Kapitulli 25

139 7 0
                                    

-Shh qetesohu!- tha dhe me afroi koken tek kraharori i tij, po me perkedhelte lehte floket, dhe me puthi ne balle!

-Ajo semundje ka qene shkaku qe une u largova nga ti. Nuk mund te rrezikoja edhe jeten tende. Me pas, duhet te largohesha jashte shtetit per operacionin. Nese do te ta thoja, do merziteshe shume!

-Duhet te ma thoje! Nuk do te te fajesoja aq shume!

-Ska problem! Ta leme te shkuaren pas. U ktheva per ty! Jam ketu, do jem me ty cfaredo qe te ndodhe!

Me puthi lehte dhe ia ktheva. Me pas u futa ne shtepi dhe ai u largua. Hyra brenda dhe pershendeta prinderit. Hengrem darke se bashku, dhe shkova ne dhome. U shtriva, dhe mijera mendime me vinin ne koke. Me zuri gjumi ashtu mes mendimesh. Kur u zgjova ne mengjes, pashe ne telefon nje mesazh. Ishte Teo: "Mirmengjes, dashuria ime! Kam nje surprize per ty! Kur te zgjohesh, me merr ne telefon."

E mora menjehere.

-Engjelli im! Si je?

-Mire, ti?

-Mire. Dil, po te pres jashte.

U vesha shpejt dhe dola nga shtepia. Jashte ishte ai me nje buqete trendafilash te bardhe, dhe disa cokollata. E perqafova dhe i mora e lumtur. Ai me puthi ne balle, dhe me pas u futem ne makine.

-Princesha ime, do shkojme bashke ne pune. Do kthehem serish aty ku isha. Nuk shpeton dot prej meje! - tha duke qeshur.

-Ne rregull! Nuk kam ankesa! - thashe dhe buzeqesha.

Arritem ne pune. Pasi u takuam me te tjeret, filluam punen si gjithmone. Po merresha me disa letra, dhe shkova tek zyra e tij. Ai me pa dhe buzeqeshi.

-Eja, shpirt. - tha dhe u ngrit. Me terhoqi duke me afruar prane vetes. Kaloi duart rreth belit tim dhe me dha nje puthje. Ia ktheva dhe me pas u largova duke i drejtuar letrat.

-Jemi ne pune, Teo.

-Po pastaj? Kjo sme ndalon te puth te dashuren time! Ti je e imja!

-Mire, ne rregull. Ika tani se kam pune.

-Okej.

Kaloi edhe kjo dite. Shkova ne shtepi dhe fola me Alean. I tregova cdo gje. Kaluan disa dite. Dukej sikur jeta ime kishte marre per mire, gjerat po shkonin sic duhej, isha e qete dhe e lumtur. Ne pune isha me Teon, ne shtepi serish flisnim bashke ne telefon deri sa na zinte gjumi. Nje dite vendosa te flisja me mamin si fillim dhe me pas me te dy prinderit.

-Ma, dua te te them dicka. Une kam njohur nje djale, nese e mban mend flisja qe ne shkolle me te, si shoke ne fillim.... tashme jemi te bindur qe e duam njeri tjetrin!

-Nese ti je e lumtur, ne nuk kemi cfare te themi. Na e prezanto ta njohim edhe ne.

E priten mire, fundja une isha e rritur tani, dhe ata kishin besim tek une, dhe donin vetem te miren time, qe une te isha e gezuar. Diten tjeter, Teo erdhi tek shtepia jone dhe u njohen. Filluan te bisedonin sikur kishin shume kohe qe njiheshin! Samanta ishte shume e lumtur qe e takoi Teon.

-Picirrukeee, eja ketu!- i therriste ai dhe ajo merzitej sepse "nuk ishte picirruke". Isha e lumtur duke i pare ashtu bashke te gjithe njerezit e dashur.

-Tani, ti Teo je kunati im, apo jo?

-Ke te drejte, picirruke!

-Embelsira ime, eja ulu ketu mes nesh!- i thashe dhe ajo u ul mes meje dhe Teos. Filluam te bisedonim dhe te benim shaka me te. Keshtu kaloi dhe kjo dite. Mund te them ne kete pike, qe jeta ime me ne fund mori ngjyrat qe i mungonin.

Nje nate, Teo me ftoi per darke. Vesha nje fustan te kuq, rregullova floket, dhe dola. Ai po me priste jashte.




Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now