◇XXVI◇

91 33 21
                                    

Ai ende nuk e dinte se çfarë po mundohej ajo të bënte. Nuk e kishte kuptuar ende planin e saj, por po shpresonte të funksiononte.

Ndodheshin sërish aty. Në qendër. Në vendin nga i cili fuqizohen të gjithë robotët. Ishin me fat që ekzistonte një vend i tillë, përndryshe do t'iu duhej të shkatërronin çdo robot.

-Po sikur të gjejmë një mënyrë për ta fikur? Të mos e shkatërrojmë? Domethënë, pa asnjë dëmtim, - ai ende nuk ishte plotësisht dakord me planin e saj.

-Nuk kemi kohë! Nëse nuk e shkatërrojmë ne, do ta shkatërrojnë robotët. Dhe në këtë rast do ta shkatërrojnë robotët, - tha ajo dhe buzëqeshi.

-Po ne? Hoqe dorë nga plani? - ndoshta ndihej pak i lumtur.

-Jo! Thjesht robotët do të jenë të udhëhequr nga ne, - tha ajo dhe thirri sërish që ata ta kuptonin se ku ndodhej. -Fshihu! Nuk duhet të na shohin. Kështu që do të shkatërrojnë gjithçka për të na gjetur!

-Po ne? - u frikësua akoma më shumë nga fjalët e saj.

-Ne do të largohemi prapa makinerisë, pa u vënë re. Por sa më shpejt të mundemi. Tani! Fshihu!

Qëndruan të ulur prapa qendrës. Sapo robotët të fillonin të godisnin atë, të dy do të largoheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Të gjithë robotët që ishin në kompani, ndodheshin aty. Po kërkonin nga të gjitha anët, ndërkohë që Maori dhe Dovahkini po mundoheshin të arratiseshin nga ai vend. Pa u vënë re, kaluan në një nga cepat e dhomës, ai më i afërti me derën. Dera ishte shumë e madhe, dhe për fatin e tyre, ishte e hapur. U shtrinë, dhe ashtu barkas, po rrëshqisnin për të dalë nga dera.

-Jemi të lirë! - thirri Dovahkini.

-Pusho! Do të na dëgjojnë. Të dalim sa më shpejt nga kompania! Ajo mund të shpërthejë nga çasti në çast. Duhet të jemi të sigurt!

Zbritën shkallët për të arritur në katin e parë për të dalë. Në ato momente ato shkallë po iu dukeshin të pafundme. Ishte në dorën e pikërisht atyre shkallëve, nëse do të shpëtonin nga ai vend apo jo.

***

U dëgjua një zhurmë nga ana ku ndodhej kompania. Të gjithë kthyen kokën. Nuhatën grimca tymi dhe diçka që digjej. Pas pak sekondash panë një shpërthim në ajër, që i la të gjithë të shokuar.

-Maori! - thirri e ëma para se pikat e lotit të përshkronin faqet e saj.

Të gjithë ishin të habitur. Disa me keqardhje për të, e disa të tjerë që nuk e njihnin nuk reaguan. Edhe ata që e urrenin, u shqetësuan. Ishte e madhe. Ishte një ngjarje e madhe. Ajo ditë kishte qenë dita më e keqe e jetës së tyre. Nuk do ta harronin kurrë një pamje të tillë. Ajo ende digjej. Kompania e USR kishte rënë.

-Shpresoj t'ia këtë vlejtur! - tha Xhonatani. Të gjithë kishin humbur nga ajo ngjarje. Nga ajo ditë e mallkuar.

-Unë... Unë nuk duhet ta kisha bërë këtë... - u dëgjua një zë i ulët. Xhonatani ktheu kokën dhe pa Madelinën. Ajo u ndesh me shikimin e të gjithëve, kështu që vendosi të vrapojë.

-Çfarë nuk duhet të kishe bërë? - thirri Xhonatani dhe e ndoqi. E kapi për krahu duke pritur për një përgjigje. - Çfarë ke bërë?

-Asgjë! - tha ajo e frikësuar. E kuptoi që mendimet e saj i kishte thënë me zë të lartë.

-Atëherë çfarë nuk duhet të kishte bërë? Sapo e the! Nuk do të lejoj të shkosh derisa të më tregosh. Dhe nëse nuk ma thua ti, kam për ta gjetur vetë, - ishte i inatosur. E dinte se ishe diçka që do t'i jepte kuptim të gjithës.

-Në rregull! Por unë nuk e bëra këtë...

-Çfarë ke bërë, e marrtë e mira! Çfarë ke bërë?! Nuk po të kërkojmë të thuash atë që nuk ke bërë!

