◇XXVIII◇

153 31 27
                                    

Ishte i qetë. Vetëm disa pjesë të tij ishin ende të shkretuara. Do t'i duhej kohë të kthehej në gjendjen e tij normale. Ajo qëndronte e ulur në një nga stolat e drunjtë të atij parku. Ishte i paprekur. Kishte ende të njëjtin lulëzim. Të njëjtën qetësi. Ishte larg qytetit, prandaj shpëtoi nga katastrofa që do të mbahej mend në historinë e atij qyteti.

Nisi si një ëndërr. Një ëndërr për t'u bërë realitet. Por përfundoi si e tillë. Si një ëndërr. Ndoshta nuk ishte e destinuar të bëhej realitet, edhe pse u punua fort për të. Ndoshta thjesht duhet të gjente një rrugë tjetër për ta vazhduar. Ndoshta duhet të qëndronte thjesht një ëndërr, për të mirën e të gjithëve.

Por ajo e dinte që ishte me fat. Ishte me fat që të paktën ishte gjallë. Ishte me fat që arriti t'i mbijetojë diçkaje të tillë, që jo çdo person mund të përballohet në jetë. Ishte me fat që kishte familjen e saj dhe askush nuk u lëndua. Ishte me fat që fajtori u gjet dhe u dënua për atë që kishte bërë. Ndoshta ishte me fat që kishte veten pranë.

Një rrugë tjetër. Kishte ndjekur shumë rrugë deri atëherë, por asnjë nuk përfundoi me një ëndërr. Sepse ëndrrat janë larg nesh. Jetojnë në një tjetër botë, aty ku ne i shohim çdo herë kur dëshirojmë t'i ndjekim. Por ato vrapojnë shpejt. Ndaj duhet gjetur një rrugë e shkurtër për t'i ndjekur. Të gjendet një rrugë më e shkurtër se e tyre, që të arrish të ecësh përpara dhe t'i kapësh. Si një flutur ato largohen dhe si fëmijë i ndjekim.

Kishte veten pranë. Për sa kohë që gjendej pranë vetes dhe në vendin ku dëshironte, mund të bënte çdo ëndërr realitet. Sepse ishte ajo e cila mund të bënte të mundur një ëndërr të ndalonte dhe ta kapte.

U ngrit dhe filloi të bëjë një ecje zig-zag në barin e gjelbër të atij parku. Do të mundohej të gjente një tjetër rrugë për të ndjekur. Një rrugë të shkurtër për të kapur fluturën e ëndrrave të saj.

Telefoni i tingëlloi. Ai tingull që gjithmonë i jepte një lajm të ri. Të mirë apo të keq. E kishte dëgjuar shumë herë atë tingull dhe shumë herë ishte lumturuar nga ajo që kishte parë. Ndaj po shpresonte që edhe këtë herë, të bëhej pjesë e buzëqeshjes.

Konkursi i zhvilluar nga kompania USR nuk do të vazhdojë të zhvillohet,kjo për shkak të problemeve anësore që ka pasur kompania. Disa konkurrentë dhanë dorëheqjen para se të jepej ky lajm. Stafi i kompanisë ka vendosur se konkurrentët e mbetur nga finalja do të marrin pjesë në përgatitjet për projektin e vitit. U vendos se ky projekt nuk do të jetë një luftë e përvjetshme e dy kompanive, USR dhe ICT. Të dyja kompanitë së bashku vendosën që projekti i vitit të jetë një bashkëpunim midis tyre. Presim të gjithë konkurrentët e interesuar të paraqiten në hyrjen e kompanisë së ICT. Faleminderit!

Nuk mund të ishte më e lumtur. Kjo ishte diçka fantastike. Dhe ajo e dinte se ishte më e mira për të dyja kompanitë. Me shumë siguri edhe Dovahkini e kishte marrë vesh këtë lajm. E lumtur e telefoni me të shpejtë.

-Dov! Jemi pjesë e projektit të vitit!

-Sapo do të të telefonoja! Jam shumë i lumtur!

-Duhet të shkojmë atje. Jam tek parku. Po të pres! - ende nuk i besohej. E dinte se nuk do të zhgënjehej nga ai tingull. Ai tingull i telefonit të saj, gjithmonë kur një lajm i mirë vinte për të.

Ende nuk i besohej. Mendonte se nuk do të kishte mundësi më për të, por mesa dukej jeta i kishte rezervuar më shumë se dy të tilla.

Pa makinën e Dovahkinit t'i afrohej parkut. Vrapoi në drejtim të saj më e lumtur se kurrë.

-Ia dolëm sërish Dov! - tha ajo ende duke hyrë në makinë.

