Kapitulli 17

143 8 0
                                    

-Eshte dikush qe e njohin prinderit e mi dhe eshte jashte shtetit. Celesat i kam une. Eja futu.

U ula ne njerin prej divaneve dhe ai u ul prane meje.

-Pse me solle ketu?

-Qe te flasim te qete. Duhet te sqarojme disa gjera.

-Ti ke nje te dashur!

-Ajo nuk eshte e dashura ime!

-Nuk me intereson! S'dua te te shoh me, kaq!

-Por vazhdojme te rastisim ne te njejtin vend. Tiara, une nuk mundem!

-Cfare?

-Nuk mundem te rri dot larg teje. Nuk mund te te shoh teksa qesh me dike tjeter para syve te mi. Nuk mund te duroj dot faktin qe ti te jesh e dikujt tjeter! Ti je e imja! Dhe kjo nuk do ndryshoje!

-Seriozisht e ke tani? A je ne vete cfare po thua? Ku ishe gjithe keto vite? Ku dreqin ishe kur une po qaja per ty, kur nuk flija dhe mezi e kalova kete situate. Atehere kur kisha nevoje per ty, ku ishe ti? Ike pa thene asnje fjale! Largohu tani si atehere! -flisja teksa e godisja me grushta.

-Tashme nuk kam nevoje me per ty! Nuk e lejoj te tallesh serish me mua, te me mashtrosh serish me fjalet e tua! Premtimet e tua kane vdekur ne momentin qe ti u largove! Ik dreqi ta haje, ik! Ik.....

Isha duke bertitur me gjithe fuqine time, dhe papritur ai me ndaloi, duke me puthur. U shkeputa prej tij dhe e qellova me shuplake.

-Idiot! Cfare mendon se po ben! Si guxon te me puthesh?

-Shh, ti nuk po ndaloje, ndaj e bera! Ulu qetesohu pak!

-Nuk dua te qetesohem. Do largohem tani dhe kurre mos me dil me para! Kurre!

Nisa te dal e revoltuar, por me kapi serish per krahu dhe me perqafoi duke me afruar prane vetes. Vendosa koken tek ai dhe ai me perkedheli floket. Po qaja nga nervat. Kisha aq shume brenda meje, ndjenja te perziera.

-Eja, ulemi pak ketu.

U ulem dhe asnjeri nuk po fliste.

-Cfare po ndodh me ne keshtu, Tiara?

-Nuk e di....

-Une di vetem qe nuk mund te rri larg teje. Thjesht dua te jesh me mua! E di qe kam bere gabime, te kam lenduar, por ti nuk mund te jesh e askujt tjeter! Ti je Engjelli im! Tiara, te lutem, me jep nje mundesi te rregulloj cdo gje!

-Kush ishte ajo vajza qe takove?

-Ishte nje kusherire. Erdhi sot dhe e takova. Do largohet pas 2 ditesh. Une nuk kam dale me askend pasi u largova nga ketu. Nuk ka asnje femer tjeter qe mund te zere vendin tend!

-Pse u largove, kur une paskam kaq shume rendesi per ty?

-Ashtu duhej Tiara! Ashtu ndodhen disa gjera.

-Ne rregull, mund te kesh pasur ndonje problem familjar, qe nuk do ta ndash te kuptoj, por, pse nuk ma the pasi ike. Pse me le ashtu pa thene asgje! Vetem une e di sa kam vuajtur! Tani pret nga une qe te kthehem me ty si me pare, sikur nuk ka ndodhur asgje? Nuk ka kuptim!

-Jeta ime pa ty nuk ka kuptim! Nuk mund te jetoj pa ty! Te lutem, Tiara! Me fal!

-Nuk mundem....

-Te lutem! Une te dua! Akoma te dua, nuk do ndaloj kurre se dashuri! Edhe sikur te me jepnin gjithe boten, me ty nuk e nderroj!

-Me duhet kohe, Teo. Duhet te mendohem. Nuk e di....

-Vetem mos duaj dike tjeter! Nuk mund ta duroj!

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now