Kapitulli 5

207 7 0
                                    

Po punoja me disa artikuj, kur Klea, nje nga vajzat qe punonin aty, me tha:

-Tiara, do te organizohet nje feste.

-Cfare feste? - i thashe e habitur.

-Eshte nje organizate dhe ne si gazetare duhet te shkojme te gjithe atje. Na kane zgjedhur ne. Pra une, ti Ana, Kristi dhe normalisht edhe kryeredaktori, z.Teo.

Sapo permendi emrin e tij, dicka brenda vetes me ngacmoi dhe e pyeta:

-Z.Teo, eshte kryeredaktori? A nuk ka ardhur tani?

-Le te themi eshte zevendesues i kryeredaktorit qe kishim, i cili eshte larguar per ca kohe.

-Kuptoj. Pra ai na drejton ne?

Klea qeshi.

-Po bej shume pyetje, apo jo?- thashe dhe ula koken.

-Ska problem. Por duhet te pergatitesh per ne mbremje. Une po largohem. Kur te mbarosh ato qe ke ne dore, mund te shkosh ne shtepi.

Pohova me koke. Ajo u largua. Pasi mbarova me ato qe kisha ne dore, i dorezova dhe u nisa per ne shtepi. Nuk u perballa me te, por e dija qe do ta shikoja ne mbremje. Shkova ne shtepi, bera nje dush, u vesha, vesha nje fustan te zi jo shume te hapur, doja te isha e thjeshte. Bera pak makeup te lehte, rregullova pak floket kacurrela dhe dola. Ishte erresuar. Mbylla deren dhe sapo u ktheva pashe nje makine. Kishte ndaluar perpara shtepise. U afrova dhe pashe Teon i cili doli nga makina. Kishte veshur nje kostum te zi dhe po me shikonte me syte e tij kafe me nje veshtrim te gjate nga koka te kembet.

-Ti ketu?

-Eja, jemi vone. Duhet te vija te te merrja, sic e shikon eshte erresuar... - me tha pa e hequr veshtrimin nga syte e mi.

Nuk kisha zgjidhje tjeter. Me hapi deren, u futa dhe pas meje u fut edhe ai. U nisem. Gjate rruges asnjeri nuk foli. Here pas here me shikonte. Fytyra ime ishte bere flake e kuqe me siguri. Kisha nje siklet. Duart me ishin djersitur dhe po luaja me gishtat per te evituar ate stres dhe siklet qe me kishte pushtuar. Ai e vuri re kete dhe ne nje moment ndaloi. U ktheva dhe e pyeta:

-Cfare ndodhi? Arritem?

-Jo.

-Pse ndalove?

-E shoh qe nuk je mire. Cfare te shqeteson?

-Asgje. Shkojme tani? Jemi vone...

-Tiara, une te njoh mire. Dhe e di cdo gjendje tenden. Cfare te shqeteson?

-Ti! Me shqeteson prania jote! Pse dreqin erdhe serish? Pse ma hape serish ate plage qe mu deshen vite ta mbyllja? - bertita me sa kisha ne koke. Ai nuk foli. Thjesht ndezi serish makinen dhe shkuam tek vendi ku ishte festa. Zbrita dhe ai erdhi pas meje. Nuk folem me. U futem brenda. Pame edhe te tjeret qe na e bene me dore dhe u afruam tek ata.

-Erdhet? Ejani, edhe ne sapo mberritem. - tha Klea.

-Une po shkoj te takoj dike. - tha ai dhe u largua.

Hodha syte rreth e rrotull. Ishte nje vend i madh, luksoz, dukej qartazi qe ishte nje feste e shoqerise se larte, njerez te pasur, me veshje te shtrenjta, bizhuteri, gota shampanje, ushqime nga me te ndryshmet... aspak stili im, por duhet te pershtatesha. U ula ne tavolinen ku ishin te gjithe. Perballe meje ishte Teo. Ngrija syte here pas here dhe arrija ta dalloja qe ishte i merzitur. Nuk tha as nje gjysem fjale. Kur e pyesnin per ndonje gje mezi fliste pak dhe ulte koken duke u marre me telefonin.

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now