◇XXII◇

96 33 7
                                    

Disa orë para finales

Kur u zgjua, trupin e ndiente të lodhur. Ishte e rraskapitur dhe gjithë ato ditë punë e kishin mërzitur paksa.

U ngrit dhe u bë gati për në shkollë. Mezi po e priste momentin kur të dëgjonte sërish grupin e saj fitues. Mundësia e fundit për të, që të tregonte veten.

Në shkollë do të kalonte si gjithë ditët e tjera. S'do të kishte asgjë të veçantë. Çka ishte e veçantë atë ditë, ishte momenti kur do të shpallej fituesi. Pjesa e ditës në shkollë dhe ajo në kompani, i dukeshin si dy botë të ndryshme, sikur po jetonte dy jetë të ndryshme në të njëjtën kohë.

Mendimet i kishte të turbullta kur mbaroi mësimin, dhe ishte e shpërqëndruar kur ecte nëpër korridor. Nuk e dinte pse gjithmonë do e kishte një frikë brenda vetes, edhe pse ishte shumë e sigurt.

Nuk iu kishte dalë koha për të përfunduar trurin, kështu që do të shkonin më shpejt në kompani për ta përfunduar atë. Ndaj Dovahkini i tha të mos vonohej pasi të mbaronte mësim. Por gjithmonë diçka do e pengonte.

Në korridor u përball sërish me klubin e ICT. Gjë që nuk dëshironte ta bënte.

-Përshëndetje edhe njëherë! Me shume siguri është hera e fundit. Ne jemi fitues Maori. Ashtu siç të thamë në fillim. Të thamë se do të fitojmë, dhe ia dolëm. Ne jemi fitues të konkursit të ICT dhe me shumë siguri, do të jemi edhe të projektit të vitit, - tha ajo.

-Më bëhet qejfi! - buzëqeshi ironikisht. -Jo për ju! Por për kompaninë USR, që do ta kenë shumë të thjeshtë ta fitojnë projektin e vitit. Sepse do të jem unë krah tyre së shpejti. Ndërsa ICT ka humbur shumë. Ngushëllimet e mia! - tha Maori dhe eci para.

-Ti nuk ke fituar, apo jo? - i thirri ajo.

-Së shpejti është finalja! Dhe do të flasim sërish bashkë. Do të takohemi ditën kur të shpallet projekti fitues, më beso, - mundohej të mos i mendonte fjalët e tyre.

-Nuk do t'ia dalësh Maori! Ti nuk mundesh! Je e vetme! - po e acaronte shumë, por nuk duhet t'i kushtonte vëmendje.

-Po lodheni kot! - iu kthye Maori. -Nuk keni për ta fituar kurrë atë projekt!

-Oh, pse më duket sikur i kam dëgjuar edhe më parë këto fjalë? Ah, po! Ditën e regjistrimit! Por shiko ku jemi sot, Maori! Do të vish si një humbëse nesër në këtë shkollë! - tha, por a e dinte ajo se nuk do të kishte një të nesërme?

Maori pa orën. Ishte me vonesë. Dovahkini me shumë siguri do të ishte nxehur shumë. Nuk do të mund ta mbaronin dot robotin e tyre në kohë. Filloi të vraponte për të dalë sa më shpejt nga shkolla. Ishte e alarmuar. Do ta paguante rëndë për këtë vonesë, por po shpresonte të mos ishte më e keqja e mundshme.

Hipi në një taksi dhe iu lut shoferit të ecte shpejt, sepse ishte vërtet shumë vonë. Finalja fillonte për 10 minuta, dhe ajo s'do të kishte aspak kohë për të punuar për trurin. Po lutej që të paktën, Dovahkini të kishte bërë diçka. Vështroi telefonin. Dovahkini e kishte telefonuar disa herë. U tremb. Me siguri diçka nuk shkonte.

Zbriti me të shpejtë nga makina dhe hyri në kompani, duke trembur çdo punonjës me gjendjen e saj. Iu afrua derës gjigande të dhomës ku punonin, dhe kur e hapi pa Dovahkinin të ulur në një nga karriget. Kokën e mbante ulur mbi duar dhe dukej të mos ishte mirë.

-Dov! Çfarë ka ndodhur? - tha ajo duke vrapuar drejt tij.

-Çfarë ka ndodhur Maori? A mund të të pyes unë ty se çfarë ka ndodhur? A nuk thamë se do të punonim para finales me trurin e papërfunduar? Ku ishe Maori. Edhe 5 minuta dhe finalja fillon. Nuk kemi asgjë! Veç mbeturina hekurash që nuk punojnë! - thirri ai dhe drejtoi gishtin nga roboti i tyre.