-Unë... Mora trurin që kishin përgatitur ata për projektin e tyre. Që të mos fitonin... Por nuk e dija që do të merrnin trurin tjetër. Atë nuk e vura unë tek rafti. Aty ishte dhe nuk e lëviza. Nuk doja që ata të fitonin, sepse s'më pëlqente Maori. Sillej gjithmonë si pjesë e kompanisë dhe...

-Dhe çfarë? Çfarë të bëri ajo tym A mund të ma thuash? Mos të pushoi nga puna? Apo të zuri vendin? Të bëri gjë? Nëse s'të pëlqente, pse i rrije afër? Pse qëndroje me të? Shkoje diku që ajo nuk ishte. Pse të mos e fitonte konkursin? Edhe nëse bëhej pjesë e stafit të kompanisë, a do të bëhej asistente? Jo! A do të të zinte ty vendin? Jo! Atëherë përse e bërë këtë? Për fajin tënd humba vajzën time! S'më besohet. Vetëm sepse nuk e pëlqeje. Nuk më intereson e ke vënë ti atë tru apo jo në raft, ama dije se është faji yt! Nëse nuk do t'ua kishe vjedhur atë që ata punuan për ditë të tëra, tani ajo do të ishte pranë meje duke më thënë se fitoi konkursin. Të më thoshte se ishte krenare për veten. Të më përqafonte dhe ta ndjeja edhe unë gëzimin e saj. Por jo! Ty s'të pëlqente Maori. Maori s'të pëlqente! Kush do ta bënte të gjithë këtë vetëm sepse nuk i pëlqente dikush? Nuk dua të dëgjoj më asnjë fjalë! Asnjë fjalë! Të gjithë keni faj! Që të gjithë! - thirri mamaja e Maorit. Të gjithë po e vështronin. Doli jashtë kontrollit. Nuk mund ta përballonte diçka të tillë.

-Qetësohu e dashur! - tha babai i Maorit dhe u afrua për ta mbajtur.

-Si të qetësohem? Si? Vajza jonë... Dhe ti më thua të qetësohem? - e kishte të pamundur të pranonte diçka të tillë.

Xhonatani ishte i shokuar nga gjithë ajo që kishte parë dhe kishte dëgjuar. Kishte pasur një njeri aq të ulët në krahun e tij për një kohë të gjatë. Një njëri të tillë. Të gjithë ata që kishin akuzuar Maorin, filluan të ndiheshin keq me veten. Jo sepse mendonin se Maori nuk ishte më mes tyre, por sepse vërtet nuk ishte aspak faji i saj për gjithë atë rrëmujë.

-Nuk do të shkosh asgjëkundi! Policia do të merret me ty! - tha Xhonatani dhe kapi Madelinën duke mos e lënë të largohej.

-Nuk e vrava unë Maorin! - thërriste ajo duke u munduar të shpëtonte.

-Nuk do të arrestohesh për vrasje. Por për vjedhje. Për vjedhje që çoi në vrasje! - tha ai duke u drejtuar nga makina.

Robotët ishin të gjithë të çaktivizuar. Nga vendi ku ndodhej kompania dukej akoma tymi që përshkonte qiellin. Të gjithë ndjenë keqardhje për qytetin e tyre. Se ku ishte fundosur ai, nga vetë njerëzit që jetonin në të.

Zjarrëfikëset ishin shpërndarë kudo. Ato që kishin mbetur pa u dëmtuar. Fatmirësisht robotët nuk u shpërndanë në të gjithë qytetin. Të gjithë këtë Bereniti e shihte nga xhami i makinës. Ndihej e këputur. Jo sepse u largua nga spitali dhe nuk vazhdoi të kurohej, por sepse i mungonte ajo. Donte ta shihte sërish. Të fliste për suksesin e saj. Për ëndrrën e saj. I mungonte buzëqeshja e saj. Fytyra e saj. Nuk mund të largohej aq shpejt. Kishin shumë për të bërë të dyja. Dhe Bereniti e dinte shumë mirë që Maori nuk do ta linte kurrë vetëm.

Doli nga makina me vështirësi. Babai i saj vrapoi për të mos e lejuar që të rrëzohej.

HBereniti! Pse dole? - tha ai i shqetësuar.

-Mos u shqetëso ba'! Duhet të flas! - tha ajo dhe eci përpara, në krah të babait të saj.

-Bereniti! - thirri e ëma duke vrapuar drejt saj.

-Mami! Maori nuk ka ikur ma'! E ndiej. Ajo është këtu. Ajo na shpëtoi mami. Na shpëtoi nga ata robotë të çmendur. E di që e bëri. Askush tjetër nuk do të guxonte. Ajo është gjallë ma'! Unë e di këtë! - ishte e sigurt. Nuk do ta lejonte kurrë që motra e saj të largohej aq shpejt. E dinte që Maori do të mendonte për të para se të vendoste të largohej.

MaoriМесто, где живут истории. Откройте их для себя