85

3.4K 93 6
                                    

Bera gati gjithçka qe duhej. Vesh rrobat e plazhit dhe rrobat e shkurtra persiper. Vesh nje pal tuta te thjeshta dhe nje bluze me menge te shkurtra.
Ajla: Liam??
Therrita teksa po shkoja per ne sallon me canten ne krahe. Liam u çua nga divani dhe erdhi drejt meje. Me mori çanten nga krahet.
Liam: Kete e mbaj une. Ikim tani.
Ajla: Gjyshe, nuk do vonohemi shume. Sa te mari Liami rroba plazhi se nuk ka.
Gjyshja: Nuk ka gje bij.
Ajla: Eja ikim.

Dolem nga shtepia dhe Liami vuri çanten ne bagazh te makines.
Liam: Eja shkojme.
Ajla: Eshte ketu afer, shkojme ne kembe?
Liam: Si te duash.

Mbylli makinen dhe filluam te ecnim. Ai ndezi nje cigare dhe nuk fliste pothuajse fare.
Liam: Notin ti se di ee?
Ajla: Jo.
Liam: E di ma ke thene me perpara, madje te kam premtuar se do te ta mesoj, nese do.
Ajla: Te shohim.
Liam: Dje nuk hengre darke.
Ajla: As ti nuk hengre.
Liam: Pse nuk hengre?
Ajla: Se nuk hengre ti.
Liam: Me kane penguar fjalet e tua.
Ajla: Ama dje te kerkova vet.
Liam: Ça rendesie ka? Me vrave me ato qe me the, apo se jam çun thuaj dhe une vari lesht nuk merzitem une?
Ajla: Mire i terheq ato qe te kam thene. Nuk dua te jem une shkaku qe ti nuk ha.
Liam: Do ha thjesht kur te mos jesh ti.
Ajla: Po kjo nuk do ndodhi.
Liam: Ha jashte. Nuk me gjen gje.
Ajla: Ne asnje menyre.
Liam: Ne sa menyra te duash ka.
Ajla: Ja ku eshte dyqani.

Dyqani ishte vetem me vajza. Zot, edhe kjo me duhej. Ne fakt ky ishte shkaku qe nuk doja te merja Liamin me vete. Ato i buzeqeshnin atij dhe ai ua kthente. Gomari i dreqit. Flirton me to me syrin tim.
Ajla: Ej, ketu mendjen.
(Ja bera me dore neper fytyre. Ai pa nga une me buzeqeshjen e stampuar pak me pare)
Liam: Ça ke? Po shikoj jeten time tani.
Ajla: Kur te mos jem une prezent se i kam zet keto lloj gjerash.
Liam: Po kur te beja per vete e kishe zet?
Ajla: Mbylle gojen e provoji keto.

Ai mori tutat e plazhit duke qeshur dhe shkoj ti provonte. Doli nga dhoma e proves.

Liam: Mire me rrine.
Ajla: E dija. Gustot e mia nuk me lene ne balt. T'i fusim ne qese dhe t'i marim.
Liam: Ke patur gusto qe me zgjodhe mua po tani ehe.
Rrotullova syte dhe ai qeshi. Shkoj tek tavolina ku kaloheshin gjerat. Atje ndodhej nje vajze me disa tatuazhe.
- Bukurosh keto do maresh vetem.
Liam: Po.
(Me pa mua edhe po nenqeshte me nervat qe po me beheshin sust si floket e mia.)
- S'te kam pare nga keto ane.
Liam: Keto kohe kam ardhur ketej.
(Zerin filloj ta bente joshes ndaj vajzes dhe mua po me soste durimi)
- Qenke i lezetshem. Kalo me shpesh ketej.
(Tha vajza duke i buzeqeshur)
Liam: Kur te duash, por nuk te premtoj gje se me ka zene rrota bishtin diku.
- A nuk mund ta heqim bishtin prej andej?
Liam: Veshtire se jo, me pelqen atje ku me eshte zene.
- Jeni i fejuar?
Liam: Aty rrotull, jo tamam. E ndjek kemba kembes dhe nuk po ma var me, si t'ja bej si mendon ti?
- Ka plot goca. Ça ndodhi se nuk ta var me nuk eshte shuar bota per femra.

Liami qeshi me te madhe dhe une isha out fare. Ai pagoi tutat dhe dolem.
Ajla: Ka plot goca bla bla bla.
(Thash duke trashur zerin e shtremberuar buzet)
Liam: Kete vure re ti?
Ajla: Jo.
Liam: Po ça?
(Po me shikonte drejt e ne sy)
Ajla: Qe ti po...ndjek...k...kemba kembes ...nj...nje vajze...
(Dhe u ndjeva e lumtur kur tha ashtu. Ne moment faqet me skuqen nga turpi)
Liam: E thash sa per syte tend se nuk dua t'i bej ato gjera qe ke zet ne pranine tende.
(Tha duke qeshur me djallezi)
U nevrikosa dhe bera duart kryq ne kraharor. Nuk i fola fare gjate rruges dhe erdhem ne shtepi. Me pas te gjithe hipem ne makine dhe shkuam ne plazh. Nuk ishte larg por ne kishim marre gjera me vete. Futemi ne plazh dhe zume dy shazllone. Une hoqa rrobat e mia dhe isha vetem me rroba plazhi. Liami ngeli goje hapur dhe me kishte ngulur syte.

shtrati i dashuriseWhere stories live. Discover now