◇XVI◇

109 37 18
                                    

-Çfarë? - nuk ishte hera e parë që Maori e shihte atë shprehje në fytyrat e tyre.

I ati mori frymë thellë dhe guxoi të fliste.

-Ti e di gjendjen tonë. Dhe ajo sa vjen dhe po përkeqësohet akoma më shumë. Ti... Ti na premtove diçka Maori... - nuk po gjente dot fjalët e duhura për të folur në ato momente.

-Çfarë do të thuash? - Maori nuk po kuptonte asgjë.

-Ti na the se do të gjeje punë bija ime, - ndërhyri mamaja e saj. -Por nuk po e bën. Ne e dimë që je e zënë me konkursin, por ne s'mund të vazhdojmë më kështu.

Maori e kuptoi. Sërish tek puna. Sërish për të lënë shkollën ose konkursin. Por ajo nuk mund ta bënte më këtë. Gaboi njëherë, por nuk do ta bënte sërish.

-Mesa mbaj mend unë, ju premtova se do të gjej një punë për të paguar shpenzimet e shkollës, të cilat janë paguar që në fillim të vitit. Vitin tjetër. Kam kohë gjithë verën për të gjetur një punë, e cila nuk do të këtë të ardhura të mjaftueshme, dhe për më tepër do të përfundojë shpejt. Ndaj po pres për një mundësi më të madhe. Nëse fitoj konkursin, mund të punoj me kompaninë USR, dhe atëherë nuk do të na mungojë asgjë. Po ti babi, pse nuk po gjen një punë tjetër? - u mundua të mbante qetësinë.

-Sepse mund të punësohem sërish në supermarket, dhe po pres për një konfirmim nga ana e tyre, - ia ktheu ai.

-Atëherë përse të mos presim edhe për mua? - Maori ishte e drejtëpërdrejtë, dhe gjithmonë mundohej të gjente pikën, në të cilën ishte saktë.

-Në rregull! Po sikur të mos fitosh?

-Kështu më the edhe për t'u regjistruar. Por arrita ta bëj. Gjithsesi, nëse e marrim si alternativë; nuk fitoj konkursin, kështu do të gjej një punë tjetër. Ndoshta nuk do ta fitoj, por do të arrij deri diku me punën time. Pse duhet ta lë përgjysmë?

-Në rregull Maori! Le të bëhet siç thua ti! - i tha i ati dhe u ngrit nga divani.

-Faleminderit! - ngjiti shkallët për në dhomën e saj.

Mendoi të niste nga puna sa më shpejt. Mori letrën e mbledhur që hodhi tutje atë ditë; ndodhej në një nga cepat e dhomës. E hapi dhe pa atë që kishte bërë.

-Pse duhet ta hidhja këtë skicim? - tha nëpër dhëmbë. Mori një letër tjetër dhe lapsin e saj dhe vendosi ta skicojë nga e para në një fletë të re. Me disa modifikime do të dilte roboti perfekt.

-Ky do të jetë vetëm i imi. Do të jetë i veçantë, ashtu si vetë Maori, - i pëlqente kur gjërat e saj ishin unike nga të tjerat, sepse të tillë e quante edhe veten.

Mori një letër tjetër pasi kishte mbaruar me robotin e saj, për të bërë një tjetër model të një roboti. Ky i fundit, do të kishte tipare më të përafërta me ato të njeriut, do të ishte me përmasa më të mëdha, dhe do të ishte roboti tipik që mund të shihje ose takoje në rrugë, nëse Maori do ta fitonte atë konkurs.

Telefoni i zhurmoi dhe filloi t'i dridhej. Një numër i panjohur. E hapi telefonin për të zbuluar se kush ishte, dhe mund të priste të ishte gjithkush; një person që kishte telefonuar gabimisht, spitali, një kërcënim, Xhonatani ose kompania e tij, por jo ai person.

-Përshëndetje! - foli ai.

-Dovahkin Romel! Prishësi më i madh i qetësisë së njerëzve. Ku e gjete numrin tim? - ia ktheu ajo.

-Ishte në një lajmërim në një nga shtyllat e qytetit. Jepej numri jot i telefonit, një foto e jotja dhe poshtë saj shkruhej "Për kontakte të shpejta telefononi këtë personin këtu. Mund të rregullojë çfarëdolloj elektoshtëpiake, duke filluar që nga televizorë..." - tha Dovahkini dhe filloi të qeshte më pas.

