◇XXV◇

105 35 17
                                    

Do ta gjente. Nuk do të lejonte që ajo të qëndronte aty. Ishte e rrezikshme. Nuk ishte ajo shkaku i të gjithë kësaj. Herë-herë mendonte se ajo mund t'ia dilte edhe e vetme, por në momente të tjera mallkonte veten se pse e la të vetme në atë vend. Ndoshta nuk e dinte se mund të ndodhte diçka e tillë, por nuk duhet ta kishte lënë të vetme në atë mënyrë.

Ishte rrëmujë. Do t'i duhej një kohë e gjatë për ta gjetur në atë ndërtesë aq të madhe. Nuk e njihte aq mirë atë vend. Edhe pse kishte ditë që shkonte atje për të punuar.

-Maori! - thërriste nëpër korridor dhe më pas fshihej, sepse nuk duhet ta shihte asnjë robot, nëse dëshironte të dilte mirë prej atysh.

Ajo ishte e hutuar. Nuk po gjente asnjë mënyrë se si t'i ndalonte gjithë ata robotë të çmendur. Ishin shumë. Dhe tashmë vetëm një pjesë e vogël e tyre ndodheshin në kompani; të tjerët ishin përhapur në të gjithë qytetin.

Vrapoi për tek salla e madhe ku do të bëhej konkursi, duke shpresuar që ta gjente atje. Para se të hynte, pa trupin e saj të vraponte në drejtim të kundërt me dhomën. Vrapoi për ta arritur, por ajo ishte shumë larg.

-Maori! Prit! - u mundua ta ndalonte, por ajo nuk po e dëgjonte. -Maori!

Ndaloi. Ktheu kokën dhe pa Dovahkinin që po mundohej ta arrinte.

-Mos je çmendur gjë? Çfarë ke ndër mend të bësh? - ishte i inatosur me të.

-A nuk duhet të ishe i zhgënjyer tani? - ajo nuk po i kushtonte vëmendje fjalëve të tij.

-Seriozisht e ke? Në gjithë këtë rrëmujë nuk do të mendoja për një konkurs. Pse nuk u largove? - tashmë ndodheshin të dy prapa një shtylle për t'u mbrojtur.

-Ta lija gjithë vendin të shkatërrohej? Unë e bëra këtë Dovahkin, dhe unë do ta rregulloj!

-Çfarë bëre ti? Truri nuk ishte. Ne krijuam vetëm një robot. Nga dolën gjithë të tjerët?

-Përdora trurin që gjete ti! Dhe... Dhe më pas erdha në sallë bashkë me robotin tonë. Por pastaj ai u arratis. Sepse ai tru nuk duhej përdorur. Albastron! Roboti i dështuar! Krijimi i tij nuk shkoi siç duhej dhe kur u programua, u programua gabim. Ishte shumë agresiv dhe kompania vendosi ta shkatërronte atë. Ne paskemi gjetur trurin e tij! - tha Maori dhe filloi të vrapojë.

-Po robotët e tjerë? - tha Dovahkini duke e ndjekur.

-Duhet të ketë kopjuar veten. Me shumë siguri. Duhet të shkojmë tek qendra!

-Çfarë do të bësh?

-Vetëm më ndiq!

Po shkonin për tek dhoma ku u krijua e gjitha. Tek dhoma nga e cila dolën të gjithë robotët e tjerë. Aty ku kishin ditë që punonin. Kishte ardhur koha.
Kur hynë brenda panë se akoma po prodhoheshin robotë të tjerë. Makineritë ishin të ndezura, dhe kështu robotët nuk do të ndalonin kurrë së u prodhuari. Nëse të gjithë do të ishin larguar, askush nuk do ta ndalonte atë makineri, dhe vendi nuk do të banohej më nga njerëzit, por nga robotët.

-Duhet ta fikim!

-Por si? - Dovahkini ishte paksa i konfuzuar, pasi nuk e dinte se çfarë kishte në mendje Maori të bënte.

-Si fillim duhet të ndalojmë kopjimin e tyre! Atje! Duhet të largojmë atë robotin atje. Ai është vendi ku qëndron roboti që të krijohen klloune të tij.

Roboti vrapoi pasi pa ata të dy, dhe makineria ndaloi së punuari. Ata buzëqeshën që arritën të bëjnë diçka, por si do të mund të ndalonin me qindra robotë të tjerë?

-Maori, më mirë largohemi! - thirri Dovahkini. -Ky vend do të shkatërrohet së shpejti. Të gjithë po largohen nga qyteti!

-Por nuk mund t'i lëmë këta robotë të vazhdojnë më tej! - ajo ishte e vendosur. Do të bënte diçka me patjetër.

-Ndonjëherë thjesht nuk duhet të jesh ti heroi i përrallës, Maori! Nuk është një film! - Dovahkini nuk ishte i qetë.

