Kapitulli 7

206 8 1
                                    

Arritem para shtepise se saj. Ajo ende po flinte. Me vinte keq ta zgjoja. I perkedhela lehte floket, ja largova nga fytyra. Shiu ndaloi. Drita e henes binte mbi fytyren e saj te bukur dhe papritur pashe qe nje lot doli nga syri i saj dhe pershkoi ngadale faqen. Ajo po qante edhe ne gjume! Ai lot me theri ne shpirt. Fillova te kerkoj per celesin e shtepise se saj por nuk po e gjeja. Keshtu qe vendosa te rri aty bashke me te qe te mos e zgjoja. E putha lehte ne balle, dhe syte mu perloten. I ledhatova faqen dhe i thashe me ze te ulet:

-Me fal!

Nuk me hiqej nga mendja momenti kur e pushtoi gjendja e panikut, ai perqafim, ajo u ndje serish e sigurt me mua. Si heren e pare. Ka shume te drejte te sillet ashtu. Ajo ka vuajtur shume per fajin tim! E di. Mendimet e shumta po me turbullonin. Vone me zuri gjumi.

*(Tiara)
U zgjova ne mengjes, dhe u perpoqa te kuptoj se cfare dreqin doja ne makinen e tij. Dhe ai po flinte aty prane meje. Padashje leviza doren dhe ai u zgjua.

-Pse ndenjem ne makine? - pyeta e habitur. Nuk po dija as cfare t'i thoja.

-Nuk te zgjova dot, dhe u detyrova te rrija ketu deri ne mengjes....

-Ne rregull, faleminderit...- thashe dhe nisa te dal.

-Mirupafshim! - me tha duke pritur t'ia ktheja.

-Mirupafshim!- i thashe dhe u futa ne shtepi. Ai u largua.

U futa brenda. Ishte shume heret. Mendova te fle prape, dhe me zuri gjumi serish. Pas pak ndjeva nje zhurme. Ishte dera. Dikush po trokiste. U ngrita shpejt dhe dola. Kur hapa deren, u gezova. Ishte Alea, shoqja ime e ngushte. E perqafova fort, ishte pikerisht personi qe me duhej ne ato momente. Alea kishte qene per 3 muaj ne Itali, dhe sot kishte ardhur, dhe kete ma beri surprize sepse une nuk dija asgje. Hyme brenda te gezuara dhe filluam te flisnim. Alean e njihja qe ne femijeri. Ishte shoqja ime e klases se pare! Vitet iken por shoqeria jone vetem u forcua.

-Atehere, me trego pak ti tani. Ke filluar pune?

-Po. - i thashe. -Kam filluar ne nje redaksi. Ajo buzeqeshi.

-Me behet qejfi! Si po shkon?

-Kane ndodhur disa gjera, Alea...

-Cfare?

-Teo.... eshte kthyer.

-Dhe punon aty?

-Po. Eshte kryeredaktor.

-A jeni perballur?

-Disa here, por nuk eshte se kemi folur. Me kerkoi te shkoja ne nje vend qe te flisnim por ne te vertete fola vetem une, me sakte bertita me sa pata ne koke dhe ai nuk tha asgje.

Mbreme kishim nje feste, dhe duhet te ngjiteshim me ashensor. Ndodhi serish, ashensori ndaloi. Ne ate moment fillova te qaja dhe ai me qendroi afer. Sa e dobet ndjehem para tij! Ne ate moment thjesht e perqafova dhe ndenjem ashtu per 10 minuta. Sapo shikova syte e tij fillova te qetesohesha. Ndjeva qe me kishte munguar. Me ka munguar, Alea! Shume! Dhe kisha menduar qe e kisha harruar, por jo.

-Oh, Tiara, me vjen keq! - me perqafoi.

-Nuk e di si do vazhdojne gjerat. Une jam e detyruar te shkoj ne ate vend, mezi e kam pritur, eshte endrra ime, puna ime. Nuk mund ta le prej atij. Por te perballem cdo dite me te....

-Nuk di cfare te them.... ndoshta mund ta konsideroni te mbyllur cdo gje dhe te vazhdoni normalisht si 2 kolege.

-Do perpiqem... nejse, cfare do bejme per mengjes? ....

Pasi hengrem mengjes, filluam te flisnim gjere e gjate. Me Alean nuk mbaronin kurre temat. Mund te flisnim me njera tjetren me ore te tera.

Hodha edhe kete pjesen. Ketu kemi hyrjen e nje personazhi te ri, Alea, shoqja e ngushte e Tiarës. Në pjesët e tjera do kete zhvillime te reja me personazhet. Vazhdoni leximin 😂

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now