Kapitulli 22

142 8 0
                                    

Ashtu duke bere shaka te gjithe, papritur dikush e heq me force krahun e Flavios nga une. Kthehemi te dy dhe shoh fytyren e acaruar te Teos. E pashe e habitur. Ai ishte skuqur nga inati ne fytyre, dhe po ta shihje me vemendje, ne qafe i dukeshin damaret, kjo ndodhte kur ai ishte me nerva. (E mbaj mend nga nje zenke qe beri ne shkolle.)

Cfare dreqin?! - reagoi Flavio gjithashtu i habitur.

-Une duhet ta bej kete pyetje! Cfare dreqin? - tha Teo duke pare nga une.

-Teo, qetesohu!- i thashe dhe u mundova te dal para tij.

-Ti e njeh kete? - me pyeti Flavio i habitur.

-Flavio, flasim me vone.

-Kush je ti qe e prek ate? - vazhdoi Teo.

-Vella, qetesohu!- mundohej Alvi t'i fliste por ai nuk degjonte.

Une dhe Alvi po mbanim Teon, ndersa Alea dhe Luara po mbanin Flavion. Filluan te ziheshin me grushte.

-Teo, ndalo te lutem!- thashe dhe ai ndaloi. U futa mes tyre dhe isha perpara Teos. Ai u afrua me shume dhe me puthi. Ia ktheva puthjen duke vendosur duart tek qafa e tij dhe ai me rrethoi belin. Te gjithe mbeten te habitur nga kjo puthje. U shkeputem dhe ai kapi doren time.

-Askush te mos guxoje me ta preke kete vajze! Ajo eshte e imja! More vesh?- iu drejtua Flavios.

-Ne rregull, qetesohu. Nuk me le te sqarohem. Une jam shoku i saj. Asgje me teper.

-Une do te te zgjedh gjithmone ty! Edhe nese zemra ime eshte e thyer, serish rreh per ty! - i thashe me syte e mbushur me lot.
Ai me perqafoi fort. U ndjeva mire ne ate perqafim.

-Me fal, m'i fal gabimet dhe me jep edhe nje mundesi! Te dy e meritojme kete!- tha dhe me puthi ne balle.

-A mund ta quajme nje.... rikthim? - tha Alea.

Ne te dy pame nga njeri tjetri dhe te dy buzeqeshem. U perqafuam serish.

-Praa, do festojme sonte apo jo? - tha serish Alea e gezuar. Qeshem te gjithe.

Isha e lumtur. Pas aq shume kohesh, isha serish ne krahet e tij, dhe me miqte e mi prane. Ndihesha e plotesuar. Kisha punen qe doja, dhe njerezit qe doja prane. Ne kaq kohe vuajtje,  kete nate qesha serish me gjithe shpirt!
Po kalonim bukur. Po bisedonim te gjithe nen tingujt e muzikes. Papritur, degjoj nje ze. Ishte Teo i cili kishte marre nje mikrofon dhe po fliste:

-Kjo kenge eshte per njeriun me te bukur, per vajzen me zemren me te bardhe, per dashurine time te pare dhe te vetme te vertete! Te dua!
Pas ketyre fjaleve, filloi kenga "Perfect". Ai po vinte ngadale drejt meje dhe me mori lehte ne vallezim. Po vallezonim ashtu te lumtur. Ai me shikonte me ate shikimin qe me shkrinte zemren cdo here! Me ata sy, ne te cilet humbisja lehtesisht! U ndjeva serish akome me shume e dashuruar me te!

Kenga mbaroi dhe te gjithe duartrokiten dhe brohorisnin te gezuar. U bashkuam me miqte tane dhe filluam te flisnim serish. Vura re se Alvi po e shikonte Alean gjithe kohes. Buzeqesha dhe mbeshteta koken tek supi i Teos. Ai me ledhatoi floket dhe me puthi lehte ne koke. Pas pak vendosem te dilnim. Dolem te gjithe sic ishim.

-Me fal edhe njehere, Flavio!

-Nuk ka problem. Ama, nese e lendon ate, nuk ta fal!

-Nuk do te ndodhe! - tha dhe me afroi prane vetes.

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now