Kapitulli 1

420 14 1
                                    

Ky vit ka qene i veshtire,e pranoj. Gjithsesi, nuk ankohem. Edhe pse kam ndenjur thuajse cdo nate pa gjume duke mesuar, dhe jam lodhur aq shume. Por ishte viti i fundit. Me ne fund do arrija te realizoja endrren time qe kisha prej vitesh. Doja te behesha nje gazetare. Sa me shume kalonin vitet, aq me shume me rritej ambicia, punoja fort qe te arrija ta beja realitet kete enderr. Ky vit mbaroi! Vertete mbaroi! Ishte dita e fundit. Ate dite ndjehesha cuditshem. E lumtur sigurisht! Por... kisha disa frikera per te ardhmen. Fundja, shkolla mbaroi, dhe tani do te fillonte JETA!

Veren e kalova me familjen time, dhe gjate muajit gusht fillova te pergatitem. Kisha aplikuar ne shume vende pune dhe mezi prisja te merrja pergjigjet. Shpresoja te me pranonin diku.Me ne fund erdhi dita qe do merrja pergjigje. Isha pranuar ne 2 vende. Por duhet te zgjidhja ku do shkoja. Fillova te kerkoja rreth njeres prej kompanive. Mu duk mire. Me pas kerkova per nje tjeter. Pasi e vendosa fillova te behesha gati. Te nesermen, do ishte dita qe kisha pritur kaq shume! U zgjova ne mengjes dhe pergatita cdo gje qe me duhej. Ishte dita e pare e punes. Shkova atje dhe u futa brenda me kemben e djathte (thone qe sjell fat...) U futa brenda. Ishte kaq bukur, endrra ime po behej realitet! Pasi fola me sekretaren, u nisa per tek znj.Ela, e cila ishte drejtoresha qe ishte ne krye te gjithckaje. Trokita ne dere. Kisha shume emocione. Degjova nje ze : "Hyr"

Hyra brenda dhe buzeqesha. Ajo buzeqeshi gjithashtu. Ishte nje zonje e re me plot klas, pamja e saj e tregonte kete. Ishte e kuruar deri ne detaj. Me beri nje shenje qe une te ulesha.

-Atehere, ti duhet te jesh znjsh.Tiara apo jo?

-Po,unë jam Tiara Sinaj....

Pasi mbaruam me intervisten, shkova ne vendin tim ku me thane dhe u ula e qete. Po pergatisja disa fleta. Ngrita koken dhe pashe qe ne dere po hynte dikush. Te gjithe u ngriten ne kembe. Nuk mund te shihja asgje. U ngrita dhe fillova te eci permes njerezve. Ishte nje djale.

-Hapuni pak ju lutem! -flisja ngadale dhe zemra po me rrihte cuditshem. Se di, ndjeja dicka... Arrita te dal ne krye, dhe i hodha syte nga dera per ta pare. Por ai kaloi menjehere dhe nje vajze ishte gjate gjithe kohes perpara meje dhe nuk munda ta shikoj... iku. U ktheva ne vendin tim por serish me ngeli si nje peng. Doja ta shihja. Doja te pyesja por une sapo kisha mberritur aty nuk njihja asnje me ke te flisja....
Pas pak degjova nje vajze qe tha ;

-Po vjen serish, ejani!

U ngrita menjehere, se di pse kisha aq kureshtje per ta pare... u mblodhem serish te gjithe. Arrita te dal perpara te tjereve. Pashe qe nga lart po zbriste ai djali per te cilin po flisnin te gjithe. Kishte vene disa syze dhe nuk mund ta dalloja mire fytyren. Sa me shume afrohej aq me shume e ndjeja zemren te rrihte me fort. Kur u afrua, hoqi syzet dhe filloi te ecte drejt nesh. Mbeta e shtangur. Syte mu mbushen me lot dhe pamja mu turbullua. I fshiva shpejt dhe isha aq e tronditur! Un e njihja ate person! Ishte ai per te cilin kisha qare aq shume, ate te cilin e kisha dashur aq shume! Ai kishte qene i pari! .....

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now