◇XV◇

117 38 31
                                    

Dukej të ishte e bezdisur të dëgjonte pothuajse të njëjtën pyetje disa herë, por Maori ishte këmbëngulëse. Sepse kishte një plan. Për kompaninë, por në të mirë të vetes së saj.

-Ta thashë edhe më parë. Që të kuptosh dhe të flasësh për atë projekt, duhet të jesh pjesë e stafit të kompanisë. Dhe ti nuk je! - ia ktheu ajo. Fillimet midis saj dhe Maorit dukej të mos ishin të mira.

-Prit edhe pak, - tha Maori ndër dhëmbë, por shpresoi që ajo ta kishte dëgjuar.

Pritën shumë. Dhe ende asnjë përgjigje për ata të dy. Dovahkini dukej të ishte i qetë, ndërsa Maori? Këto kohë kishte filluar ta humbiste shpesh atë shpirtin e saj pozitiv dhe aktiv. E zinte shpesh ankthi dhe kishte frikë deri në një pikë.

-A je i sigurt që do të pranohemi? - Maori kishte filluar t'i bënte Dovahkinit pyetje të shpeshta.

-Nuk jam i sigurt për këtë, por jam i sigurt që dhamë më të mirën. Nuk mund të kishim bërë më shumë, - ia ktheu ai. Ndonjëherë lodhej kur Maori sillej në atë mënyrë. Duhej thjesht të kishte pak më shumë besim tek vetja, gjë që ajo e kishte, por e kishte humbur.

-Jo, nuk mjafton! - bëhej e çuditshme kur kalonte një fazë të tillë. U ngrit nga karrig'ja dhe filloi të ecte sa andej-këndej nëpër sallë. Nuk do të gjente qetësi, derisa të merrte vesh lajmin e madh, që shpresonte të ishte i mirë.

Më në fund, pas gati 1 orë e gjysmë, dera e sallës hapet dhe aty hyn një punonjës.

-Kam një lajmërim për Maori Oak dhe Dovahkin Romel, - tha ai.

-Ne jemi! - u hodh Maori.

-M'u dha lajmi që ju jeni pranuar si konkurrentë të konkursit vjetor. Suksese! - u mjaftua me kaq, mbylli derën dhe u largua.

Maori ende nuk po i besonte veshëve. I dukej e pamundur t'i dëgjonte ato fjalë. Vrapoi drejt derës për të ndjekur atë që i informoi.

-Më falni! Më falni, zotëri! - vraponte si e çmendur në korridorin e gjerë. -A më dëgjoni?

Ai ktheu kokën dhe pa që drejt tij po vinte një vajzë hollake, me flokë të zeza, që mbante një buzëqeshje më të madhe se kurrë më parë.

-Po? - u kthye ai nga Maori, kur ajo e arriti.

-Më falni, mund ta thoni edhe njëherë lajmin? - i tha ajo duke marrë frymë me vështirësi.

-Maori Oak dhe Dovahkin Romel janë pranuar në konkursin që organizon USR një herë në vit, - tha sërish.

Maori vrapoi drejt sallës sërish. Dukej sikur diçka nuk shkonte me atë vajzë në ato momente. Dovahkini kishte dalë nga salla dhe ishte nisur drejt Maorit, për ta qetësuar. Por para se ta bënte, ajo u hodh drejt tij dhe e përqafoi. Ndihej e lumtur. Më e lumtur seç kishte qenë më parë. Nuk e humbi këtë mundësi, dhe ky ishte një avantazh i madh në jetën e saj.

-Ia dolëm Dov! Ia dolëm! - tha Maori ende në krahët e tij.

-Ia dolëm Ori! - ia ktheu ai duke mos e prishur momentin.

Maori u shkëput për një çast nga ai. Po e shihte në sy e buzëqeshur dhe duke qeshur njëkohësisht. U afrua prapë pranë tij dhe e përqafoi sërish. I kishte munguar një moment i tillë, një lumturi e tillë, një përqafim i tillë.

Nuk ishte thjesht se ajo u pranua në një konkurs. Por shumë degë të tjera të pemës së jetës së saj, shkrinë ngricën që i kishte mbuluar ato kohë dhe lulëzuan sërish, vetëm falë atij momenti.

-Do...ta...festojmë këtë? - i tha Dovahkini.

-Njëherë tjetër! Të premtoj! Por si fillim duhet të festoj me dikë tjetër! Më duhet të shkoj tani! - i tha ajo, i dhuroi një përqafim të tretë dhe u largua.

MaoriWhere stories live. Discover now