◇XXVII◇

104 34 14
                                    

Askujt nuk i pëlqente ajo skenë. Të shihje se si një familje shkatërrohej vetëm prej një mospëlqimi. Ishte qesharake ta dëgjoje nga dikush tjetër. Por ata që ishin prezentë në atë ngjarje, e dinin shumë mirë se kush kishte të drejtë dhe kush nuk kishte.

Xhonatani ishte duke çuar Madelinën në komisariat, kur pa nga xhami i makinës Maorin dhe Dovahkinin të ecnin anës rrugës. I lumtur për shëndetin e tyre, parkoi makinën dhe doli jashtë për t'i takuar. Ata nuk e panë Xhonatanin, kështu që vazhduan rrugën.

-Maori! Dovahkin! - thirri ai duke vrapuar drejt tyre. Maori ktheu kokën dhe e pa Xhonatanin të lumtur. Nuk e dinte që do të reagonte në atë mënyrë, por ishte e lumtur që i interesonte më shumë shëndeti i tyre, sesa kompania. Ose ndoshta ashtu dukej.

-Përshëndetje! - tha ajo me gjysmë zëri. Ishte e lodhur dhe mezi fliste. Në fytyrë kishte zift dhe sytë i ishin skuqur.

-Qenkeni gjallë! - u afrua për të mësuar më shumë. -Si ndodhi?

1 orë më parë

Ishin të alarmuar. Këmbët e tyre ishin shpresa e vetme. Nga çasti në çast mund të bëheshin viktimat e një shpërthimi, gjë të cilën nuk e kishin parashikuar.

Zbritën shkallët për të arritur në katin e parë për të dalë. Në ato momente ato shkallë po iu dukeshin të pafundme. Ishte në dorën e pikërisht atyre shkallëve, nëse do të shpëtonin nga ai vend apo jo.

-Është në dorën tonë Dov! Është në dorën tonë nëse do të jetojmë apo jo! - thirri ajo. Ktheu kokën dhe pa që Dovahkini nuk ishte pas saj. E shqetësuar dhe e frikësuar ngjiti sërish shkallët dhe pa se ai ishte rrëzuar.

-Maori! Më ndohmo! - thërriste ai, pasi një pjesë metalike i kishte zënë këmbën.

-Po vij! - vrapoi drejt tij për ta ndihmuar të ngrihej sërish. Duhet të vazhdonin. Nuk kishin shumë kohë.

-Faleminderit! - tha ai dhe i buzëqeshi.

-Shpejt! Ngrihu! Nuk kemi kohë! Jemi vonë! - Maorin e zuri paniku.

-Mos u shqetëso! Do t'ia dalim!

Zbritën sërish shkallët me të shpejtë. Duhet të kishin më shumë kohë. Dalja ishte larg, dhe ata kishin humbur mjaftueshëm kohë.

-Shpejt Dovahkin! Shpejt! Alarmi i zjarrit u ndez! Edhe pak edhe do të shpërthejë! - thirri Maori pasi dëgjoi një tingull që paralajmëronte se diçka nuk shkonte me makinerinë. Robotët duhet ta kishin shkatërruar mjaftueshëm për një shpërthim.

-Edhe pak Maori! Edhe pak! Ja ku është dalja! - tha Dovahkini, duke vrapuar sa më shpejt të mundej. Kapi Maorin prej dore dhe të dy shpejtuan.

Arritën të dalin prej derës kryesore, por ishin shumë afër me kompaninë kur shpërthimi ndodhi.

U dëgjua një zhurmë nga ana ku ndodhej kompania. Të gjithë kthyen kokën. Nuhatën grimca tymi dhe diçka që digjej. Pas pak sekondash panë një shpërthim në ajër, që i la të gjithë të shokuar.

Nga tymi i madh që ishte shkaktuar, ai nuk po arrinte të dallonte se ku ndodhej Maori. Kur gjendja u qetësua, pa trupin e saj të shtrirë në tokë, pak më tutje. Vrapoi për të parë se çfarë i kishte ndodhur.

-Maori! - thirri i frikësuar.

-Ia dolëm Dov! Ia dolëm! - ngriti kokën nga toka dhe i hodhi një vështrim të ëmbël, që tregonte se ishin fitimtarë. Kishin arritur të mbijetonin. T'i mbijetonin një shpërthimi.

***

-Dhe më pas u ngritëm dhe u nisëm për në dalje të qytetit për t'ju gjetur ju, - kishte kaluar shumë, ndaj ende mezi dëgjohej kur fliste.

-Na shqetësuat shumë. Të gjithë menduan se nuk kishit shpëtuar, dhe akoma ashtu mendojnë. Duhet të shkoni. Prindërit e t'u nuk janë mirë Maori, - tha ai, i përshëndeti, dhe vazhdoi rrugën.

-Prit! - thirri Dovahkini. -Zbulove gjë?

