Kapitulli 16

144 7 0
                                    

Filluam te qeshnim te gjithe me njeri tjetrin.
Flavio dhe Luara ishin vella e moter. Gjithmone kemi qene te katert bashke por, kur mbaruam gjimnazin u ndame.

-Luara, si ke qene ti?

-Po mire ja keshtu kemi filluar pune, jemi mire. Erdhem ketej do rrime ca dhe une do largohem prape ndersa Flavio ka ndermend te rrije ketu.

-Çoko, si ke qene ti? - me tha Flavio dhe me kapi faqen.

Gjithmone me thoshte ashtu, se e dinte qe une i pelqeja cokollatat dhe me blente ndonje kur ishim bashke. Ne fakt Flavio dhe Teo kurre nuk ishin takuar dhe njohur. Teon e kam mbajtur te fshehte nga te gjithe. As familjes nuk i kisha treguar, vetem i pata folur mamit pak qe po flisja me nje djale e kisha si shok, por nuk e pata permendur me dhe ajo e harroi. Doja t'i thoja per te, por me pas ai u largua.

-Mire, - iu pergjigja.

Po bisedonim dhe papritur pashe Teon qe po me shikonte. Flavio ishte prane meje dhe kishte hedhur doren ne qafen time. Ai po shikonte dhe dukej i nervozuar. Nderkohe vajza qe ishte me te, u largua. Ai po vazhdonte te qendronte aty. Pas pak u ngritem. Alea dhe Luara dolen para.

-Eja Çoko, te kam sjelle disa gjera qe ti i ke qejf!- me tha Flavio, duke qeshur. Edhe une buzeqesha dhe i thashe:

-Erdha sa te paguaj. Shko para.

Shkova t'i jepja leket kamarierit, dhe kur dola ne dere, dikush me terhoqi nga krahu. Ishte Teo. U fsheh pas nje muri bashke me mua dhe me mbeshteti me force, por duke vene doren mbrapa kokes qe te mos vritesha.

-Cfare dreqin po ben? - i thashe e nevrikosur.

-Shh, qetesohu "Çoko"- me tha me ironi.

-Mjaft, me lesho tani, duhet te iki.

-Merre shoqen ne telefon dhe thuaji qe nuk do shkosh me ta!

-Pse?

-Se keshtu dua une!

-Ti je i cmendur! Cfare do nga une? Pse nuk shkove me te dashuren?

-S'doja.

-Ok, une do shkoj me ata, po me presin. Largohu tani.

-Ti do vish me mua. Do flasim. Nuk mund te rrish me dike tjeter ne pranine time!

-Me cfare te drejte e thua ti kete? Kush je ti?

-Merre telefonin dhe thuaju shoqeve te largohen bashke me ate djalin. Mos i ler te presin kot. - me tha dhe me drejtoi telefonin tim.

E mora dhe telefonova Alean.

-Alea, me doli nje pune, flasim me vone. Vazhdoni ju. Takohemi ne shtepi.

E mbylla dhe ai me pa me nje buzeqeshje fitimtari.

-Shume mire. Eja hip ne makine tani. Do te flasim.

-Nuk kam cfare te flas me ty!

-Tiara, hip ne makine.

-S'dua!

-Do te te marr ne krahe?- tha duke qeshur.

Hipa ne makine dhe vendosa rripin e nevrikosur. Ai ndezi makinen dhe u nisem.

-Ku dreqin po me con tani?

-Qetesohu! Nuk do te te rrembej!

-Ha ha ha qeshem! Ne fakt jam une idiote qe vij me ty!

-Dje ishe e mrekullueshme! Dhe kerceje shume bukur! Sa per kercimin qe beme bashke, nuk kam fjale! - tha teksa qeshte duke drejtuar timonin e makines.

-Vertet te duket normale kjo situate?

-Cfare situate?

-Kjo situate qe eshte krijuar! Nuk ka kuptim. Rruget tona u ndane ne momentin qe ti u largove. Nuk dua te te shikoj me. Hera e fundit qe une hipi ne makinen tende! Fol per here te fundit. Do doja te dija pse u largove, dhe pse u ktheve serish? Pse m'a prishe prape qetesine time?

-Prit te ndalojme ketu.

-Ku jemi ketu?

-Eshte nje vend qe vij gjithmone.

-E kujt eshte kjo shtepi?

-E dikujt.

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now