Kapitulli 23

148 7 0
                                    

-Çoko, shihemi neser.

-Naten e mire! Neser nisem une, do flasim!- tha Luara.

-Naten te gjitheve!

Flavio dhe Luara u futen ne makine dhe u larguan.

-Jam e lumtur per ty! - me tha Alea dhe me perqafoi.  -Mos guxo te ma merzitesh me, degjove kunat? Nuk dua qe shoqja ime te nxjerre me as nje pike loti!

-Mos u shqeteso, as une nuk do lejoj me qe te dalin lote nga syte e saj.

Alvi po na shikonte.

-Alvi, po ti cfare do thuash,nuk fole fare sot!- i thashe per ta ngacmuar.

-Cfare te them, kisha kaq shume qe e prisja ta shihja shokun tim kaq te qete dhe te lumtur! Te dy e meritoni kete! Jam i lumtur per ju!

-Ejani te shkojme tani.

Alvi dhe Alea u futen mbrapa, ndersa une ne vendin e pare. U nisem. Pashe qe Alea dhe Alvi sikur filluan te bisedonin me njeri tjetrin. Ndersa une dhe Teo ishim te heshtur. Here pas here ai me shikonte, ne nje moment, me kapi doren dhe e mbajti pak ashtu. Me pa ne sy, dhe qetesia qe me percolli ai shikim, me beri te ndjehesha mire. Me pas e vendosi doren tek kemba ime dhe e mbajti ashtu deri ne fund te rruges. Kur mberritem, zbritem te katert.

-Naten e mire! Gezohem qe u njohem, Alea!- tha Alvi. Me pas me takoi edhe mua dhe u fut ne makine.

-Edhe une po iki brenda, - tha Alea dhe me shkeli syrin.

Buzeqesha dhe ajo u fut brenda. Teo me kapi doren dhe e puthi. Me pas me perqafoi.

-Faleminderit, mjalteza ime! Engjelli im! Te dua, dhe do te dua deri ne fund te jetes!

-Edhe une te dua pafund! Ndihem e qete dhe e lumtur, pas kaq shume kohesh!

-Si thua, do vish neser nga shtepia ime, te te prezantoj edhe me mamin?

-Po mire.... por se si ndihem....

-Do shkoje mire, me beso. Edhe une do takoj prinderit e tu! Do doja te te kishte njohur edhe babi....

E perqafova serish. Me pas me dha nje puthje te lehte dhe une u futa brenda, ndersa ata u larguan.

Hyra brenda dhe Alea po me priste e lumtur.
Syte i shkelqenin njejte si syte e mi! Jam me fat qe e kam Alean! Gezohet per mua njesoj si une, eshte gjithmone prane meje!

-Eja eja, kemi shume per te folur!- tha duke qeshur.

U ula prane saj dhe filluam te flisnim. Po bisedonim te qeta dhe ashtu na zuri gjumi. Te nesermen, shkuam ne pune secila. Pasi mbarova punen, jashte po me priste Teo. Do shkonim te takonim mamane e tij.

-Engjell, eja. Deshiron te marrim ndonje gje ketu, ke ngrene?

-Po. Ska problem. Ikim.

Gjate rruges ai nuk po mi ndante syte. Madje gati sa nuk u perplas me dike qe po vinte me shpejtesi.

-Kujdes, Teo, shiko rrugen!

-Me fal. Por eshte e pamundur te perqendrohem kur te kam ty prane!- tha duke qeshur. Me ledhatoi faqen dhe vazhdoi rrugen.

Arritem. Ishim perpara shtepise se tij. Isha para deres, para te ciles kisha mbetur e pashprese, duke qare me ore te tera per Teon. Tani po hyja me te, per te takuar nenen e tij! U futem brenda. Ajo ishte ulur dhe u ngrit menjehere.

-Erdhe, shpirt i mamit!

-Ma, si je, kjo eshte Tiara.

-Eja, zemer, ulu ketu. Si je Tiara?

-Mire faleminderit, ju si jeni?

-Po mire themi... ja keshtu....

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now