-Ndonjëherë thjesht duhet të bësh atë që ndjen! Nuk do ta lë gjithë këtë rrëmujë të shkatërrojë të tjera ndërtesa. Mund të marrin edhe jetë! - e ndiente se e kishte për detyrë ta ndalonte të gjithë atë që kishte ndodhur.

-Dhe ato jetë mund të jenë tonat, nëse vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Maori, askush nuk po pret që ti t'i shpëtosh. Po ikin që të gjithë!

-Por ka të tjerë...

-Të tjerë? Kush? Kush tjetër? Ata që po luteshin që ti të mos dilje e gjallë prej këtush, apo të tjerët që të urrejnë me gjithë shpirt. Apo fëmijët që mendojnë se je një përbindësh. Apo ata të tjerët që e quajtën veten të pafat, sepse kishin jetuar në të njëjtin qytet me ty. Askush nuk të do më Maori! Të gjithë të braktisën! Askush nuk mendon më për jetën tënde! Pse duhet të mendosh ti për ta?

-Sepse nuk po e bëj këtë që të fitoj mirësinë e tyre Dov! Nuk po e bëj që të tjerët më duan. Mendon që do vlejë kjo jetë nëse e lë gjithë vendin tim të shkatërrohet? Do më vrasë ndërgjegja Dovahkin! Nëse e lë të gjithë këtu, do të më vrasë ndërgjegja gjithë jetën. Dhe nuk e dua një jetë të tillë. Nëse vërtet të intereson kaq shumë për jetën time, më lejo ta rregulloj këtë. Sepse nuk do të kem një jetë nëse largohem tani. Je me mua, apo jo? - po priste për një konfirmim, para se të vepronte.

-Po! - tha ai dhe u afrua. -Cili është plani?

Ajo vrapoi drejt qendrës. Ishte kaq e madhe. E paprekur. E vetmja e padëmtuar. Kushedi se sa vite punë janë hedhur mbi të. Por kishte ardhur koha.

-E mban mend se çfarë na tha Xhonatani për këtë? - iu drejtua ajo Dovahkinit.

-Po! Nëse shkatërrohet ajo, shkatërrohet gjithë kompania dhe robotët do të... Mos më thuaj që do të bësh diçka të tillë, - tha ai duke shpresuar të mos ishte ajo që mendonte.

-Ka ardhur koha Dovahkin. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Është e vetmja mënyrë për të ndaluar të gjithë robotët. Janë shumë. Nuk do të mund t'i shkatërrojmë një e nga një, me mjete të forta. Do të prishet e gjitha, por do t'ia vlejë! Më beso! - ishe duke menduar për një mënyrë.

-Por është shumë e rrezikshme, Maori! Nuk ka asnjë mënyrë tjetër...

-Nuk ka Dovahkin! Kjo makineri i furnizon të gjithë robotët me energji. Dhe nëse kjo makineri nuk funksionon, as robotët nuk do të funksionojnë.

-Por do të shpërthejë gjithçka! Është shumë e rrezikshme. Nëse do të shkatërrohet, do të shkatërrohet e gjithë kompania.

-Nëse ne nuk e bëjmë këtë, kompania do të shkatërrohet nga robotët. Kështu që do të jetë i njëjti dëm. Por të paktën, do të jetë vetëm për kompaninë. Njerëzit nuk do të shqetësohen më prej robotëve, dhe e gjithë kjo rrëmujë do të marrë fund, - tashmë e dinte. E dinte se si do ta bënte planin e saj të funksionojë.

-Por si do ta shkatërrojmë? Është shumë e madhe...dhe e mbrojtur...dhe e fortë, - ishte i frikësuar, por nuk mund ta linte atë të vetme.

-Vetëm më ndiq! - tha ajo dhe vrapoi drejt një grumbull me robotë.

U afrua me ta. Kishin të njëjtat përmasa me një njeri të rritur, dhe me shumë siguri do të bënin punë.

-Hej, ju! - thirri ajo dhe të gjithë kthyen kokën për të parë se kush po i thërriste. -Do t'iu shkatërroj që të gjithëve!

-Çfarë po bën? - Dovahkini ishte i frikësuar nga planet e saj.

-Pusho! - i tha ajo dhe i drejtoi gishtin. - A nuk më dëgjuat? Jeni të dobët, askush nuk e mposht dot Maorin! Askush! Asnjëri prej jush! Jeni të gjithë të paaftë!

Ishin të inatosur. Filluan të vrapojnë drejt Maorit për ta kapur.

-Telashe! - thirri Dovahkini.

-Vrapo për tek qendra! - tha ajo dhe ai e ndoqi. Me qindra robotë ishin prapa saj, duke u munduar ta arrijnë sa më parë.

MaoriWhere stories live. Discover now