◇XIX◇

104 34 3
                                    

Xhonatan e vështroi me inat. Gjëja e vetme që nuk i pëlqente nga Dovahkini, ishte sepse ai po përfitonte nga pozicioni i Maorit. Do të urrente çdo person në vend të tij.

Kishte makineri të ndryshme gjithandej. Të gjitha rreth një të vetme. Ishte shumë madhështore. Në ato momente ishte e fikur dhe nuk ishte duke prodhuar ndonjë produkt. Ndodhej në qendër të dhomës, dhe kjo i jepte një rëndësi akoma dhe më të madhe.

-Kjo është qendra e dhomës, qendra e kompanisë. Përveçse këtu prodhohet çdo lloj roboti i tipit USR, këtu fuqizohen të gjithë robotët e programuar. Por dua t'ju theksoj diçka! - mori frymë thellë dhe iu afrua Maorit dhe Dovahkinnit. -Një gabim i vogël nga ana juaj me këtë makineri, dhe e gjithë kompania shkatërrohet. Qendra do të shpërthejë nga energjia e madhe që mbart, dhe shpërthimi mund të prekë edhe pjesë të tjera të qytetit. Ndaj dua të jeni shumë të kujdesshëm kur të punoni këtu. Mos u shqetësoni, nuk do të jeni vetëm. Do të keni ndihmës të dy, dhe dhoma do të jetë e mbushur me punëtorë të tjerë.

Maori pohoi me kokë. Vazhduan të ecin nëpër vende të tjera të dhomës. Ajo pikasi një derë të vogël të hapur dhe zgjati kokën të shihte më shumë në dhomën e brendshme.

-Ajo është dhoma ku punohej më parë për krijimin e robotëve, - tha Xhonatan duke ecur.

Maori zgjati sërish kokën për të parë më shumë.

-Ishte! Nuk është më në përdorim! - i tha ai, që ajo të sigurohej se nuk kishte ndonjë gjë të veçantë për të parë. Gjithsesi, ajo dhomë i ngeli në mendje.

Pas një udhëtimi të gjatë dhe prezantimi në atë dhomë gjigande, ishte koha që të vihej në zbatim.

-Sot dhe nesër janë ditët e vetme kur mund të punoni deri për skualifikimin e rradhës. Mundohuni të bëni më të mirën, sepse do të keni një grup kundërshtar në krah, - përfundoi ai. - Unë po largohem. Siç e shihni në këtë dhomë nuk jeni të vetëm. Paçi fat!

Dera gjigande u hap sërish dhe ai doli. Tashmë gjithçka ishte në dorën e atyre të dyve. Kishin shumë për të bërë. Ndaj duhet të vepronin shpejt, sepse dy ditë nuk do të ishin të mjaftueshme për të punuar, pasi një kohë të madhe të ditës së nesërme, do ta kalonin në shkollë.

-Thua do t'ia dalim mbanë? - i tha Dovahkini Maorit. Ajo ishte e shpërqëndruar. Po vraponte nëpër dhomë për të gjetur materialet e nevojshme.

-Si fillim do të krijojmë trurin e robotëve. Do të jetë i njëjtë. Por do të bëhen shumë kopje të tij, - tha ajo duke anashkaluar pyetjen e tij.

Dovahkini qeshi dhe filloi të ndiqte hapat e saj.

-Duhet të gjejmë vendin... Vendin. Duhet të shkosh të pyesësh për vendin, - po shpejtonte sa më shumë të mundej.

-Kë vend? - Dovahkini filloi të ishte i ngatërruar.

-Ku duhet të punojmë për trurin! - Maori filloi të thërriste sikur të ishte faji i tij për diçka që nuk e kishte bërë.

Dovahkini vrapoi për të gjetur dikë. Në cep të dhomës pa një kuti alumini të madhe, e mbushur me copëza materialesh.

-Duhet të jetë vendi ku grumbullohen pjesët e panevojshme, - mendoi. U afrua më shumë, dhe mes grumbujve të mëdha të tyre, gjeti diçka që do t'i nevojitej. E mori dhe vazhdoi për të gjetur dikë që ta pyeste. Në anën tjetër ndodhej një grua që po punonte me diçka. U afrua më shumë për ta pyetur.

-Më falni, a nevojitet më ky tru? - tha ai duke i treguar atë që gjeti.

-Ku e more? - tha ajo.

-Tek ajo kutia atje! - tha Dovahkini dhe drejtoi gishtin nga kutia metalike në cep të dhomës.

-Janë materiale jashtë përdorimit. Janë hedhur për një arsye, - tha ajo.

