Kapitulli 39

163 9 3
                                    

Dita me e bukur, sapo m'u kthye ne diten me te erret te jetes time! Nje pjese te shpirtit tim, ajo e mori me vete. Do jepja cdo gje te isha une ne vend te saj! Vajzes ia vendosa emrin Artea, ishte emri qe kishim vendosur te dy qe para se ajo te lindte. Ishte si nje bashkim i emrave tane. Ajo ishte vertet si nje kopje e Tiares. Kisha mbetur i vetem me vajzen time ne krahe. Do isha gjithmone aty per te! Do mundohesha dhe do jepja edhe jeten per ate.

*********
-Teo, e zuri gjumi? - tha Alea teksa hapi ngadale deren.

-Po, me duket.

-Ta vendos ne krevatin e saj. Ah vogelushja ime! Sa i ngjan!- tha ajo me syte e mbushur me lot.

-Une po dal pak jashte. Nese te duhet gje me telefono.

Dola jashte dhe mora fryme thelle.
Alea me ka ndihmuar shume me Artean. Ndonjehere, shkoj dhe une tek ajo, por shumicen e kohes ajo vjen te shtepia jone per tu kujdesur per te. Edhe mamaja me ka ndihmuar aq sa mundet. Keto kohe edhe ajo ka qene semure. Kane kaluar dy muaj, qe nga ajo dite.....
Po endesha rrugeve, kur pashe nje vajze, qe i ngjante aq shume Tiares! Syte mu mbushen me lot. Sa me mungonte. Shkova tek ajo dhe u ula prane saj ne toke. Ne dore kisha nje tufe trendafila te bardhe, te cilet i lashe aty. Me pas fillova te flisja;

-Mjalteza ime! Jam une perseri! Te voglen tone sapo e zuri gjumi. Eshte rritur pak. Duket qe po ndryshon dita dites. E dua pafund, eshte arsyeja qe une jetoj! Do jem aty per te sa here te kete nevoje! Mos u shqeteso per te! Si je ti engjell? Ve bast qe e ke zbukuruar Parajsen!

Lotet spo mundeshin te qendronin me. U shtriva prane saj dhe qendrova ashtu per gjysem ore. Kete e beja gjithmone kur shkoja tek ajo. Ne fund e putha foton e saj ne ate pllake te ftohte, dhe u largova me kembet qe mezi me mbanin.....

Shkova ne shtepi dhe Alvi ishte aty. U ula prane tij.

-Si je vella?

-Se di.

-Ishe tek ajo?

-Po. Alv, a e di cfare po mendoja? Para se te futej i thashe te me premtonte qe sdo na linte vetem!

-Ajo me premtoi se nuk do largohej, nuk do na linte vetem! -i thashe me lot ne sy.

-Ja qe ndonjehere, premtimet vdesin.....-me tha ai dhe me vendosi nje dore ne shpatull...

Eh, une e mesova kete ne menyren me te keqe. Premtimet vdesin.... mos i jepni ato nese nuk jeni te zotet ti mbani!

Fund

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now