Kapitulli 10

171 7 0
                                    

Ndjeva nje lot qe me pershkoi faqen. Nuk e di pse ndihesha keshtu, fundja une e kisha humbur ate para disa vitesh, isha une ajo qe thoja qe per mua ai ka vdekur! Por mendimi qe ai mund te mos ishte me ne kete bote.... me dhimbte! Dola jashte qe te qetesohesha. U ula ne nje stol. Ndjeva disa hapa pak me larg meje. Ngrita koken dhe pashe ate. Ishte gjalle! U ngrita menjehere dhe syte mu mbushen me lot. Kisha nje deshire per ta perqafuar. U afrua prane meje ngadale. Lotet filluan te dilnin njeri pas tjetrit dhe une isha serish aq e dobet para tij! M'i fshiu ngadale lotet dhe me afroi prane vetes. Mbeshteta koken tek ai dhe ndjeva doren e tij qe me perqafoi duke me afruar me prane vetes. Ndjeva aromen e tij. Isha "strukur" tek ai dhe u ulem te dy ne stol. U shkeputa prej tij. Me ledhatoi lehte floket.

-Qetesohu. E di qe u shqetesove per mua! Une jam mire! Nuk dua te shoh me lot tek syte e tu! Ne rregull? Ti nuk do qash me per mua! Kurre me! Fshiji lotet! Une nuk e meritoj qe ti te qash akoma per mua! Edhe nese do vdisja ti nuk duhet te qaje per mua! Aq shume sa te kam lenduar.... do doja me mire te kisha vdekur kohe me pare....

E pashe e cuditur.

-C'do te thuash me kete? Kohe me pare?

-Asgje....Nejse mos u shqeteso. Une jam serish ketu. Do te largohesha sot ne mengjes, por dicka me ktheu serish. Nuk munda te hipja ne ate avion. Ndoshta Zoti me shpetoi per nje qellim. Ndoshta me dha nje mundesi qe te meritoj faljen tende... ndoshta nje dite do me falesh. Deri atehere, nese ti nuk do, nuk do me shikosh me.

-Teo, une.... dua te di cfare ka ndodhur! Pse the pak me pare ashtu? Cfare ndodhi qe u largove ashtu prej meje?

-Sic e the edhe ti dje, nuk ka rendesi. Vertet! Nuk ka rendesi me tani. Eshte teper vone dhe asgje sdo jete me si me pare. Ama dua te dish dicka, ti ke qene femra e pare qe une e kam dashur me gjithe shpirt, e vetmja ndoshta, sepse nuk besoj se do te dua tjeter aq sa ty, dhe ke qene e para qe arriti te ndryshoje kete njeriun e ftohte te cilin jeta e kishte goditur fort qe te vogel! Ne zemren time, gjithmone do kesh nje vend, qe nuk do mund ta zere askush!

Syte iu mbushen me lot. Edhe une po qaja. Me perqafoi serish, dhe me pas u ngrit. U fut brenda, edhe une u futa pas tij.

-Z.Teo, fale Zotit qenkeni mire! Ju nuk hipet ne ate avion?

-Jo Klea. Vendosa te rri. Rastesi.... nejse, le t'i kthehemi punes sepse ka shume gjera qe duhen perfunduar.

Shkoi ne zyren e tij. Keshtu kaloi edhe kjo dite. Shkova ne shtepi dhe Alea po me priste me padurim.

-Kam pare lajmet gjithe diten, cfare ka ndodhur? Teo?

-Eshte mire. Erdhi ne pune. - i thashe me zerin e lodhur. Syte mu mbushen serish me lot.

-Tiara, cfare ke? Hej, pse po qan?

-U frikesova Alea! U frikesova vetem nga mendimi qe mund ta humbisja pergjithmone! Mendimi qe ai mund te mos ishte me gjalle, ne kete bote, per nje moment me tmerroi! Zemra ime ndaloi, deri kur e pashe perpara meje....

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now