◇IX◇

134 35 54
                                    

Telefoni tingëlloi nga një mesazh, i cili e zgjoi nga mendimet. E ndezi, për të parë se çfarë ishte ky mesazh.

Maori, duhet të flasim më gjerë rreth çka të tregova sot. Kam lajme të mëdha për ty. Të pres tek parku më i afërt me shkollën. Më kontakto sapo të shohësh këtë mesazh.

Ishte zonja Rozali, pedagog'ja e cila i tha se do të mundohej të fliste me përfaqësuesit e konkursit nga i cili Maori u largua, për t'i siguruar asaj një vend. Më e mira që mund të kishte ndodhur ishte që të ishte pranuar sërish në konkurs ose që juria ta kishte kuptuar se klubi i universitetit kishte gënjyer. Nuk e dinte se çfarë kishte përgatitur fati për atë këtë herë, por vendosi ta ndjekë.

Vrapoi për të dalë nga dhoma e saj duke telefonuar zonjën Rozali, që t'i thoshte se ishte duke shkuar tek parku në të cilin i tha ajo, që të takoheshin.
Ishte e emocionuar pasi lexoi "kam lajme të mëdha për ty" në atë mesazh, pasi nuk priste asgjë të madhe të ndodhte në ato momente.

-Ku po shkon? - i tha e ëma kur e pa të vishte këpucët e saj të mëdha.

-Do t'ju tregoj gjithçka kur të kthehem! - thirri ajo duke vrapuar drejt daljes së derës, ende duke telefonuar zonjën Rozali.

Mbylli telefonin pasi nuk mori një përgjigje, e futi në xhep dhe u largua më tej, për të hipur në ndonjë taksi të rastit, që kalonte në rrugicën e ngushtë të qytezës. Shkoi drejt një makine të vogël të kuqe; ishte makina e parë që i zuri syri në atë rrugicë. Makina ndaloi dhe ajo trokiti në xhamin e saj.

-Më duhet të shkoj në parkun Smith sa më parë! - tha ajo duke marrë frymë me vështirësi.

-Ejani ju lutem! - dëgjoi një zë të njohur.

Hapi derën dhe hyri në sediljen e pasme, pa u vonuar shumë. Nuk i kushtoi shumë rëndësi atij zëri, pasi nuk mund të priste më gjatë për të takuar zonjën Rozali.

-Maori, mos gabohem! - dëgjoi sërish atë zë, ndërkohë që shkonin drejt parkut.

-Ëhë! - tha ajo duke mos qenë e vëmendshme sërish.

-E dija që do të të shihja prap këtej rrotull!

Këtë herë zgjati kokën për të parë se kush ishte ky njeri që po i ngrinte nervat duke folur më shumë seç duhet. Ai i buzëqeshi dhe ktheu sërish kokën nga rruga.

-Dovakhin? - u çudit ajo kur pa fytyrën e tij engjëllore.

-Nuk e dija që jetoje në këtë qytezë në fakt! - i tha ai duke injoruar habinë e saj.

-Nuk po më besohet që nuk të njoha që në fillim! - i tha ajo gjithë mirësjellje, gjë që Dovakhinit iu duk e çuditshme. - E kush tjetër mund të fusi hundët në punët e të tjerëve me pyetje të pakuptimta? "

-Kush tjetër? - iu drejtua ai si të ishte i surprizuar.

-Do të bëje mirë nëse nuk do të pyesje kaq shumë, - bëri një pauzë të shkurtër, -Dhe të bëje punën që të takon në këtë rast.

-E cila është?

-Të shkosh në parkun Smith që unë të takoj zonjën Rozali, - i tha Maori.

-E kuptoj! Nuk do të pyes se pse do e takosh, sepse dua të të vërtetoj që nuk jam i vetmi që nuk fus hundët në punët e të tjerëve, - buzëqeshi dhe ktheu makinën për të hyrë tek parkingu ngjitur me parkun.

Sapo doli nga makina, Maori vuri re zonjën Rozali, që ishte duke e pritur në një nga stolat e shumtë në atë park. Si gjithmonë parku ishte i mbushur me njerëz të të gjitha moshave. Disa fëmijë luanin me njëri-tjetrin, disa të moshuar qëndronin në qetësi, disa të tjerë lexonin libra e të tjerë dëgjonin muzikë. Ai park ishte pothuajse vendi më i populluar në atë qytezë, edhe pse nuk banonte asnjë në atë vend. Por gjatë gjithë ditës ai ishte i mbushur me njerëz nga më të ndryshmit.

