Kapitulli 2

249 9 0
                                    

Teo Stjuart, djali i famshem i shkolles, te cilin te gjitha vajzat e kishin qejf. Ishte i lezetshem, e pranoja, por ishte shume mendjemadh. Vetem luante me vajzat e ato si te cmendura, shkonin pas tij. Une jo. Nuk me pelqente tipi i tij ne fillim. Ama cuditerisht dalengadale fillova te ndihesha cuditshem sa here kaloja prane tij. Deri sa kuptova qe zemra me rrihte shume kur ai ishte afer meje ose kur shkembeheshim ne korridor dhe shikoja syte e tij kafë... Ah ata sy! S'doja ta pranoja por, po, kisha rene ne dashuri me te! E di duket klishe, si ata filmat, ku nje "vajze e mire" dashurohet me "djalin e keq". Por zemren nuk e komandon dot. Dhe une e mesova kete.

E keshtu kuptova qe isha e dashuruar koke e kembe me te. Ndoshta ishte nje gabim, por nuk mund ta mohoja faktin qe zemra ime rrihte aq shpejt kur ai ishte afer meje. Pas pak kohesh u lidhem. Ai me linte te kuptoja se vertet me donte, por thelle brenda vetes, kisha ate friken qe ndoshta nje dite ai do largohej... Nje dite, teksa qendronim ne nje stol, i thashe;

-Kam frike...

-Nga cfare ke frike?

- ...Se do largohesh nga une!

-Te premtoj qe nuk do largohem kurre nga ti! Do jem gjithmone prane teje.

U ndjeva e sigurt nga ky premtim.Buzeqesha dhe e perqafova. Kaluan vitet, une isha ne vit te pare te shkolles se larte, sapo e kisha filluar, ndersa ai ishte ne vitin e 3. Ato javet e fundit e ndjeja qe dicka nuk shkonte me te. Me dukej pak i ftohte, i qete, nuk fliste shume. Nje dite, thjesht u zhduk... nuk e hapte telefonin, nuk me shkruante, nuk ktheu me asnje pergjigje. Kaluan disa jave. Derisa nga gjithe ai shqetesim, shkova ne shtepine e tij. Trokita disa here ne dere, i rashe ziles, por asnje nuk u pergjigj. U ula tek pragu i deres dhe fillova te qaja. Pas pak, nje grua u afrua dhe me pyeti e cuditur:

-Cfare po ben ketu, bije?

-Une... doja te takoja shokun tim, por me sa duket nuk qenka ne shtepi...

-Ah, ata u larguan para 2 ditesh. I pame teksa mblodhen gjerat. Kane shkuar jashte shtetit.

Keto fjale me tronditen. Disa lote me rreshkiten neper faqe.

-Ne rregull... faleminderit zonje...

U largova nga aty dhe vrapova per ne shtepi. Ate dite kam qare pa pushim, si nje femije. Madje jo vetem ate dite, por edhe ne ditet ne vazhdim. Vetem qaja, isha e merzitur, dhe kerkoja nje shpjegim, pse ndodhi e gjithe kjo...

Dalengadale, e mblodha veten, dhe fillova ta harroj ate. U fokusova tek shkolla. Studioja shume, qe te hiqja mendjen nga ai. Me ne fund arrita ta plotesoja endrren time...
Tashme ishte serish para meje.

S'po i ndaloja dot lotet. Ai kaloi dhe nuk me vuri re. Nuk e kishte mendjen. Doli nga dera dhe syte e mi e ndoqen deri ne momentin qe dera u mbyll. U ula ngadale ne vend. Nje vajze me pyeti nese isha mire. Pohova me koke. Akoma isha e hutuar. Oret kaluan dhe erdhi koha per tu larguar. Dorezova disa dokumente te fundit dhe u nisa per ne shtepi. Mijera mendime me vinin gjate gjithe rruges. Isha krejtesisht e hutuar. Pse dreqin duhet te me dilte serish para! Arrita ne shtepi. U futa dhe bera nje dush. U qetesova dhe me kishte zene gjumi...

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now