Dovahkini vrapoi drejt Maorit. Mendoi se ishte hedhur mes të tjerave sepse kishte dalë i tepërt, kështu që e anashkaloi atë që ajo i tha.

-E pyete? Ku duhet të punojmë? - iu drejtua Maori menjëherë, pasi e pa atë të vinte drejt saj.

-Nuk duhet të punojmë! - tha Dovahkini dhe nxorri trurin e vogël që kishte gjetur.

-Ku e more këtë? - tha ajo e habitur.

-E gjeta! Më thanë se nuk duhej. Kështu që, ne mund ta përdorim apo jo? - nuk e tha të gjithën.

-Absolutisht që jo! Po sikur të mos funksionojë siç duhet? Po sikur të mos lejohet? Do të na kushtojë shumë Dovahkin! - tha ajo dhe zgjati dorën që ai t'i jepte trurin. Ia mori dhe e vendosi në një raft aty afër. -Ky nuk do të përdoret. Kemi për të krijuar vetë një të ri. Në rregull?

Dovahkini ishte paska i zhgënjyer. Përveçse do të kishin shumë kohë për të punuar me të tjera gjëra, ai tru ishte i prodhuar nga kompania, dhe me shumë siguri do të ishte më i mirë dhe më efektiv sesa ai që do të krijonin ata të dy.

-Në rregull! - tha ai edhe pse nuk ishte aspak dakord.

-Unë po largohem të gjej dikë që të na ndihmojë. Më prit! - tha Mori dhe u drejtua drejt daljes.

Dovahkini pohoi me kokë. Sapo Maori u largua, u afrua tek rafti ku ndodhej truri. Mendoi ta merrte, por pastaj e vendosi prapë në vendin e tij pasi Maori hyri në dhomë.

-Le të vazhdojmë nga puna. Një punonjëse më tha se si fillim duhet të bëjmë trupin e robotit dhe më pas të vendosim dhe të aktivizojmë trurin brenda tij. Do ta kemi pak të vështirë vetëm me robotin e parë, sepse nëse do të duam të prodhojmë të tjerë robotë, mund ta fusim në makinerinë e kopjimit dhe do të bëhen shumë kopje të robotit tonë, - tha ajo pasi u afrua bashkë me një punonjëse. -Kjo do të na ndihmojë!

-Në rregull, por a do të na mjaftojë koha? - Dovahkini ende kishte në mendje metodën e turit të gatshëm.

-Po! - tha shkurt Maori. -Për sa kohë ti nuk qëndron pa bërë asgjë...

-Por, ti vetë më the se nuk do të më duhej të punoja, - ia ktheu ai.

-Po, por para se të hynim në kompani. Ti mendon se mund ta bëj këtë hekur të funksionojë, e vetme?

-Ty gjithmonë të ka pëlqyer të punosh e vetme, - Dovahkini po mbante anën e fjalëve të Maorit, ato që kishte thënë më parë.

-Në rregull! Nëse dëshiron që ne të humbasim dhe kurrë në jetë nuk do të jemi të lejuar të krijojmë ëndrrën tonë...

-Mirë! Mirë! Do të punoj. Nuk është se duket ndonjë gjë aq e vështirë. Thjesht duhet të ndezim këtë gjënë, - tha ai dhe iu afrua makinerisë.

-Jo kaq shpejt! - thirri Maori. - Domethënë, nuk duhet të luajmë me atë makineri. E kam frikë. Pastaj, s'ka ardhur ende koha për atë.

Dovahkini qeshi. E dinte se ajo do të reagonte në atë mënyrë.

***

Ajo ditë iu duk e gjatë. Kishin ndodhur shumë gjëra për ata të dy. Kishin shumë për të punuar. Ditën e nesërme nuk mund të punonin gjithë ditën, pasi duhet të ndiqnin shkollën. Ishin ditët e fundit të saj, dhe kjo e fundit ishte e rëndësishme.

Ishin drejtuar drejt daljes së kompanisë. Kishin bërë shumë, por shpresonin që të mjaftonte për atë ditë.

-Nesër bëjmë mirë të nxitojmë për të shkuar në kompani pas shkollës, - nisi bisedën Dovahkini, ndërkohë që ktheheshin në shtëpi.

-Nuk jam tip i vonesave, me shumë siguri do të jetë problemi yt, - tha ajo dhe filloi të qeshte.

-Do ta shohim!

Kishin kaluar shumë ditë në ankth. A do të vazhdonin të tilla, apo do të ishin më të qetë tani e tutje?

MaoriWhere stories live. Discover now