vazhduar jeten i lumtur me Violen.
(Thash teksa trazoja me pip çokollaten e ftohte)
Me duhet te largohem qe ketej.
Lea: Ku do te shkosh?
Ajla: Duhet te shkoj ne durres, atje kam gjysherit, te pakten do heq mendjen andej.
Lea: Shko dhe bej e disa dite plazh.
Ajla: Eja dhe ti. Do kenaqemi shume bashke.
Lea: Kur te marre pushimet. Ti e di qe jam ne pune dhe nuk mund ta le.
Ajla: Eja kur te duash, gjysherit e mi jane super. Dhe ne plazh do shkojme bashke.
Lea: Patjeter.
Ajla: Çohemi tani? Vajti vone.
Lea: Çohemi.

U çuam nga lokali dhe ecem deri diku. Me pas pershendetemi dhe ndahemi secila ne rrugen e vet. Mendova te kthehesha tek biblioteka per te pare librat qe do vinin sot sipas sekretares. Shkoj ne biblioteke dhe futem brenda. Dukej e çuditshme por aroma e librave me qetesonte, e aq me pak historite qe mbanin brenda vetes. Me çonin diku larg, atje ku nuk me gjente dot askush. Po kontrrolloja per librin "Mendafshi Francez". E gjeta me ne fund dhe pa e menduar dy here e bleva. Dal jasht dhe doja te nisja leximin si nje njeri i fiksuar qe jam. Nisa te lexoja por me ate ritem pas dy ditesh do shkoja ne shtepi kshuqe e futa librin ne çante dhe eca me hapa me te shpejte. Kaloj prapa shtepise dhe shikoj makinen e Liamit. Zemra po rrihte si e marre sa vendosja doren ne kraharor me friken mos me dilte jashte saj. Kaloj me hapa te shpejte dhe me koken ulur derisa futem ne pallat. Ndaloj per nje çast duke u mbeshtetur ne mur dhe marre fryme thelle me syte e mbyllur. Zgjas pak koken per te pare nga makina dhe shikoj qe makina ishte pa levizur dhe pa asnje njeri brenda. E çuditshme thash me vete, gjithsesi nuk duhej te me interesonte ai mund te bente ç'te donte e te shkonte ku te donte. Para se te kthehesha degjoj nje ze, nje ze shume afer veshit tim, nje ze qe do e njihja e mes mijra zerave, zeri qe me zgjonte fluturat ne bark dhe zemren te hidhej perpjet.

- Mua po me kerkoje engjell?
Ajla: Me trembe.
(Isha me gjakun uje dhe doren e kisha ne zemer. Por e mora veten shpejt dhe u xhindosa.)
Nuk po kerkoja njeri, aq me pak ty. Naten e mire!
(Thash pa e pare ne sy dhe bera te ecja por Liami me dori para sa u perplasa me kraharorin e tij. Aroma dehese e tij mu thith nga hundet dhe mu qelizat e trupit tim perjetuar nje lloj elekriticiteti rrenqethes. Ai mori fryme thelle.)

Liam: Vogelushe duhet te flasim.
(Beri te zgjaste doren drejt fytyres sime por e pa distancen time dhe e mblodhi grusht duke e terhequr.)
Ajla: S'jam vogelushe dhe nuk kemi çfare te flasim. Ajo qe patem ne ishte diçka koti dhe e pavlere.
(Fytyra e tij u pre nga fjalet e mia dhe ngeli i hutuar. Si mund te arrinte ta shtirte veten si te lenduar kur atij si interesonte. Epo po ti interesonte nuk arrinte ne ate pike qe te puthte tjetren.)

Liam: Nuk te lejoj te shkosh nese nuk me degjon çfare do te te them.
(Tha me zerin qe i dridhej. Syte ishin gati te me tradhetonin me lotet e tyre dhe u gelltita fort sa me dukej se dhe ai e kishte degjuar.)
Ajla: Nuk kam pse te te degjoj. Videoja flet vet. E kupton qe me shkaterrove ti bashke me ate palo femer qe u shtri siper teje ne ate dhome. Vajte per mbledhje andej dhe e bitise ne nje dhome hoteli me kemishe te zhveshur nga duart e saj. Ma shpifet!

(Inati nuk u ndal dot nga arsyeja. Shfryva dufin dhe perseri ndjehesha keq. Doja ta perqafoja e ta puthja si e marre e te ndjehesha siç me bente vetem ai te ndjehesha)

Liam: Nuk kam qene i vetdijshem me beso, nuk e di ça pata. Te betohem qe e ndalova. Ajo erdhi pas meje dhe une e ndalova.
Ajla: Pusho se nuk dua te te degjoj asnje fjale me shume. Nuk jane gje veçse justifikime. Keshtu do thuash per t'u shfajsuar por une nuk jam aq idiote. Te desha si e marre dhe tani? Shiko sikur jam trup pa jete. Te lutem duhet te shkoj ne shtepi Liam. Flije mendjen, kjo gje iku dhe nuk kthehet me. Mirmbetsh!

(Thash teksa bera te ikja dhe ndjej doren e tij tek kap krahun tim. Oh sa me mungonte prekja e tij dhe lotet mu dorezuan per te marre rrjedhen ne faqet e mia. Ashtu siç isha, e ngrire dhe e bllokuar nga ndjesite e shumta qe me falte ai njeri, mu afrua dhe me peshperiti ne vesh duke thithur dhe aromen e flokeve te mia. E ndjeva kaq prane dhe qafa ime u mbush me mornica.)

Liam: Engjell, je e sigurt qe do te iki prej teje?

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now