◇IV◇

164 39 100
                                    

Pjesëtarët e jurisë, po e vështronin Maorin me çudi. Nuk e dinin se ajo vajzë ishte aq e zgjuar. Për më tepër, mënyra se si ajo e prezantonte projektin e vet, tregonte qartë se ajo vërtet dëshironte që ai projekt të realizohej.

Bëri dy hapa prapa, duke pritur për pyetjen e rradhës.

-Çfarë hapash do të ndjekësh në realizimin e këtij projekti? - iu drejtua një nga anëtarët e jurisë. Ai po priste më shumë nga Maori. Ishte kureshtar për përgjigjen e saj këtë herë. Po shpresonte që të mos merrte një përgjigje si "Do të jetë puna e atyre që do të kontribuojnë në fondacion" apo "Për këtë pjesë jam duke u menduar ende".

Maori pa rreth e rrotull, mori frymë thellë si të ishte ngritur në mësim, shkoi në vendin ku ishte pak më parë dhe filloi sërish të shpjegojë idenë e saj. E kishte të thjeshtë dhe i dukej argëtuese, pasi kishte vite që praktikohej dhe mësonte.

-Padyshim ndërtimi dhe realizimi i një roboti, do të kushtojë kohë. Ndaj ka shumë pika që duhen ndjekur, të cilat kam vendosur t'i klasifikoj në tre hapa.
Hapi i parë është vendosja e një synimi për robotin. A do të krijojë? A do të pastrojë? A do të jetë një shok në shtëpi me inteligjencë të përparuar emocionale? Ndonjëherë robotët më të suksesshëm janë ata që përmbushin një qëllim të vetëm. Pavarësisht, pa një qëllim të qartë, është e pamundur të ndërtohet një krijim i suksesshëm i tij.
Hapi i dytë është vendosja se me cilin sistem operativ do të funksionojë roboti. Zgjedhja e sistemit operativ më të mirë varet nëse jemi duke ndërtuar një robot industrial apo një robot njohës. Windows 10 e ndërron Linux-in për robotët e destinuar për përdorim të përditshëm, kryesisht për shkak të integrimit të tij me zgjidhjet AI të Microsoft. Për më tepër, Windows 10 është i përshtatshëm për përdoruesit dhe i lehtë për t'u operuar me njohuri themelore të kompjuterit. Pasi të kemi vendosur se çfarë lloj roboti dëshirojmë të krijojmë, duhet të zgjidhet sistemi operativ, që e bën robotin të vijë në jetë.
Hapi tjetër, dhe pa dyshim më i rëndësishmi, është ndërtimi i njësisë qendrore të komandës së robotit. Kjo shërben si shtylla kurrizore që mbështet tiparet e dëshiruara të robotit, qoftë njohja e zërit, të folurit, njohja e fytyrës, zbulimi i lëvizjes ose një aftësi tjetër, - ktheu një përgjigje të plotë ajo.

-Por si do të funksionojë truri i robotit? - vendosi të zgjerojë më tej pyetjen e tij.

Ajo sërish ishte e sigurt. Sërish e dinte përgjigjen. Herë hidhte sytë nga klubi, në të cilin ndodhej më parë. Nuk mund ta kishte bërë më mirë me USB-në. Mund të shihje pikat e inatit në sytë e tyre. Secili nga ata, e shihte Maorin gjithë inat dhe xhelozi. Disa mallkonin veten se pse lejuan që ajo të largohej nga klubi. Të tjerë ishin thjesht xhelozë që nuk do t'ia arrinin asnjëherë zgjuarsisë së saj. Por ata nuk e dinin fiksimin e sëmurë të Maorit me teknologjinë.

-Sistemi i kontrollit të një roboti përdor reagime ashtu si truri i njeriut. Megjithatë, në vend të një koleksioni të neuroneve, truri i një roboti përbëhet nga një çip silici i quajtur njësi qendrore e përpunimit, ose CPU, që është i ngjashëm me çipin që drejton një kompjuter të zakonshëm. Themeli i këtij "truri" mund të jetë aq i thjeshtë sa një harduer dore, i lidhur me Internetin. Përsëritjet popullore përfshijnë Raspberry Pi, një minikompjuter të përballueshëm që mund ta programojmë vetë, dhe LattePanda, bordi i parë i prodhuesit i instaluar paraprakisht me një sistem operativ të plotë Windows 10, duke siguruar kështu të njëjtën përvojë përdoruesi si një kompjuter i rregullt Windows. LattePanda lejon një procesor që optimizon, zhvillon dhe personalizon kodimin për prototipat e robotit, - vazhdoi ajo.

