Kapitulli 21

145 7 0
                                    

-Po e mbyll. - thashe per te thyer heshtjen.

-Naten e mire, Tiara. Faleminderit!

-Naten e mire.

E mbylla telefonin dhe u shtriva te fle. Te nesermen duhet te shkoja ne pune. U zgjova ne mengjes, disa rreze dielli kishin rene dhe pashe oren menjehere. Isha vone. U vesha menjehere dhe dola shpejt.

Sapo dola ne rruge, pashe Alvin me makine. Ndaloi dhe me foli;

-Tiara, po vjen?

-Po mire, po vij se jam vone! Ke ardhur si me porosi! - thashe duke qeshur dhe u futa ne makine.

-Te te le ty ketu dhe do shkoj tek varrimi....

-Mund te vij edhe une?

-Eja. Do jete me mire me ty prane.

Shkuam tek vendi ku behej varrimi. U afruam tek turma e njerezve. Ai ktheu koken dhe me pa. Me syte e lodhur, te skuqur, me perqafoi.

-Faleminderit qe erdhe!

-Je mire?

-Me mire.... mami nuk eshte edhe aq, po mundohemi ta qetesojme....

-Cdo gje do behet mire, ai po te sheh nga lart, ti je i forte!

-Une jam i forte me ty! Me ty jam vetvetja! Pa ty nuk jam asgje! Jam nje deshtak, nje njeri qe ben vetem gabime, te kam lenduar dhe nuk ja fal vetes ata lote qe ke derdhur per mua! Me fal te lutem! Me jep vetem nje mundesi dhe une do te mundohem te rregulloj cdo gje!

I tha keto dhe me perqafoi. Ne syte e tij dukej dhimbja, pendimi, dashuria! Ai shikim, ato fjale, po sheronin zemren te cilen vete ai e kishte copetuar. E cuditshme se si nje person mund te kete fuqine te te shkaterroje, dhe te te sheroje serish. Po mundohesha te gjeja nje rruge te mesme mes trurit dhe zemres. Zemra e copetuar serish filloi te rrihte per te, ndersa truri me thoshte se do te lendohesha prape. Dhe une zgjodha serish zemren.

Varrimi mbaroi, ate dite nuk folem me. Kaluan disa dite, ishin bere pothuajse 2 jave. Keto dite nuk kishim folur. Ishte si nje pushim per te dy pas gjithe kesaj kohe. Po behesha gati si gjithmone per pune, degjova zilen e telefonit. Ishte Flavio.

-Hejj, Çoko! Si je? Ke humbur keto dite. Do vish sonte te dalim?

-Ku do ikim?

-Per jete nate! - tha ai duke qeshur.

-Ah ti dhe jeta e nates! Mire mire dalim! - thashe duke qeshur. Kisha nevoje te dilja.

-Do te te marr une pas pune. Dil me heret qe te behesh gati. Se doni 3 ore ju!

-Ua cfare na the! Ik tani, se jam vone per pune! Flasim.

-Bye Çoko! Love you!

-Love you too!

Shkova ne pune. Dita kaloi shpejt. Dola pak me heret dhe Flavio po me priste jashte. Hipa ne makine dhe me la ne shtepi te behesha gati.

-Per 20 minuta do vij te te marr. Mos u vono! Po shkoj te marr Alean, dhe Luaren.

-Okej.

Hyra brenda dhe u bera gati. Vesha nje fustan te zi, te cilin e kombinova me vethet dhe kepucet. Dola jashte dhe pashe Flavion qe kishte ardhur. U futa ne makine dhe i pershendeta.

-Kjo eshte nata e fundit per mua ketu, vajza! - tha Luara.

-Oo do ikesh?- pyetem une dhe Alea njeheresh.

-Po. Po do ju le kete budallain ketu! - tha duke iu drejtuar Flavios dhe qeshem te gjithe.

Arritem dhe u futem brenda. U vendosem ne nje vend dhe teksa po rrinim ne tavoline, Flavio me kaloi doren ne qafe, si gjithmone. Dhe isha mesuar me kete, prandaj nuk me bente pershtypje.

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now