Kapitulli 6

200 9 4
                                    

U ngrita dhe shkova ne tualet. Dola dhe me koken ulur po shikoja takat qe me vrisnin dhe papritur u perplasa me te.
Ngriti koken dhe me pa ne sy. Humbisja ne ate ngjyren kafe te celet te atyre syve! Nuk foli. As une nuk fola. Dreqin, kjo heshtje me vriste me shume! Thelle thelle brenda vetes, doja ta degjoja zerin e tij. Syte e tij u shkeputen nga une dhe kaloi anash meje duke u larguar drejt tualetit. Arrita ta ndjeja parfumin e tij dehes. Me pas u ktheva ne vendin tim. Kaloi pak kohe. Ishte momenti jone. Ne duhet te benim nje interviste me te gjithe personat e rendesishem. Si fillim duhet te ngjiteshim ne katin e 10. Dhe ne ishim ne kat te 2!

-Nuk kemi kohe! Marrim ashensorin! - tha Klea dhe u nis.
Une ndalova. Nuk dija si t'ua thoja, qe nuk mund te futesha ne ashensor. Ata u afruan tek ashensori dhe po me prisnin. Teo ma beri me shenje. U afrova ngadale. Me pa ne sy si per te me thene "qetesohu". U futen disa dhe ne te dy po prisnim jashte sepse nuk kishte me vend. Teo donte te me qendronte prane, por une u largova pak.

Ashensori erdhi serish dhe ne hyme brenda. Nje gjendje paniku po me pushtonte ngadale. Duart m'u djersiten dhe po me merrej fryma. Ashensori ndaloi. Atehere fillova te qaj. U ula e mbeshtetur ne nje cep dhe fillova te qaj. Jam klaustrofobike, dhe me ka ndodhur edhe njehere tjeter qe te ngec ne ashensor. Dhe isha pikerisht me Teon. Ne momentin qe u ula, erdhi u ul prane meje, me mbeshteti koken tek kraharori i tij dhe me kapi doren.

-Qetesohu! Une jam ketu! Asgje nuk do te ndodhe. Merr fryme thelle. Tiara, me shiko mua ne sy. Shikome.

Pashe syte e tij dhe dalengadale fillova te qetesohesha. Me ferkonte ngadale doren dhe me doren tjeter me ledhatonte floket. Me fshiu lehte lotet. Me pas me perqafoi fort. Ndenjem te perqafuar per 10 minuta. Pa levizur. Me syte mbyllur, ndjeme aromen e njeri tjetrit per 10 minuta. Sa me kishte munguar ai perqafim. Ne ate moment isha aq keq sa nuk munda te mendoj gjate. Vetem e perqafova. Derisa degjuam disa zera qe na thirren. U shkeputem nga njeri tjetri. Dera u hap dhe une mora fryme e lehtesuar. Dolem dhe shkuam tek dhoma ku ishin personat qe do te intervistonim.

Pasi mbaruam, une u nisa perpara dhe nisa te zbres shkallet. Edhe ai ishte pas meje. Zbritem poshte dhe dolem jashte. Jashte binte shi, dhe une nuk kisha marre cader.

-Atehere, tani mund te shperndahemi. Naten e mire. -tha Klea. Te gjithe u nisen per ne shtepi. Ngelem vetem une dhe ai. Une nisa te largohem, por ai me ndaloi.

-Hip ne makine, Tiara.

-Do shkoj vete. Mund te ikesh.

-Tiara hip ne makine. Dua te sigurohem qe je mire. Eja.

U nisa ne kembe. Po ecja shpejt dhe shiu filloi te binte me rrembyeshem. Pas pak, makina e tij me ndaloi tek kembet.

-Do semuresh, hip ne makine.

Hipa ne makine dhe ndjehesha shume e lodhur.  Me kishte zene gjumi.

*(Teo)
Pasi mbaroi cdo gje, doja ta dergoja vete ne shtepi, sepse nuk ishte mire. Pas asaj qe kaloi kishte nevoje te pushonte. U nis te shkonte ne kembe, nuk kishte as cader. Me pas u fut ne makine. Pas pak e zuri gjumi.

Mendimi juaj per personazhet? Si mendoni se do vazhdoje kjo histori mes tyre?
Ps; Deri sa te behen disa lexues, nuk do hedh me pjese te reja.🙂

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now