Njëri nga juristët, vështroi Maorin, ngriti të dyja vetullat si të donte të pohonte diçka, dhe ktheu sërish kokën.

-Tjetri! - u dëgjua zëri i tij i lartë.

Maorin e kapi paniku. A u eleminua? A u pranua? A duhet të vazhdonte me pyetjet? Apo me përgjigjet? Ishte shumë e hutuar. U ul në vendin e saj duke pritur diçka që t'i thoshin. Mendonte se ku kishte gabuar në ato që tha, derisa erdhi në vete nga një pickim që i erdhi në krahun e majtë.

-Eja në vete! Ishe fantastike! E di që do t'ia dalësh mbanë! - tha ai djali afër saj.

-Por ata nuk më thanë asgjë! - ankohej Maori e shqetësuar.

-Ashtu është proçesi. Dëgjojnë në fillim të gjitha idetë, më pas vendosin se kush do të marrë pjesë në konkurs, - tha ai.

-Po ti nga i di të gjitha këto?

-Kam marrë pjesë disa herë në konkurset e tyre. Por nuk kam kaluar. Grupi në të cilin isha nuk i merrnin fare parasysh idetë e mija, prandaj këtë vit provova të jem i vetëm, por mesa duket nuk mund të pranohesh i vetëm.

-Mos u shqetëso, më ke mua tani! - tha Maori dhe i vuri dorën në shpatull, -Do t'ia dalim mbanë!

Ai buzëqeshi dhe vendosi të largojë panikun. Duhet të ishte i sigurt, ashtu si Maori, që nuk kishte frikë deri në atë pikë.

-Si quhesh? - i erdhi një pyetje rrufe nga ana e Maorit.

-Dovahkin. Dovahkin Romel. Nuk e kuptoj se pse prindërit e mi kanë zgjedhur këtë emër. Është shumë i vështirë dhe i gjatë. Më thërrasin Akin, - tha ai.

-Ke emër të bukur! - tha Maori dhe vendosi të dëgjojë konkurrentët e tjerë.

Rradhën e kishte klubi i universitetit. Kishte frikë nga ata. Dukeshin të kishin një ide gjeniale dhe dinin shumë, por jo gjithçka është siç duket.

-Klubi i Universitetit të teknologjisë dhe informacionit! - u dëgjua juria, -Cili është projekti juaj në pak fjalë?

Vajza kryesore doli përpara të tjerëve. U afrua tek tavolina e jurisë dhe dorëzoi USB-në e projektit të tyre.

-Ky është projekti! - tha ajo dhe bëri hapa prapa.

Një nga pjesëtarët e jurisë, mori USB-në dhe e futi në laptopin e vogël aty afër, i cili e pasqyronte pamjen në një ekran gjigand të instaluar në murin përballë. Juria hap dokumentin e vendosur në USB, dhe pret për një prezantim.

-Atëherë, - bëri një rrotullim të flokëve, u kthye nga ekrani për të nisur të shpjegojë, por në vend të idesë së tyre, në dokument ndodhej e gjithë ajo që Maori tha pak më parë.

-USB-ja ime! - thirri Maori dhe u ngrit në këmbë.

-A të thashë ta hidhje tutje këtë USB? - i tha me zë të ulët njërit nga djemve të klubit, i cili dukej qartë që ishte i nënshtruar.

-E k-kam n-ga-nga-ngatërruar USB-në... - fliste ai me frikë, -Mendoj se kam hedhur USB-në tonë...

-Ti ke bërë çfarë? - u dëgjua ulërima e saj në të gjithë sallën.

Me gjendjen që ishte krijuar, juria vendosi të flasë.

-Mund të vazhdoni edhe pa USB-në, si konkurrentja juaj, nuk ka problem! - thanë ata.

-Nuk ka problem se mund ta gjejmë! - tha ajo në siklet, -Shko dhe gjeje atë USB tani, përndryshe je i vdekur! - urdhëroi ajo atë djalin që dridhej nga frika. Bëri një buzëqeshje të shtirur para jurisë dhe vendosi të presë derisa ai të kthehej bashkë me USB-në e tyre.

Dukej qartë se pa atë USB ata ishin të humbur, pasi dukej qartë se nuk mund të bënin asgjë pa atë që kishin shkrojtur, prandaj Maori vendosi të hyjë në lojë.

MaoriTahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon