◇VIII◇

144 37 51
                                    

Rrezet e diellit depërtuan nëpër perden gjysmë transparente, por nuk mundën ta zgjojnë. Kishte kohë që nuk bënte gjumin më të mirë të mundshëm dhe nuk kishte për ta bërë për një kohë të gjatë. Zilja e orës së vogël ra sërish, por këtë herë më fort. Siç dukej, dëshironte që Maori të zgjohej sa më shpejt, por nuk mori një reagim të mirëfilltë nga ana e saj. U ngrit me të shpejtë dhe rrëzoi orën e vogël përtokë.

-Dreqin! - thirri e inatosur dhe e përgjumur në të njëjtën kohë, pasi pa xhamin e plasaritur të orës. E mori dhe e vuri sërish në vendin ku ishte më parë.

Me përtesë dhe me gjysmën e energjisë së saj të zakonshme, u ngrit nga krevati dhe shkoi të bënte një dush të shpejtë. U bë gati për në shkollë, dhe për të nisur një ditë të re.

Si gjithmonë pa mamanë e saj duke gatuar në kuzhinë, dhe të atin në kolltukun e gjerë me gazetën e ditës dhe me një filxhan kafe. Të tilla nisnin ditët gjithmonë. S'kishte asnjë ditë të veçantë. Epo nuk dukej asnjëherë e tillë në mëngjes.

-Mirëmëngjes ma', mirëmëngjes ba'! - përshëndeti prindërit e saj duke hyrë në kuzhinë me çantën në kurriz.

-Sërish nuk do të hash mëngjes me ne? - e kritikoi e ëma.

-Ëhë! - pohoi ajo duke ngrënë një petull.

-Ajo është në shkollë; bëhet vonë. Në fakt nëse do të ngriheshe më shpejt, mbase... - filloi të fliste i ati.

-Ndoshta. Tani më duhet të iki! - tha Maori dhe doli nga kuzhina me të shpejtë. Veshi këpucët e saj, dhe para se të largohej dëgjoi të ëmën që t'i thërriste në emër.

-Sot do të shkojmë për të takuar Berenitin. Pas shkolle eja edhe ti në spital. Me shumë siguri e ka marrë shumë malli motrën për ty, - i tha ajo dhe Maori pohoi me kokë. Edhe atë e kishte marrë malli për të motrën; kishte kohë pa e parë. Imagjinonte se sa shumë mërzitej ajo çdo ditë e rrethuar nga mjekë dhe infermierë, në pamundësi për t'u ngritur e të shijojë fëmijërinë si çdo moshatar i saj.

Vrapoi për të kapur autobusin si gjithmonë. Si gjithmonë ishte me vonesë, por këtë herë nuk mendoi për këtë. Mendja i ngelej tek ajo krijesë e vogël dhe nëse një ditë do të mund të bëhej realitet.

Vuri re se autobusi kishte ndaluar. Zbriti me të shpejtë dhe hyri në shkollë. Nuk ishte e sigurt se edhe për sa kohë do t'i shihte muret e asaj ndërtese. Edhe për sa kohë do të ngrihej shpejt për të shkuar në atë shkollë. Duhej t'iu tregonte të vërtetën sa më shpejt, para se të kthehej në pasoja. Tek e fundit ajo do të punonte sërish, do të bënte gjithçka që mundej, por nuk besonte se një prind mund t'i shkatërronte jetën një fëmije në atë mënyrë dhe kjo ishte diçka që e shtynte t'iu tregonte atyre se çfarë kishte ndodhur.

Një përplasje në korridorin e shkollës e solli në vete dhe i largoi ato mendime.

-Më falni! - tha Maori.

-Nuk ka problem! - i tha ajo, ndërkohë që Maori vazhdoi rrugën. -Maori! - i thirri sërish ajo.

Maori u kthye pas për të kuptuar se pse e thirri pedagog'ja, me të cilën ajo u përplas pak sekonda më parë.

-Po? - tha ajo duke pritur për një bisedë të vlefshme.

-Më dukesh e shqetësuar! Gjithçka mirë? - ishte pedagog'ja e saj e preferuar. Ajo që gjithmonë shqetësohej për nxënësit e saj dhe i interesonte se çfarë nuk shkonte siç duhej me ta.

MaoriWhere stories live. Discover now