U ul pranë saj për të dëgjuar se cilat ishin lajmet e mëdha për të. Çfarë mundësish i kishin ardhur dhe a do të mund t'ia dilte mbanë këtë herë? Dovakhini qëndronte brenda në makinë dhe e vështronte nga jashtë, si të ishte duke pritur që ajo të mbaronte bisedën dhe të ktheheshin sërish të dy.

-Maori, jam shumë e lumtur që po të takoj sërish! - tha ajo për të nisur bisedën, -Më shumë sepse vërtet doja të të tregoja diçka shumë të rëndësishme.

-Po ju dëgjoj! - i tha Maori ende duke pritur me padurim.

-Takova përfaqësuesin e konkursit të ICT, në të cilin more pjesë. Më treguan se u largove nga klubi i universitetit tonë. Arsyen ma the, dhe të them të drejtën, ti ishe e vetmja që unë i rekomandova stafit të universitetit për të marrë pjesë në atë konkurs. E dija që në fillim se pjesëtarët e tjerë të klubit që u formua, nuk do të mbështeteshin me mendimin tënd dhe e prisja nga ana jote të largoheshe nga ai klub. Më treguan arsyen se pse të kishin përjashtuar, dhe të them të drejtën...

-Thanë se kisha vjedhur USB-në e klubit, me shumë siguri! - e ndërpreu Maori.

-Po! Këtë thanë! Por po thoja se nuk i besova aspak, sepse kur i pyeta a të kishin pyetur ty në lidhje me çfarë kishte ndodhur apo jo, nuk më kthyen përgjigje dhe më thanë se ishte një sjellje e pahijshme nga një pjesëmarrës në atë konkurs, - tha zonja Rozali.

-Këtë më thanë edhe mua! - tha Maori e bezdisur. Nuk kishte ardhur aty për të dëgjuar histori të trilluara nga ana e jurisë. Ishte ende duke pritur për lajmin e madh.

-A mund të ma tregosh se çfarë ndodhi në të vërtetë? - e pyeti ajo.

-Sigurisht! - pohoi Maori. Siç dukej, duhet të priste shumë për të marrë vesh lajmin e madh. -Isha pak me vonesë kur hyra në dhomën ku bëhej konkursi. Klubi nuk më pranoi duke më thënë se...

-Këtë e di! Pyeta edhe anëtarët e klubit. Dua të di si e humbe USB-në tënde? - e ndërpreu ajo.

-E lashë në tavolinë, dhe kur u ngrita për prezantimin, nuk e gjeta më. Por mendoj se kjo nuk ka më rëndësi, përderisa nuk u pranova sërish, - tha Maori paksa e zhgënjyer.

-Mos u shqetëso! Nuk ishte kjo ajo për të cilën u takuam, - më në fund Maori dëgjoi atë që ishte duke pritur që në fillim të bisedës së tyre. -Pasi u largova nga ajo ndërtesë, në derën kryesore takova një menaxher të njohur të një prej kompanive më të mëdha të robotikës.

Shpresat e Maorit filluan të rriteshin. Ishte e paduruar të dëgjonte se çfarë kishte ndodhur më tej.

-E kam njohur edhe më parë, pasi kemi qenë bashkëpunëtorë në disa projekte me universitetin tonë. Më pyeti se çfarë më kishte sjellë në atë konkurs, dhe unë i shpjegova situatën tënde. I tregova për aftësitë e tua fantastike në atë fushë. Ai më tha se kompania e tij ishte duke organizuar një konkurs gjithashtu. Një konkurs kundërshtar me kompaninë e ICT, për personin më të avancuar në fushën e teknologjisë. Më tha se qëllimi i konkursit në të dyja palët, ishte që të gjenin një person të aftë për t'u bërë pjesë e projektit të vitit; betejë midis dy kompanive, se kush do të dalë më e mira në atë projekt. Më tha se audicionet për të marrë pjesë në konkurs ishin të hapura, dhe nëse dëshiron...

-Pranoj! - thirri Maori më e lumtur se kurrë. Kjo ishte ajo që i nevojitej. Kishte pritur shumë, por tani duhet të punonte fort.

-Në rregull! Do ta kontaktoj për përgjigjen tënde dhe do ta pyes se kur mund të paraqitesh atje! - i tha zonja Rozali duke buzëqeshur. -Por kemi vetëm një problem... - shtoi ajo.

-Po? - Maori po priste për të marrë vesh problemin.

-Ata kanë idenë tënde! Ti e prezantove apo jo?

MaoriOù les histoires vivent. Découvrez maintenant