Kapitulli 19

143 7 0
                                    

Kishin kaluar disa dite. Ate nuk e kisha pare me. Po behesha gati per pune, kur degjoj zilen e telefonit. Ishte nje numer i panjohur. E hapa ne qetesi duke pritur te fliste, por nuk degjohej asgje. Me pas fola vete:

-Alo? Pershendetje, kush jeni? Alo?

Degjova disa frymemarrje. Ishte ai. E ndjeja. Une mund ta dalloja ate me cdo gje, qofte dhe nga frymemarrja, pa folur. Me pas degjova zerin e tij:

-Engjell! Kam nevoje per ty!

-Teo, cfare ka ndodhur? -thashe e shqetesuar. Nuk dukej mire nga zeri.

-Te lutem eja. Kam nevoje per ty! Jam keq.

-Ne rregull....

Mbylla telefonin dhe nuk dija cfare te beja. U nisa per te shtepia e tij. Trokita ne dere. Pas pak dera u hap dhe ai ishte perpara meje. Syte e lodhur, me nje pamje te trishtuar. Sa nisa te futem brenda, me perqafoi fort dhe mori fryme thelle. U ulem.

-Cfare ka ndodhur? - i thashe e shqetesuar serish.

-Babi..... babi nuk eshte me!- lotet i shperthyen serish dhe u mbeshtet tek une. Nuk fola. Nje lot me rreshkiti dhe mua. Ndihesha keq kur ai ndihej keq. Ndenjem per pak ashtu.

-Ej, ti je i forte! Babai nuk do donte te beje keshtu! Ti duhet te kujdesesh per mamane tende!

-Ajo.... eshte ne spital, e shkaterruar!

-Do qe te shkojme bashke atje?

-Per momentin eshte ne gjume dhe une erdha te qetesohem pak por nuk gjej qetesi! Vetem ti ma dhuron qetesine!
***
Pas pak e zuri gjumi. Dukej sikur e kishte zene edhe pak gripi. E mbulova dhe nisa te largohem. Ai me kapi doren. Ashtu pergjumesh siç ishte, me tha;

-Te lutem mos ik! Mos me ler edhe ti! Rri me mua, kam nevoje per ty! Pa ty nuk jam asgje!

Syte m'u mbushen me lot. U ula prane tij dhe qendrova me te. Me kishte zene gjumi edhe mua...

Ndjeva disa trokitje ne dere. U ngrita dhe hapa deren. Ishte nje djale qe nuk e kisha pare ndonjehere. Edhe ai u habit kur me pa.

-Pershendetje!

-Pershendetje, une jam Alvi, shoku i Teos. Ju?

Nuk po dija cfare t'i thoja. Ne ate moment degjova zerin e Teos.

-Eja brenda Alv. Tiara, mbylle deren. Qenka ftohte jashte.

Mbylla deren dhe shkova u ula serish.

-Si je?- e pyeti Alvi.

-Si te jem..... ,duhet te shkoj te mamaja. Eshte ne spital. Erdha sa te qetesohem pak.

-Me vjen keq vella. Nese do mund te shkoj dhe une.

-S'ka problem. Do pish ndonje gje?

-Jo jo, erdha thjesht te shoh si je.

Pa nga une, donte te pyeste Teon per mua, por nuk e pyeti.

-Alv, mund ta cosh Tiaren ne shtepi? Une duhet te shkoj ne spital.

-Shkoj vete, s'ka problem. -thashe dhe u ngrita.

-Mund te te coj une, deri diku te pakten, se kam disa pune. - tha Alvi.

-Ne rregull atehere.

Alvi doli para.

-A je me mire?- i thashe duke iu afruar.

-Me mire. Faleminderit! - u afrua dhe me puthi ne balle.

-Faleminderit qe ekziston!- me tha serish dhe me perqafoi.

-Do qe... te vij dhe une ne spital?

-Jo jo, s'ka problem, vjen Alvi. Mos u lodh me. Shume faleminderit. Mund te shkosh tani. Shihemi? - e beri ne forme pyetje.

-Shihemi. - thashe qetesisht dhe me pas dolem jashte.

-Alv, ika une. Kujdes...

-Ne rregull. Mos ki merak. - tha dhe pa nga une.

U futem ne makine, dhe u nisem.

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now