Kapitulli 31

104 8 0
                                    

*(Teo)
Po flisja me Kristinen. Ajo eshte shoqja ime, te cilen e njoha gjate kohes qe merrja mjekime. Arsyeja qe po flisja me te, ishte pikerisht Tiara. E kisha vendosur, nuk do ta lija kurre ate vajze. Ajo ishte e imja dhe pike. Keshtu qe, me ndihmen e Kristines, mendova te organizonim dicka te bukur, nje vend, zbukurime, cdo gje perfekte, dhe une do t'i propozoja asaj! Do t'i propozoja te kalonim pjesen e mbetur te jetes se bashku. Zbritem poshte me Kristinen dhe po kerkoja Tiaren.

-E keni pare gje Tiaren? -pyeta shoket e tjere dhe ata me thane qe nuk e kishin pare.

Fillova te kerkoj ne gjithe clubin, por askund nuk ishte. E telefonoja, dilte i fikur. Ku mund te ishte valle? Cfare i kishte ndodhur? Shkova ne hotel, pyeta nese kishte ardhur. Me thane qe erdhi, por nuk e kishin pare kur ishte larguar. Po cmendesha. Ajo nuk dinte nga te shkonte! Do me kete kerkuar mua dhe sme ka gjetur! Ose.... pse duhet te ikte ashtu? Cfare nuk po mendoja!

Dola dhe fillova te kerkoj rrugeve te New Yorkut, vendet qe shetitem bashke, por askush nuk e kishte pare. Isha i gatshem ta kerkoja ne cdo cep te New Yorkut nese do isha i sigurt qe do ishte akoma ketu. Pasi e kerkova per 2 dite, tashme isha i lodhur, kisha bere denoncim edhe ne polici por nuk po e gjenin. Telefonova Alvin i trishtuar.

-Alv! Alv jam shume keq vella! Tiara! Nuk e gjej Tiaren! Ka humbur!

-Cfare thua Teo? Tiara eshte ketu. Ka 2 dite qe ka ardhur!

Zemra filloi te me rrihte normalisht dhe mora fryme thelle pas asaj fjalie.

-Oh fale Zotit eshte mire! Pse.... pse erdhi keshtu, pa me lajmeruar..... Alv cfare ka ndodhur?

-Teo, ku ishe ti? Me thuaj si fillim, cfare ndodhi me ju, qe u detyrua te vinte vetem ajo?

-Asgje! Alv, un po pergatisja nje surprize per te, do i propozoja, dhe po flisja me Kristinen, ajo do me ndihmonte.

-Ah dreqin, kete kishte degjuar ajo? Fjalet qe ajo kishte degjuar ishin : 

"Kristina, eja te shkojme tani. Te lutem nuk dua qe ajo te dyshoje per ndonje gje! Flasim neser per ate qe te thashe. Tani duhet te zbresim poshte qe ajo te mos dyshoje. -Ne rregull shpirt, ti e di! Nga une nuk te del gje."

-Dreqinn! Cfare ka menduar ajo! Alv, po vij.

-Teo, ajo..... nuk eshte mire.

-Cfare ka ndodhur?

-Prinderit e saj nderruan jete.

-Cfare? - u ndjeva shume keq. Ne ate moment mbylla telefonin dhe u nisa menjehere per ne aeroport.

*(Tiara)

Isha e lodhur! Tashme vertet isha e lodhur. Zemra ime nuk mund te duronte me. Teon ne fakt nuk e kisha menduar me. Tashme nuk kisha fuqi as te mendoja, as te ndaja te miren nga e keqja.

Alea mundohej te rrinte me Samanten, ndersa Flavio me qendronte prane.

-Çoko, te lutem, te kam xhan mos bej keshtu! Mos qaj me, je shkaterruar. Eja fli pak. Mbeshtetu tek une dhe fli!- thoshte teksa me ledhatonte floket, dhe me puthte ne balle. Ai ishte njeriu i cili kurre nuk do hiqte dore nga une. Nuk do me linte kurre vetem.

Sapo u zgjova, me thane qe do vinin punonjesit sociale. Pas pak erdhen dhe pane gjendjen e shtepise. Une isha e shkaterruar, dhe as nuk u rregullova kur dola para tyre. Thane qe do vinin edhe njehere tjeter. Pasi iken, Alea me tha:

-Tiara, duhet te behesh e forte per Samanten! Ajo ka nevoje per ty! Heren tjeter do iu tregojme qe ne mund te kujdesemi per te!

U mundova por, isha e shkaterruar perbrenda.
Ata do vinin serish. Ate dite, u zgjova nga nje makth serish. Ndonjehere nuk e kontrolloja dot veten, dilja nga vetja, bertisja, ulerisja, dhe ajo qe me vriste me shume, ishte fytyra e trembur e motres time, qe me shihte cuditshem! U mundova shume, derisa nje moment, thjesht u mbylla ne dhome. Doja qetesi, doja te rrija vetem, larg cdo njeriu, cdo gjeje. Larg zerave qe me thonin te qetesohesha, te ndaloja....

Mora nje kuti me pilula. Hodha disa ne dore dhe pa e menduar 2 here, i futa ne goje menjehere, dhe nje lot i nxehte me pershkoi faqen......


Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now