-Bëhet fjalë për Maorin! - tha ai dhe buzëqeshi. -Më bëhet qejfi!

-Nisu! Të shkojmë shpejt!

I pëlqente kur e shihte aq të lumtur. Sepse i pëlqente buzëqeshja e saj, që këto kohë i kishte munguar.

Pas pak minutash ndodheshin para ICT. Ishin sërish të fundit. Vonesat ishin bërë pjesë e pandashme e jetës së tyre.

-Ja dhe konkurrentët e fundit! - tha Xhonatan, kur i pa të dy të dilnin prej makinës dhe të shkonin drejt tyre.

-Erdhëm! - thirri Maori dhe të gjithë kthyen kokën. Para se të ulej në vendin e saj, u ndesh me dikë, që shpesh nuk i pëlqente ta dëgjonte.

-Maori... Më vjen keq! Mësova çfarë kishte ndodhur... Më vjen vërtet keq. Jam e lumtur që je mirë, - ishte ajo vajza nga klubi i universitetit. Dukej qartë se ajo rrëmujë kishte lënë pasoja në të gjithë.

-Faleminderit! Jam mirë! - tha Maori dhe i buzëqeshi.

-Vëmendjen këtu! - u dëgjua një zë. - Siç të gjithë u lajmëruat, dy kompanitë kanë vendosur që të mos këtë një fitues këtë vit. Por të dyja bashkë të punojnë për një projekt të vetëm. Ju jeni finalistë nga konkursi i USR, dhe fituesit e konkursit të ICT, sepse ky i fundit përfundoi para se të krijoheshin probleme. Të gjithë jemi mbledhur për një qëllim të vetëm. Të krijojmë një projekt të denjë për të gjithë.

-Më falni! - Maori nuk ishte e qetë. - Dua të jap një sugjerim!

-Sigurisht! - tha Xhonatan.

-Mendoj të krijojmë një ushtri robotësh. - të gjithë kthyen kokën nga ajo të çuditur. -Një ushtri më e fortë se ajo që shkatërroi qytetin tonë. Një ushtri që të kthejë atë që mori. Të rikonstruktojë qytetin tonë dhe të zhdukin vendet e shkreta. Të rindërtohet kompania e humbur dhe çdo ndërtesë tjetër. Dhe për sa kohë robotët ishin ata që e shkatërruan të gjithë këtë, do të jenë ata që do ta rregullojnë sërish. Do të bëjnë të mundur që të gjithë të kenë atë që kanë humbur, dhe kështu të gjithë do të jenë të kënaqur; kompanitë, qytetarët, konkurrentët...

Ata që u habitën nga fjalët e saj, buzëqeshën sërish. Ishte vërtet një ide fantastike.

-Jam dakord! Do të jetë më e thjeshtë se kurrë. Me dy kompanitë më të afta të vendit, USR dhe ICT, qyteti jonë do të ketë sërish formën e humbur, - Dovahkini kishte filluar të mësonte nga metodat e Maorit.

-Të gjithë do të jenë të kënaqur!

Të gjithë po diskutonin me njëri-tjetrin. Ishin të lumtur që iu ra në dorë një ide e tillë. Projekti i vitit do të ishte projekti më efikas se kurrë më parë. Të gjithëve iu pëlqeu. Madje edhe Xhonatani dhe udhëheqësi i ICT filluan të diskutojnë rreth kësaj. Kishin menduar edhe më parë për rikonstruktimin e qytetit, por ideja e robotëve ishte diçka ndryshe. Do t'i ndihmonte të gjithë.

-U vendos! - u dëgjua pas disa minutash heshtje. -Projekti i vitit do të titullohet Të gjithë për qytetin tonë dhe do të jetë i themeluar nga robotë.

Duartrokitje të shumta u dëgjuan dhe të gjithë sytë ishin të drejtuar nga ajo. Maori. Ishte sërish ideja e saj. Por këtë herë, një ide që do të vlente dhe do të ndryshonte shumë.

-Të bëjmë të sigurt këtë herë që gjithçka të jetë e re dhe e programuar siç duhet! - tha ajo dhe të gjithë filluan të qeshnin. -Këtë herë gjithçka do të jetë perfekte! Dhe këtë herë nuk do të këtë më robotë të çmendur të etur për shkatërim, por robotë në të mirë të njerëzimit, që do të na ndihmojnë të gjithëve që të rindërtojmë qytetin tonë! Të gjithë për qytetin tonë!

Mbase ajo nuk do të jetonte përgjithmonë, por përgjithmonë do të kujtohej emri i saj, Maori.


⋇⋆✦⋆⋇ ⒻⓊⓃⒹ ⋇⋆✦⋆⋇ 

MaoriWhere stories live. Discover now