◇XXIV◇

98 35 30
                                    

Nuk e priste atë nga Maori. Kishte kohë që e priste në kompani dhe ajo zgjodhi të mos vinte në momentin e fundit. Ishte kaq e përkushtuar gjatë gjithë kohës, pse nuk erdhi për ta përfunduar punën e nisur? I besoi. Besoi se bashkë do t'ia dilnin, por ajo e shkatërroi vetë ëndrrën e tyre. Kështu mendonte ai. Sepse më shumë se i mërzitur ndihej i zhgënjyer, sepse vërtet besonte se Maori nuk do të lejonte kurrë që diçka e tillë të ndodhte.

Nuk i ishte larguar shumë kompanisë, sepse po ecte me hapa të ngadaltë. Ishte i përhumbur në mendime, derisa një zhurmë e madhe shurdhuese që vinte nga kompania, u dëgjua. Shumë njerëz filluan të thërrisnin e të ulërinin nga frika. Dëgjoje të qara fëmijësh, të thirrura grash, zëra të lartë burrash, por Dovahkini ende nuk po e kuptonte se çfarë ishte duke ndodhur. Nuk dinte asgjë për ushtrinë e robotëve që kishte pushtuar vendin. Ishin përhapur gjithandej.

-Çfarë po ndodh? - pyeti ai një grua që po vraponte bashkë me fëmijën e saj.

-Qindra robotë të çmendur! - thirri ajo e alarmuar. -Janë të përhapur gjithandej! Vijnë nga USR! - vazhdoi të vraponte në drejtim të kundërt me kompaninë.

-Maori! - thirri Dovahkini dhe shpejtoi hapat drejt kompanisë.

U ndesh me shumë punonjës të kompanisë në rrugë duke vrapuar, dhe në fund me Xhonatanin.

-Ku është Maori? - i thirri ai.

-Nuk dëshironte të vinte. Më largoi mua dhe e kyçi veten brenda kompanisë! Bëra ç'të mundesha për ta nxjerrë, por nuk erdhi me ne! - thërriste ai, sepse zhurmat e mëdha nuk e lejonin të dëgjohej.

-Gjej Madelinën! Tani! - thirri Dovahkini. -Me Maorin merrem unë!

-Pse do të na duhet ajo? Është e sigurt. Doli bashkë me të tjerët nga kompania! - tha Xhonatani.

-Nuk më intereson nëse është mirë apo jo! Ajo fsheh diçka Xhonatan! Dhe ti duhet ta zbulosh. Mos lejo të largohet! Unë po shkoj në kompani të marr Maorin! - tha Dovahkini dhe vrapoi në drejtim të kompanisë.

-Por është e rrezikshme! - ishte shumë vonë. Dovahkini ishte larguar shumë nga të tjerët. -Shpresoj t'ia dalësh! Ejani, shpejt shpejt! Kaloni këtej! Duhet të largohemi nga qyteti!

Rrëmuja e madhe në qytet dukej edhe në qytezën ku jetonte Maori.

-Oh, perëndi! Çfarë po ndodh? - mamaja e Maorit qëndronte në dritare duke parë nga larg.

-Eja shpejt! - thirri babai i Maorit dhe të dy panë në televizor. Lajmi ishte përhapur kudo.

Katastrofë! Nga kompania USR, dalin me qindra robotë të çmendur, të acaruar, agresivë, që po shkatërrojnë gjithçka që shikojnë. Lajmërohen të gjithë qytetarët të largohen sa më shpejt, para se të jetë shumë vonë! "Ata do të na lëndojnë! Ju lutem vraponi! Mbani qetësinë! " janë thirrjet për ndihmë nga qytetarë të pambrojtur.

-Oh, jo! Maori! - thirri ajo dhe filloi të ecte sa andej-këndej. -Çfarë do të bëjmë?

-Shkojmë të marrim Berenitin si fillim! - thirri ai dhe të dy dolën jashtë shtëpisë. Hipën në makinën e tyre dhe u drejtuan nga spitali.

Shumë shpejt ndodheshin atje, dhe shumë shpejt do të merrnin Berenitin dhe do të largoheshin. Nuk kishin kohë për të humbur.

***

Po mundohej ta gjente, por nuk kishte asnjë shenjë të saj. Po kërkonte me sy mes turmës së punonjësve të kompanisë së tij, por nuk e gjeti.

Më në fund pa trupin e saj të fshihej pas një shtylle të madhe elektrike. Vrapoi drejt saj për ta arritur, por ajo filloi të largohej.

MaoriWhere stories live. Discover now