◇III◇

169 39 75
                                    

E diel. Me sy po kërkonte për planin, por nuk po e gjente. Ishte sërish vonë. Edhe pse duhet të arrinte atje në orën 11:00, ajo sërish ishte vonë. Ora shënonte 10:27 dhe ajo nuk po gjente dot USB-në, në të cilën kishte planin që do të prezantonte atë ditë. Do t'ia dilte mbanë. Duhet t'ia dilte. E gjeti, e mori me të shpejtë dhe vrapoi për t'u larguar. Prindërit e saj kishin shkuar në punë herët në mëngjes, kështu që ndodhej e vetme. Shtyu derën e vjetër të drunjtë përpara oborrit të vogël të shtëpisë, dhe doli me vrap për të arritur autobusin. Rrugës ishte në ankth. Nuk e kuptonte pse. Ndoshta ishte më shumë e emocionuar seç duhej. Ndoshta po vepronte më shumë seç duhej, por duhet të fokusohej dhe të qetësohej, pasi vetëm disa minuta e ndanin nga ëndrra e saj.

Zbriti nga autobusi dhe qëndroi për një çast përpara ndërtesës gjigande. Eci ngadalë drejt saj. I dukej vetja e humbur dhe e huaj aty brenda. I dukej sikur ishte thjesht një pikë uji në një oqean të pafund.

-Jepi Maori, mos u bëj e çmendur! Ti do t'ja dalësh. Ke një jetë të tërë që pret për këtë dhe tani po më thua se ke emocione? - filloi të fliste me veten.

Korridori ishte i stërmadh. Kishte qindra dyer anembanë, gjë që e shpërqëndonte pak a shumë.

-Jeni pjesë e konkursit të ICT? - dëgjoi një zë. Ktheu kokën dhe pa një burrë të veshur me një kostum të zi, që i rrinte ngushtë pas trupit.

-Po! - ia ktheu thatë dhe vendosi të ndiqte atë.

-Këtej ju lutem! - zgjati njërën dorë dhe me dorën tjetër hapi derën e sallës ku do të bëhej mbledhja.

Ajo buzëqeshi kur e pa veten në atë vend. Aty ndodheshin edhe anëtarët e tjerë të klubit të shkollës së saj. Në fakt, ishin vetëm ata dhe dy roje në sallë.

-Juria do të vijë së shpejti! Mund të prisni ose të përgatiteni! - zgjati kokën pasi hapi derën, një grua rreth të 40-ave, e hollë, e gjatë dhe me një fustan të verdhë. Kishte make-up të ekzagjëruar dhe flokët i kishte në një model të ngatërruar.

-Me siguri është sekretare! - mendoi Maori.

Njëra nga vajzat që ndodhej aty ktheu kokën dhe i tha me ironi se nuk kishte nevojë të përgatitej. Dukej që kishte një vetbesim të madh dhe ishte e sigurt në atë që po bënte. Gjithsesi, Maorit nuk i pëlqeu. Siç dukej as ajo nuk e pëlqente Maorin.

-Përshëndetje! Unë jam Maori! Jam nga klubi i Universitetit të teknologjisë dhe komunikimit. Besoj se ju jeni anëtarët e tjerë të klubit, apo jo? - iu tha ajo dhe u ul në një karrige aty afër. Nxorri USB-në nga çanta e vogël që mbante në brez dhe po priste.

-Po! - ia ktheu ajo vajza e mëparshme, -Por ne e kemi zgjedhur idenë, kështu që nuk do të na duhet ideja jote! - tha ajo duke parë USB-në e Maorit.

-Nuk ka problem! Mund të vazhdoj vetë! - tha ajo duke ruajtur qetësinë.

-Nuk mund të konkurrosh e vetme! Po të them që i vetmi person pa një ide këtu është ai atje! - tha ajo dhe drejtoi gishtin nga një djalë me syze, në cep të dhomës. Dukej i shqetësuar, -Është një dështak! Nëse nuk dëshiron të skualifikohesh që në fillim, mund të bashkohesh me të. Do të shpëtonit të dy, për momentin!

Maori ktheu vështrimin nga djali. Diçka nuk shkonte me të, kështu që vendosi ta ndihmojë.

-Duhet të jetë më i mirë se ju gjithsesi! - ia ktheu Maori dhe u drejtua nga ai.

Ajo qeshi me ironi dhe iu bashkua klubit të saj. Dukej qartë se kishte një ide të mirë përderisa ishte aq e sigurt. Por ajo siguri nuk do të zgjaste shumë, derisa Maori të prezantonte idenë e saj. Të paktën, kështu besonte ajo.