-Mund të mos tallesh me mua për një minutë të vetme të lutem. Dukeshe ndryshe në fillim. Më...i qetë, - Maori nuk po e kuptonte arsyen e telefonatës.

-Në rregull! Në rregull! Ia kërkova zonjës Roza.

-Zonjës Rozali?

-Po! Për momentin ndodhem para shtëpisë tënde.

-Çfarë? - u ngrit nga krevati dhe u afrua drejt dritares, dhe pa Dovahkinin duke folur në telefon që aty poshtë. -Pse?

-E dija që do të filloje punë menjëherë, dhe përderisa jam bashkëpuntori yt, kam për detyrë të punoj me ty për projektin tonë, - nuk e dinte nëse ishte vërtet kjo arsyeja.

-Nuk kam nevojë për ndihmën tënde. Për më tepër, gjithçka është e përgatitur dhe gati! - Maorit nuk po i pëlqente situata në të cilën ishte futur.

-Epo quaje të drejtën time atëherë, - ai po insistonte.

-Dhe çfarë pret ti të bëj unë? - e kishte fjalën për të drejtën ose detyrën e tij.

-Të hapësh derën? - tha Dovahkini.

-Nuk... Ahh gjithsesi! Po vij! Më prit! - mbylli telefonin dhe zbriti me të shpejtë shkallët për të zbritur në katin e parë. Vrapoi drejt derës, veshi këpucët e saj, futi skicimet në një çantë të vogël dhe hapi derën. Po me të njëjtën shpejtësi e mbylli pasi kishte dalë.

-Përshëndetje! - tha sërish ai, por Maori e injoroi. -Nuk do të punojmë këtu?

-Jo, pse çfarë mendove ti? - tha ajo dhe filloi t'i largohej shtëpisë me hapa të shpejtë.

-Asgjë! - ngriti supet dhe e ndoqi.

-Maori! - dëgjoi një zë që i thirri nga prapa. Ishte mamaja e saj. Me ngadalë u afrua sërish para derës të shtëpisë, dhe Dovahkini e ndoqi sërish. -Ku po shkon?

-Do të punoj për projektin me Dovahkinin, - ia ktheu ajo.

-Me kë? - e ëma u çudit.

-Dovahkin Romel, është ky person që je duke parë në këtë momente me mua, është bashkëpunëtori im në konkurs, pasi nuk mund të merrja pjesë e vetme. Tashmë po shkojmë të punojmë për projektin, - i shpjegoi Maori.

-Aha, por pse nuk punoni këtu?

-Sepse... Nuk ka qetësi të mjaftueshme! Jemi më mirë në park, apo jo Dov? - pa drejt tij me një shikim kërcënues.

-Po! Kështu mendova edhe unë! Do të jemi më të rehatshëm atje. Pastaj, vetëm një punë të vogël do të bëjmë, - tha Dovahkini duke mbështetur Maorin, edhe pse nuk mendonte aspak ashtu.

-Në rregull! Ama do ju pres këtu. Kur të mbaroni punë ejani në shtëpi. Edhe ti...

-Dovahkin! - tha Maori.

-Edhe ti Dovahkin. Dua të të njoh, - përfundoi e ëma.

-Me kënaqësi! - tha ai, por u pendua shpejt pasi pa sytë e Maorit ta shihnin ashpër. -Do të vija me kënaqësi! Por... Jam i zënë. Ndonjëherë tjetër! Shumë faleminderit!

Maori buzëqeshi. Shfryu njëherë për t'u qetësuar dhe u kthye të largohej.

-Ke ndonjë punë? Të ndihmon Maori!

-Ma'! - u ankua ajo. Po ndërhynte shumë mes atyre të dyve.

-Në rregull, në rregull! Por nuk do të heq dorë! - tha ajo dhe hyri brenda në shtëpi sërish.

Maori dhe Dovahkini u nisën të largoheshin kur dëgjuan sërish zërin e saj që i thirri.

-Shpresoj t'ja kaloni mirë!

-Faleminderit ma'! Mund të largohemi tani? Të lutem?

-Në rregull Maori! Të puth! - thirri ajo që nga dera e shtëpisë duke e përshëndetur me dorë, sikur do të largohej për një kohë të gjatë.

-Mos guxo të pranosh herë tjetër! Je me fat që po shkojmë në park, sepse zakonisht më pëlqen t'i kthej njerëzit prej nga kanë ardhur! - ecte me hapa të shpejtë.

-Pse të mos pranoj? - e pa me një shikim engjëllor dhe i buzëqeshi, gjë që Maori shpesh e urrente.

MaoriWhere stories live. Discover now