-Si mund ta hedhësh poshtë gjithë punën tonë duke e quajtur mbeturinë atë robot? Kam ditë që i kushtoj kohë, dhe tani qenka mbeturinë hekurash? E pse duhet të jem unë ajo që rregulloj gjithmonë gjithçka! A nuk je edhe ti pjesë e këtij grupi? Pse nuk bëre diçka për trurin? - Maori u nevrikos. Mbase ishte me vonesë dhe nuk do t'ia dilnin ta përfundonin trurin, por nuk mund të quante mbeturinë robotin e saj.

-Me çfarë të punoja, e marrtë e mira! Nuk është Maori! Nuk është! Asgjëkundi! Nuk gjendet! - filloi të thërriste akoma dhe më i nevrikosur.

-Çfarë do të thuash me nuk është?

-Nuk është Maori! Truri nuk është! E kanë marrë! Nëse do të kishim ardhur më parë, mbase do të mund ta shpëtonim. Na e kanë vjedhur! - tonin e zërit e kishte ende të lartë.

Maori u shtang. Dinte se kishte një tru të papërfunduar. Por të mos e kishte fare? Kjo ishte diçka tjetër. U ul e këputur në dysheme. Sytë i mbante të fokusuara vetëm në një vend. Dukej ta kishte humbur veten. Gjithë ato orë punë. Gjithë ato ditë të çuara dëm. Gjithë ai përkushtim. Ku shkruan? I mori një lumë i gjatë që nuk ka kthim. I fshehu në fund të oqeanit, aty ku nuk mund të gjenden. Kishte humbur. Nuk ia doli. Edhe pse dha më të mirën, nuk ia doli. Ishte humbëse. Jo vetëm në një konkurs, por edhe në jetë.

Dovahkini ngrihet nga karrig'ja dhe drejtohet drejt derës për të dalë. Maori vjen të vete dhe ngrihet për ta ndaluar.

-Ku po shkon? Ne... Ne mund të sajojmë diçka! - nuk mund të bënin asgjë, por ishte e vetmja mënyrë për ta ndaluar atë të largohej.

-Është e kotë Maori! Ka marrë fund! Jemi të humbur! Falë teje, jemi të humbur! Nuk kemi më asgjë në dorë. Asnjë gjë të vetme. Një ëndërr kishim. Dhe ti e shkatërrove atë Maori. Çfarë po kërkon tani? Mendon se do të vazhdoj të qëndroj këtu? Do të kisha hequr dorë me kohë nga kjo punë, por ti? Ti më the se mund t'ia dilnim bashkë, Maori! Dhe unë të besova. Të besova se kisha shpresa se dikush, dikush do të më ndihmonte dhe do ta ndihmoja të shkonim në rrugën që dëshironim. Dhe ja seç ndodh. Nuk e di Maori! Nuk e di se çfarë të mori aq shumë kohë për të ardhur këtu më parë, nuk e di se sa e rëndësishme ishte ajo për ty, ama dije se jam i zhgënjyer. Dhe nuk e di për ty Maori, por unë nuk do të vazhdoj ta turpëroj veten më në kësisoj mënyrash. Paç fat! - tha ai dhe u largua me hapa të shpejtë.

-Jo, Dovahkin! Prit! Prit, të lutem! - filloi ta ndiqte, por këmbët iu ngatërruan, dhe e gjeti veten në tokë. Në pllakat e ftohta të atij korridori. Filloi të qante. Ishte e vetme. Ashtu siç kishte qenë gjithmonë. Sërish e lanë të vetme. E lanë në baltë. Nuk guxuan ta ngrinin dhe të vazhdonin pavarësisht diçkaje. Nuk mundën ta motivonin dhe të qëndronin me të kur kishte nevojë. Ishte e vetme. Ashtu siç i treguan se do të ishte. Kuptoi se të tjerët e njihnin më mirë atë, seç njihte ajo veten. Ata njihnin një Maori humbëse, të pashpresë, të vetme, punë e çuar dëm. Ndërsa ajo njihte një Maori të fortë, një vajzë që nuk ndaloi kurrë së ndjekuri ëndrrat e saj. Dikush që kurrë nuk do ta linte veten në baltë. Dikush që fitonte, punonte fort për të arritur atë që donte, ëndërronte. Dikush që ia dilte gjithmonë.

Dhe kush kishte të drejtë në ato momente? A nuk ishte ajo në ato çaste e vetme, e pashpresë, humbëse? A nuk ishte e lënë prapa nga dikush që i besonte asaj? A nuk ishte? A nuk kishte dështuar për herë të dytë? A nuk kishte zhgënjyer një person të rëndësishëm për të? A nuk kishte?

MaoriWhere stories live. Discover now