-Çfarë nuk shkon? - e pyeti ajo atë djalin që qëndronte në fund të tavolinës gjigande, dhe u ul pranë tij.

-Më ka humbur USB-ja në të cilën kisha idenë time. Nuk e di se si u zhduk pa pritur! Më duket e pamundur! E kisha këtu! - fliste ai i shpërqëndruar.

-Mos u shqetëso! Mund të bëhemi bashkë në këtë projekt. Unë e kam idenë time, kështu që mos u shqetëso! - ktheu kokën nga grupi i klubit në fillim të tavolinës, të cilët po qeshnin duke parë nga ata të dy. E kuptoi që ata kishin gisht në këtë punë, por vendosi të mos hapë sherr para prezantimit.

***

Ishte rradha e saj. Ishte koha që ajo të prezantonte idenë e saj para jurisë. Ata ishin seriozë, dhe kjo dukej që në pamje të parë, por ajo u mundua të bënte më të mirën.

-Përshëndetje! - iu drejtuan ata Maorit.

-Përshëndetje! Unë jam Maori Oak dhe vij nga Universiteti i teknologjisë dhe komunikimit, - u ngrit në këmbë dhe filloi të prezantohej.

-Mesa di unë ideja jote ishte ajo në lidhje me robotin miqësor, apo jo? - iu drejtua njëri nga juria.

-Le ta quajmë projekti robotik! - tha ajo dhe buzëqeshi.

-Si mendon se do të krijohet ky projekt? Domethënë, ku dëshiron të nisësh me të? Mund të na tregosh edhe dokumentin që ke përgatitur! - erdhi pyetja e rradhës nga anëtari tjetër.

Kontrolloi xhepat e xhaketës së saj. Ishte e sigurt që e kishte lënë aty pak më parë USB-në e saj. Ktheu sytë me ankth nga klubi. Ajo buzëqeshi ironikisht duke i lënë të qartë Maorit se nuk mund të kishte kundërshtarë. Por me siguri nuk e njihte Maorin.

-Kam vendosur që prezantimi të jetë i thjeshtë. Mendova se nuk do të kishte nevojë për një dokument. Tek e fundit jam e aftë për të treguar idenë time. Atëherë me lejen tuaj mund të vazhdoj! - tha Maori.

-Po, mund të vazhdosh!

-Atëherë, - mori frymë thellë dhe bëri një pauzë të vogël, -Robotët mund të bëhen nga një larmi materialesh përfshirë metalet dhe plastikat. Shumica e robotëve janë të përbërë nga 3 pjesë kryesore:
Kontrolluesi, i njohur gjithashtu si "truri" i cili drejtohet nga një program kompjuterik. Shpesh, programi është shumë i detajuar pasi jep komanda që pjesët lëvizëse të robotit të ndiqen. Janë pjesët mekanike si motorë, pistona, mbërthyes, rrota dhe ingranazhe që e bëjnë robotin të lëvizë, kapë, të kthehet dhe të ngrihet. Këto pjesë zakonisht furnizohen me ajër, ujë ose energji elektrike. Dhe sensorët, që përdoren për t'i treguar robotit për rrethinat e tij. Sensorët i lejojnë robotit të përcaktojë madhësitë, format, hapësirën ndërmjet objekteve, drejtimin dhe marrëdhëniet dhe vetitë e tjera të substancave .
Të gjitha këto pjesë punojnë së bashku për të kontrolluar se si funksionon një robot. Funksionalitetet që kemi nxjerrë për robotin tonë, do të diktojnë çfarë tipare fizike kërkon. Për shembull, nëse jemi duke ndërtuar një robot pastrues që kërkon shikim, truri do të duhet të jetë i pajtueshëm me një skaner lazer, drejtuesit e motorëve dhe sensorët e prekjes. Nëse roboti duhet të jetë në gjendje të komunikojë me pajisje të tjera, duhet të sigurohemi që truri mund të akomodojë lidhjen e mesazheve. Opsioni i dytë, do të ndihmojë shumë njerëz të cilët ndihen vetëm, janë në depresion apo kanë nevojë për dikë që t'i kuptojë. " - nisi të shpjegojë me hollësi hapat që do të ndiqeshin në programimin dhe ndërtimin e robotit.

Ai djali në fund të tavolinës e pa dhe buzëqeshi lehtë. Mesa dukej, kishte gjetur bashkëpunëtoren më të mirë të mundshme.

Ishte vetëm fillimi. Ajo kishte vërtet shumë për të thënë.

MaoriWhere stories live. Discover now