-Ah, po! Harrova t'ju tregoj se e mora vesh që nuk e kishit përfunduar në kohë projektin, sepse dikush ju kishte marrë trurin. Ishte Madelin. E tregoi të gjithën. E kishte bërë sepse nuk dëshironte që të fitonit. Por finalja nuk u zhvillua.

-Madelin? E dija që diçka nuk shkonte me të. Por pse nuk dëshironte që të fitonim? - Maori u çudit.

-Më mirë të mos e dini! - tha ai dhe u largua për tek makina.

Maori dhe Dovahkini vazhduan rrugën për të gjetur turmën e njerëzve, që t'iu tregonin se ishin gjallë. Nuk ishin shumë larg. Dukej shumë qartë ku ndodheshin. Ishin shumë. Shumica e banorëve të qytetit ndodheshin aty.

Në një cep të vogël, Maori pa familjen e saj. Ishin ulur dhe po prisnin. Për çfarë po prisnin? A ishin ende duke shpresuar që Maori të kthehej? Apo i kishin humbur shpresat që në momentin e parë? Dukej qartë se të gjithë ishin të shokuar. Ishin mbledhur grumbuj-grumbuj në vende të ndryshme dhe ishin shpërhapur në mënyrë të pabarabartë. Disa flisnin, disa shikonin, disa thjesht qëndronin duke pritur. As vetë nuk e dinin se për çfarë, por të gjithë shpresonin që të bëhej më e mira.

Maori u afrua me ngadalë. Disa e panë dhe filluan thashethemet, ndërsa të tjerë as që e njohën, ose nuk e vunë re fare prezencën e saj. As ata nuk e panë. Ishin të përhumbur. Nuk ishte e lehtë për ta. Për asnjë nuk do të ishte. Kishin gabuar që dolën direkt në konkluzionin se Maori nuk jetonte më, por tani ishte koha që të gjithë ta kuptonin se robotët ishin mposhtur, dhe ajo ishte ende gjallë.

Askush nuk e kuptoi se si ndodhi. Askush nuk e mori vesh, se si ndaluan gjithë ata robotë të çmendur, të marshonin drejt qytetit për të shkatërruar gjithçka. Asnjë nuk e shpalli Maorin heroinë, as ajo veten. Sepse ajo nuk bëri një akt heroik. Ajo shpëtoi jetën e qytetit, duke vrarë një pjesë të tij.

Bereniti ngriti kokën dhe pa Maorin t'iu afrohej dalëngadalë. Sytë e përgjumur iu hapën, dhe buzëqeshja i mbizotëroi në fytyrë sërish. Nuk mund t'i rezistonte një lumturie të tillë. U ngrit nga vendi ku ishte ulur dhe po priste për Maorin që të afrohej. Nuk vraponte dot, por dëshironte kaq shumë ta përqafonte atë, pa humbur as edhe një sekondë.

-Maori! - thirri ajo dhe të gjithë kthyen vështrimet e tyre nga ajo. -" Qenke mirë! E dija! "

U ul dhe i dhuroi një përqafim. Mamaja e saj ngriti kokën dhe pa Maorin. Sytë i lulëzuan sërish. Fytyra i ndriçoi kur pa atë të së bijës. U ngrit dhe filloi ta shihte me admirim.

-Maori! Bija ime! - tha ajo dhe i dhuroi një përqafim. Këtu edhe i ati vuri re prezencën e së bijës. I lumtur dhe i entuziazmuar iu bashkua përqafimit familjar.

-Erdha ma'! Jam këtu! Nuk keni pse shqetësoheni më! Jam mirë! - tha ajo duke buzëqeshur.

-Për një moment mendova se të humba! Ishte... Ishte kaq e tmerrshme! Faleminderit o Zot! - nuk mund të ishte më e lumtur.

Dovahkini u afrua duke parë të gjithë. Shumë veta e njihnin, por nuk e dinin se edhe ai ishte pjesë e gjithë kësaj rrëmuje.

-Dov! - i thirri Maori dhe u afrua pranë tij. -Po familja jote?

Ai buzëqeshi lehtë. Të gjithë ia bënin këtë pyetje.

-Ata nuk jetojnë këtu Maori. Kanë 2 vjet që janë shpërngulur. Me shumë siguri, nuk kanë marrë vesh për rrëmujën këtu.

-Më mirë! Do të shqetësoheshin shumë. Për mendimin tim, fol me ta para se të marrin vesh lajmin për qytetin tonë. Do të tmerroheshin, - ishte gjithmonë e kujdesshme që të gjithë të ishin mirë.

-Do të jenë mirë Maori! Mos u shqetëso! - tha Dovahkini dhe i buzëqeshi.

Një pjesë e qytetit ishte e shkatërruar. Shumë institucione të shtetit ishin aty. Gjithçka do të rregullohej brenda pak ditësh, dhe qyteti do të ishte sërish në gjendjen e tij të mëparshme.

MaoriOù les histoires vivent. Découvrez maintenant